Shok i mirë është ai që na mëson si të dashurojmë, atëherë kur duam të urrejmë dhe si të qeshemi, atëherë kur duam të qajmë dhe si të buzëqeshim, atëherë kur ndiejmë dhembje.
Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, u pyet: “Cila vepër më së tepërmi e afron robin te Allahu?” Imam Shafiu filloi të qante dhe tha: “Të shikojë Allahu në zemrën tënde dhe të shohë se nga dynjaja dhe ahireti ti nuk dëshiron asgjë, përveçse Allahun!”
i thoshte nënës së vet:
Nuk jam rritur unë, moj nëna ime, i rremë është trupi im, të rreme janë edhe këto vitet e mia. Ende jam ai i dobëti, ai i nevojshmi për të pushuar në prehërin tënd dhe për të qarë.
Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: „ *Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-llahut alejhi selam i numëronim dhe konsideronim prej gabimeve (mëkateve) më të mëdha* “. (Buhariu)
Në mesin e 46 buzëqeshjeve u shua edhe buzëqeshja e dymbëdhjetë engjujve të vegjël mbrëmë në Bullgari teksa ktheheshin për në Maqedoninë e Veriut.
Zoti ynë i mëshiroftë 46 viktimat dhe i shëroftë të lënduarit! All-llahu i forcoftë familjet e u dhëntë durim InShaAllah 💔
Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut alejhi selam ka thënë: „ *Nuk është trim ai që fiton në (mundje), por trim është ai që e përmban veten nga zemërimi* “. (Muttefekun alejhi)