Disa njerëz janë me ty, sepse nuk gjetën dikë tjetër.
Disa janë me ty derisa t'u vije dikush tjetër.
E disa të tjerë janë me ty, sepse nuk duan dikë tjetër pos teje.
| E huazuar |
Ji bujar dhe fisnik, por mos lejo të shfrytëzohesh nga askush.
Dhuro dashuri dhe respekt, por kurrsesi mos lejo askënd të t'lëndojë zemrën.
Beso, por jo të bëhesh naiv, e të besosh çdo gjë.
Dëgjoi të tjerët, por asesi mos lejo ta humbësh personalitetin tënd.
#përkthimfxhj
Disa fytyra janë të bukura edhe kur të mërrolen e të qortojn.
E disa të tjera janë të vrazhda edhe kur të buzëqeshin e të lavdërojnë, kjo për arsye se, bukuria buron nga thellesia e shpirtit, e jo nga pamja e jashtme.
#përkthimfxhj
Mos të të mashtrojnë "miqtë" e shumtë që sot i ke ngat veti, e ti sot je dikushi, miqë të vërtetë janë ata që ishin me ty, atëherë kur nuk ishe askushi.
Andaj mos i ndërro të vjetrit me të rinjtë!
#fxhj
Humb çfarë të duash, por bëjë kujdes të mos e humbësh një zemër e cila bënë shumë, që të të bëjë të lumtur, ngase disa zemra janë që nuk kompensohen asnjëherë.
Ghassan Kanafani
#fxhjpërkthim
Person i rëndësishëm në jetën tënde nuk është ai person që ti e ndien prezencën e tij, por i rëndësishëm është ai që e ndien mungesën e tij.
Ibrahim El-Fekij
#përkthim
Pamundësia e disave që ta mësojnë artin e sjelljes dhe të respektit në vogëli, ju shkakton shumë probleme dhe shumë mundime gjatë mësimit të tij në pjekuri, nëse veç i mëshiron Zoti e, e mësojnë.
E në shumicën e rasteve, ata ngelin arrogant dhe pa edukatë.
#fxhj
Mos u dëshpëro për mirësitë dhe mendimin tënd të mirë ndaj të tjerëve.
Nëse në këtë tokë nuk është askush që ti vlerëson ato, atëherë ji i bindur, që në qiell është dikush që të begaton për to.
#përkthim.
Sa ka nga njerëzit që jetojnë mes nesh, e që në peshoren tonë ata janë shumë të lehtë, ndërsa tek Allahut ata peshojnë shumë rëndë.
Mos e nënvlerëso askënd!
#fxhj.