Z.Muharremaj ka shprehur mirënjohet dhe nderimin për dy yjet tanë si dhe për prijësin e klubit e të sukseseve tona historike.
FC Ballkani falenderon kryetarin e komunës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kampionëve.
Me respekt,
FC Ballkani
Edhe Kupa e Kosovës zbarkon në qytetin e Kampionëve 💪
Me identitetin dhe edukatën europiane, bëjmë detyrën në Drenas, frymëzojmë brezat dhe nderojmë Republikën.
Urime Suharekë, urime Kosovë, urime Shqiptarë. Kampionët tuaj vazhdojnë të shkëlqejnë 🇽🇰🇦🇱
#FCBallkani
"Me të vërtetë pas vështirësisë, vjen lehtësimi"
Jemi ne, jemi ne 🏆🏆🏆kampionët e Kosovës jemi neee 🧡🖤
Urime Suharekë, urime Xhebraila dhe gjithë ju mbështetës të Ballkanit gjithandej Shqiptarisë
Faleminderit për mbështetjen e pandalshme, jemi përsëri bashkë në piedestal
Në prag të ndeshjes ndaj Astanas, e vlefshme për Grupin C në UEFA Europa Conference League, prezantojmë para jush një pjesë të reportazhit të UEFA TV, ku protagonist është futbollisti ynë, Nazmi Gripshi 🧡🖤
Ballkani - Astana, 26 tetor, ora 18:45
Mbyllet ndeshja në Plzen, me rezultat 1-0 për vendasit.
Falenderojmë tifozët që erdhen sot për të na mbështetur. 🧡🧡
Ndeshja e dytë në UECL, zhvillohet në Prishtinë ndaj Dinamo Zagreb.
#FCBallkani#ForcaBallkani#UECL
Unë kampioni yt, Kosovë 💪🇽🇰🇦🇱
Për të dytin vit radhazi, e bëmë detyrën, për çka kemi punuar pa ndalur në asnjë moment.
Si përfaqësuesit kryesorë të Republikës, luftuam pa rreshtur për shtetin dhe emblemën tonë reprezentative.
#FCBallkani#UECL#PlayOFF
Fitoreee!!!🔥🟠
E mbyllim me sukses kapitullin e parë të finales së PlayOff-it, duke triumfuar me rezultat 4-1 ndaj Bate Borisov.
Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e fuqishme. 🧡
Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.
Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.
Mirë se vjen Omer Bunjaku!
#FCBallkani#ForcaBallkani
Jemi në PLAY-OFF🧡🖤
E mbyllim me sukses edhe rrethin e tretë kualifikues në UECL 💪
Fitojmë 3-1 në Gjibraltar, ndaj Lincoln Red Imps.
Tani jemi gati për finalen eliminatore të Konferencës së Evropës!!
Edicioni i ri po fillon 😍
Rrugëtimin për ta mbrojtur titullin, kampionët tanë e nisin që nesër (13.08.2023) në përballjen e parë kampionale, ndaj klubit futbollistik Liria.
Ky duel që zhvillohet në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren, fillon në orën 17:00.
Na priftë e mbara
#FITOREEE 🧡🧡
Me nga një gol të Meriton Korenicës dhe Lorenc Trashit e mbyllim me sukses aktin e parë ndaj Lincoln Red Imps.
Na priftë e mbara në ndeshjen e radhës🧡
#FCBallkani#ForcaBallkani#UECL
24 orë deri në fillimin e ndeshjes "Ballkani vs Lincoln Red Imps"
Skuadra ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para kësaj përballje, duke qenë gati për të shfaqur një paraqitje sa më të dinjitetshme, nesër në "Fadil Vokrri"
Na priftë e mbara 🧡🖤
#FCBallkani#ForcaBallkani
Faleminderit @albionrrahmani9 🟠
Çdo gol që ke shënuar, do të mbetet në zemrat e secilit tifoz të FC Ballkanit, në zemrat e secilit prej nesh.
Faleminderit për angazhimin shembull në çdo ndeshje e në çdo rrethanë. Ti nuk e ke kursyer vetën asnjë çast
#FCBallkani#AlbionRrahmani
E mbyllim ndeshjen në Belfast ndaj Larnes, me rezultat 1-4 💪
Me rezultat të përgjithshëm prej 7-1, kualifikohemi në rrethin e tretë kualifikues të Konferencës së Evropës, ku do të ndeshemi me skuadrën e Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Na priftë e mbara 🧡🖤
#FCBallkani#UECL