Sado që të zgjasin sprovat dhe vështirësitë, duhet konsideruar se pas tyre vie lehtësimi dhe rrugëdalja.
Të menduarit pozitivisht i lehtëson të gjitha brengat.
@ekrem971
E vërteta më e thellë është kjo e vërejtura se personat e tillë, shpirtërisht e njerëzisht, janë me virtyte e me dhunti të veçanta, për të cilat jemi ne që kemi nevoja të veçanta.
Të thuash të vërtetën është detyrë që nuk diskutohet. Pastaj, si do ta thuash, cilat fjalë do t'i zgjedhësh dhe sa do të tregohesh i urtë, mbetet sfidë.
Dikush, edhepse nuk të ka lënduar, të kërkon të falur vetëm për të të mos humbur.
Të tjerë gabojnë e të lëndojnë e asnjëherë nuk u shkon mendja të kërkojnë falje. Të zhytur në arrogancë deri në veshë.
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet”.
#Bekare,186