Chairperson of the Authority for Information on the Documents of ex÷Secret Service (Sigurimi) during 1944 ÷1991. Tweets are mine. Retweets are not endorsements.
Partnerët lokale dhe ndërkombëtarë dakordesuan me @aidssh për platformën digjitale edukative “Mësojmë nga e kaluara” per te kapërcyer historiografinë e vjetër ideologjike dhe bashke me mesuesit , tekst & dhe kurrikulshkruesit të integrojne fakte dhe narrativat te mohuara
Çdo rritje në këtë grafik lidhet drejtpërdrejt me një hap ligjor ose institucional ne kerkim te te zhdukurve— nga marrëveshja ndërkombëtare, te kompetenca ligjore, deri te veprimi konkret në terren
Sot në shtepi kemi diçka më shumë se një bluzë sporti varur në mur, per cunat.
Kemi një simbol shprese 🤍
Një bluzë e firmosur nga sportistë të skuadres se Anglise, fituar përmes një charity bid, në mbështetje të fëmijëve me probleme dëgjimi. #model_sjellje
A special evening of giving and hope. 🙌 Thank you to everyone who came to our Charity Event to support the Institutes for Children with Hearing and Visual Impairments.
Sot, në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, përkujtojmë me dhimbje dhe respekt 45 jetët e marra barbarisht nga dhuna shtetërore serbe. Kujtesa për krimet kundër njerëzimit – qofshin ato të diktaturës komuniste apo të agresionit të viteve '90 – është detyrim moral për të gjithë ne.
The population pyramid of Albanian residents on one side, compared to the population pyramid of Albanian nationals (which includes a high percentage of Albanians abroad). Based on this data, there are approximately 2.4 million residents and over 2.2 million abroad.
Lavdi Luftes Antifashiste! Se dhimbja e familjeve tona nuk na verbon. Ne dimë të ndajmë trimërinë nga krimi, sakrificën nga terrori.
https://t.co/q4e5zvfbWi
Sot, u mbeshtetem nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe te Drejtave te Njeriut, ne argumentar tona mbi nevojen per buxhet shtese ne 2026, konkretisht per -
1. Platforme elektronike e-edukimi "Mesojme nga e Kaluara" qe synon nxenesit e sistemit parauniversitar, mesuesit e historise, gjuhes, letersise, artit dhe prinderit.
2. Mjete audiovisuale per pergatitje te permabajtjes per platformen e-edukimj
3. Ndertim te nje BoxRoom qe do perdoret per mbledhjen e Deshmive te Gjalla dhe Podkast te nxenesve me deshmitare te kohes
4. Ndertimi i sistemit e-aktet
5 Marrjen e masave per efficience energjitike per godinen #aidssh
ne total 12.6mln all.
https://t.co/eirJEk29fC
Me teknologjinë Total Station, @aidssh fale bashkëpunimit me @icmp dhe financim nga @EUAmbAL, po organizon matje 3D që tregojnë se zona e dyshuar me eshtra të personave të zhdukur nga komunizmi ne Shpal Mirdite, jo vetem ka gjasa te kete rezultate pozitive por është më e gjerë nga sa mendohej. Kjo analize ka ndihmuar të përcaktohen kufijtë për gërmime të kujdesshme, duke respektuar dinjitetin e viktimave dhe duke mbështetur familjet në kërkim të së vërtetës.
Ky projekt, kombinon teknologji moderne dhe ekspertizë forenzike për të identifikuar të zhdukurit, duke kontribuar në drejtësinë tranzitore dhe shërimin kolektiv. Ky mision rilevon 6 site perfshi varrezat e Rrmajit ne Shkoder.
Sot në Tiranë mirëprita përfaqësuesit e Institutit Albanologjik të Prishtinës të udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Meliza Krasniqi, për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me AIDSSH! Do të zhvillojmë projekte të përbashkëta, shkëmbim dokumentesh dhe studime historike për periudhën 1944-1991, duke pasuruar burimet arkivore dhe shtuar perspektiva të reja.
Ky partneritet forcon drejtësinë tranzicionale, ndriçon historinë tonë të përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe promovon transparencën. Në 2026: ekspozita, simpoziume, Dosje të Hapura e më shumë! Faleminderit IAP-së! 🇦🇱🇽🇰
#Historia #Bashkëpunimi #Albanologji #Shqipëri #Kosovë #ArkivaAIDSSH #MësojmëNgaeKaluara
Sot filloi viti i ri shkollor për ciklin parauniversitar – një moment frymëzues për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit! Si Kryetare e @aidssh, dua t'ju uroj një vit plot suksese, ku shkollimi të shndërrohet në motorin kryesor të demokracisë sonë, lirise, begatise dhe zhvillimit personal.
