Mirë se ju ka pru Zoti! Këtu jeni të sigurt nga patronizimet dhe fyemjet--të njëjtën e pres prej jush--përveç nëse fyheni nga tekat e mia, nga shija jeme estetike, nga vullneti jem për kritikë e shpoti të dukurive e ideve, por assesi të personave privatë.
Juaji sinqerisht,
G
2) Interesimi i politikanëve për t'u dukur sa më shumë në panair me libra në duar dhe i shtëpive botuese për t'i shfaqur politikanët pranë tezgave të tyre, po e redukton atë në një arenë politike të garës së gërditshme të politikanëve për t'u dukur të knueshëm në publik.
@istogu_zenel Për të parën herë apo rilexim? Po pyes se pak e çuditshme që BA dhe MA në Drejtësi dhe mos ta ketë lexu! Po nejse, i di ajo leximet e veta.
@dardanberisha Më fal, por jo! Dobia e tyre është me bo shkencë, dmth me gjetë të vërteta jo me fuqinë e politikës, por me fuqinë e argumentit shkencor. Kaq. (Tjetër gjë është si përdoren ato të vërteta për dobi publike ose të çfarëdoshme.) Kur pretendohet më shumë se kaq, ajo s'është shkencë
Nga sasia dhe mënyra se si foli kryeministri në intervistën e Eraldinit për botën akademike e shkencore, kuptova se, për të, ato janë thjesht hambar nga i cili politika merr këshilltarë, anëtarë bordi, kandidatë në lista zgjedhore, madje presidentë, (1/2) https://t.co/OKTgclbSyI
@dardanberisha Mos e keni keqkuptu profesionin e punëtorëve akademikë? Ata nuk kërkojnë dhe NUK DUHET të kërkojnë fuqi politike. Pjesa ma e madhe e botës akademike pret prej qeverive mos me i ndërhy në punët e saj dhe me i mbështet në kryerjen e detyrave mësimdhënëse e kërkimore të saj.
Aman, leni rehat bashkëqytetarët trima e të kulturuar të Drenicës. Mos ua vishni atyre poshtërsinë, qyqarllëkun dhe sjelljet primitive të banditëve, politikanëve dhe militantëve të tyre. Nuk ua kanë borxh as këtë njollë, as këtë keqpërdorim të emrit të tyre. 2/2
Jo vetëm që duhet gjykuar dhunën politike të shfaqur në Skenderaj, ajo është e papranueshme në vetvete, por duhet gjykuar edhe përpjekjen për ta arsyetuar atë në emër të njëfarë “krenarie” apo “trimërie drenicake”. 1/2
Plot 17 muaj, politika bëhet në fushata zgjedhore, me sllogane, me flamuj partiakë, me surrata të liderëve partiakë, me sejmenë të tyre që u shkojnë pas, me brohoritje, me patos, në sheshe, në salla sportive, para kamerave e në studio televizive.
Mjerë qytetari e mjerë republika!
Politika jonë në fushata zgjedhore
Që nga janari i vitit 2025, tash e 16 muaj, plus së paku 1 muaj në vijim deri në qershor, politika në republikën tonë të shtrenjtë bëhet në fushata zgjedhore të njëpasnjëshme.
Iu tutna njerëzve* qi s'lexojnë libra, por jo pse s'lexojnë libra per se, por për çfarë bëjnë në kohën kur kishin mujtë me lexu libra. (*Pa përjashtuar veten)
Debati racional që lejon hapësirë për opinione të argumentuara duhet të mbrohet nga shantazhi moral që, duke e gjykuar moralisht çfarëdo opinioni që e kundërshton një opinion të caktuar, e pamundëson zhvillimin e çfarëdo opinioni alternativ të argumentuar.