🏛️Mozaiku i Tiranës, një hapësirë e re moderne që do të shërbejë si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, si dhe do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.
🏛️Në Mozaikun e Tiranës, së bashku me kryeministrin Edi Rama, dikur një monument “i heshtur” i trashëgimisë kulturore, tashmë i transformuar tërësisht! Një hapësirë e re moderne që do të shërbejë si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm
Investim madhor - projekt i jashtëzakonshëm për shpëtimin dhe rijetëzimin e Xhamisë së Plumbit në hyrje të Shkodrës, një monument historik ikonë, ndër 50 objektet e besimit mysliman më të bukurat në botë. Urojmë muajin e shenjtë të Ramazanit e agjërim sa më të lehtë e të pranuar!
🇦🇱🏰🌿☀️Mirëmëngjes nga Parku Arkeologjik Shkodër, i cili gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024!
Dëshmia e vetme, deri më tani, e artit shkëmbor prehistorik në Shqipërinë Jugperëndimore, Shpella e Shkruar e Lepenicës, është shpallur në mbrojtje paraprake, një hap më pranë drejt shpalljes Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
☀️Mirëmëngjes nga Qyteti Mesjetar i Sardës!
Vetëm 10 km nga Shkodra, në ishullin e Shurdhahut, ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës.
⚒️ Falë kërkimeve arkeologjike të viteve të fundit, ky vendbanim po zbulohet gjithnjë e më shumë, duke tërhequr vëmendjen e studiuesve!
🏛️ 🌱Në sitet kulturore, ekipet tona angazhohen çdo ditë për të mbrojtur monumentet duke pastruar hapësirat, për të siguruar një përvojë cilësore për vizitorët. ⛏️🪜🧤Punë të vogla çdo ditë, për të ruajtur vlera që zgjasin në shekuj.
🏡 Banesa e Angonatëve, një monument i Kategorisë së I-rë në 📍Gjirokastër, pasqyron mjeshtërinë e ndërtimit me gur. Projekti i restaurimit synon të sigurojë qëndrueshmërinë e saj dhe të ruajë elementët tradicionalë të trashëgimisë kulturore.
Mirëmëngjes nga Parku Kombëtar i Butrintit! ☀️🌳🗿205% më shumë vizitorë në Janar 2025, krahasuar me Janarin e vitit të kaluar!
Një destinacion që nuk njeh sezon! 🌿🏛️✨
☀️ Mirëmëngjes nga ⛪ Kisha e Manastirit të Shën Mërisë Spile!
Në zemër të Lunxhërisë, ky monument i shek. XVII po rijetëzohet me mbështetjen e MEKI dhe IKTK. Restaurimi po ruan autenticitetin e afreskeve dhe strukturës, një hap i rëndësishëm për trashëgiminë tonë! ⏳🏛️✨
Mirëmëngjes nga Ura e Mesit, një perlë e arkitekturës osmane! 🌉
E ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, kjo urë historike shkëlqen sërish pas restaurimit të fundit, duke theksuar mjeshtërinë e dikurshme dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.
Me ftesën për të vizituar Muzeun Ikonografik “Onufri” në Berat, i cili gjatë vitit 2024 ka mirëpritur 106,303 vizitorë, 40% më shumë krahasuar me 2023, ju uroj një javë të mbarë!☀️
🏛️✨ Me ftesën për të vizituar Muzeun Etnografik të Krujës dhe të përjetoni një copëz të kulturës dhe traditave të zonës përmes teknologjisë VR ju urojmë një të dielë të mbarë. ☀️🎥🎞️
🏰🇦🇱Kalaja e Gjirokastrës kryeson listën e monumenteve kulturore, si siti më i vizituar për vitin 2024, ku mirëpriti plot 263,048 vizitorë, 21% më shumë krahasuar me 2023! Një dëshmi e magjisë dhe historisë që ofron Gjirokastra ❤️✨
📍 Investimi më i madh në trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës brenda një viti!
🔨 Projekte restaurimi në Monumente Kulture të Kategorisë I: Ura e Mesit, Ura e Benjës, Sarajet e Myfit Beut, kishat e Drinos, dhe më shumë.
🛡️ Trashëgimi + Turizëm = Zhvillim i qëndrueshëm!
Në kuadër të projektit të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNESCO, nisi seminari pesë-ditor në Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve kundër trafikimit të pasurive kulturore. Projekti synon bashkëpunim rajonal, dialog ndërkulturor dhe përafrim ligjor me BE-në. 🇦🇱🏺✨ #MEKI#UNESCO
🇪🇺Takimi Ministerial i Komisionit Europian për Platformat Drejtuese të Ballkanit Perëndimor mbi Edukimin, Trajnimin, Kërkimin, Inovacionin e Kulturën në Shkup🇲🇰 u përmbyll me sukses me diskutime të rëndësishme edhe gjatë ditës së dytë! MEKI, AIE dhe IKTK përfaqësuan denjësisht🇦🇱!