Ne mësojmë nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe pikërisht kjo është esenca e platformës sonë "Mësojmë nga e Kaluara". Këtë vit, vazhdojmë me Klubin e Librit për mësuesit e historisë, gjuhës, letërsisë, artit, gjeografisë dhe qytetarisë – një hapësirë ku diskutojmë dhe reflektojmë bashkë. Vizitat e hapura në arkivat tona ofrojnë një mundësi unike për të prekur historinë nga afër, ndërsa librat për fëmijë me ngjarje të jetuara nga diktatura ndihmojnë në kuptimin e trashëgimisë sonë. Leksionet e hapura me mësuesit do të theksojnë edukimin për mendim kritik dhe edukimin historik, duke nxitur brezat e rinj të mendojnë lirshëm dhe të vlerësojnë lirinë. Përveç kësaj, kemi krijuar Bibliotekën Musine Kokalari, një burim i pasur me materiale arkivore dhe historike, që do të pasurojë aktivitetet tona dhe aktivitetet tuaja per lexim te kuptimshem.
Sepse si studiuese me kontribute në politikat arsimore dhe perfshire në projekte të zhvillimit të arsimit, besoj fort se leximi i kuptimshem është themeli i çdo kompetence. Arritja e leximit me kuptim nuk është thjesht një aftësi – është çelësi për zhvillimin personal, kritikën shoqërore dhe suksesin në jetë, veçanërisht kur lidhet me aktivitetet e platformës sonë që ndihmojnë përmes leximit të materialeve të reja, të padëgjuara më parë, për të thelluar kuptimin e historisë dhe demokracisë dhe si mund te mbetesh njeri edhe ne sfidat me te pamundura. Le ta bëjmë këtë vit një festë të dijes dhe reflektimit!
#VitiShkollor #MësojmëNgaEKaluara #EdukimiPërDemokracinë #LeksionIHapur #ArkiveEHapur #LeximiSiThemel #KlubiLibri
📌 Me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe nderimi, si Kryetare e @aidssh, ndaj nje grime nga simpoziumi “Kufiri i Shpresës dhe i Vdekjes, 1944–1991. Shkodra përballë së kaluarës”, organizuar në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”.
🤝 Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë të çmuar: Kryetaren e Kuvendit, znj. @elisaspiropali, ambasadorin e BE-së @SilvioGonzato ambasadorin e OSBE-së @MichelTarran, deputetët, akademikët dhe stafin e palodhur të @aidssh, të cilët me përkushtim bënë të mundur këtë ngjarje. Mirënjohje e posaçme për studiuesit që sollën 13 kumtesa të thella mbi dhunën shtetërore, qëndresën dhe domosdoshmërinë e rikthimit të së vërtetës historike.
🕊️ Me ndjeshmëri maksimale, nderovuam familjarët e të pagjeturve, të cilët mbajnë gjallë kujtesën e dhimbshme të të dashurve të tyre. Përulje e veçantë dhe angazhim të palëkundur, brenda kufijve institucionalë, për të mbështetur këtë kauzë të drejtësisë dhe kujtesës.
Ambasadori i BE-së @EUAmbAL theksoi nevojën urgjente për një mekanizëm për kërkimin dhe zhvarrosjen e të zhdukurve.
Përballja me të kaluarën kërkon vullnet politik, kuadër ligjor dhe veprime konkrete. Simpoziumi nxori në pah tragjeditë e kufirit, arratisjet dhe dhimbjen e familjeve, ndërsa projekti i Memorialit “Muri i Gjakut” propozuar nga @AnilaZajmi do të jetë një hapësirë reflektimi dhe nderimi për viktimat e komunizmit.
💬 “Një Shqipëri që i gjen bijtë e vet është një Shqipëri më e mirë.”
#Kujtesa #TeZhdukurit #Shkodra #AIDSSH
Java e fundit e gushtit ne #aidssh eshte jave e ngjeshur me aktivitete ndergjegjsuese e perkujtimore!
Sheno 23 gusht - 30 gusht, mes perkujtimit te viktimave te sistemeve totalitare dhe Dites Nderkombetare te te Zhdukurve, nen moton #Plaget_mund_te_sherohen ose #kujto_shero
Detajet e aktiviteteve ndodhen ne link.
Hyrja e hapur https://t.co/hGK2jqeI8M
🌟 @aidssh dhe partneret ju ftojnë në Simpoziumin "Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944-1991 - Shkodra përballë të kaluarës", i cili do të zhvillohet më 28 gusht 2025, ora 09:30, në ambientet e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.
Ky aktivitet, organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, #UNISHKO, Shoqatën Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, #IIPP, Muzeun e Kujtesës dhe #ICMP, synon të hedhë dritë mbi historinë e errët të kufijve gjatë periudhës komuniste, duke nxjerrë në pah dokumente dhe deshmi te gjalla.
Hyrja është e lirë!
@aidssh@BenetBeci@luigjn@EUinAlbania
📢 @AIDSSH mirëpret Zëvendësambasadoren Britanike Julia Sutherland
Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi me Ambasadën Britanike në Tiranë, prezantimi i punës së Autoritetit dhe mundësitë për nisma të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar.
Diskutuam mbi projektet e kujtesës, si hartat dhe evidencat e vendeve të vuajtjes (Kampi i Tepelenës, Burgu i Spaçit), si dhe ngjarje që shënuan izolimin e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës. Po ashtu, u trajtuan çështje të rëndësishme si goditja e intelektualëve re lidhur me MB dhe nevoja per te mesuar nga praktikat pozitive si #pendimi dhe #pajtimi, si garanci per #sherim.