Tek📍“21 Dhjetori”, aty ku po lirohet një tjetër hapësirë publike. ✅️
Në këtë zonë, kemi marrë vazhdimisht raportime nga vetë qytetarët, të cilët prej kohësh kërkonin rikthimin e trotuareve dhe hapësirave për kalimtarët.
Prej dy ditësh, 🛠️ vijon puna pa ndërprerje për një tjetër zonë të Tiranës,📍 Tek Piazza, shumë shpejt një tjetër hapësirë publike që i kthehet qytetarëve. 🌳
🟢 Në përgjigje të thirrjes për lirimin e hapësirave publike, disa subjekte kanë reaguar pozitivisht, duke hequr vullnetarisht strukturat e jashtëligjshme.
Ky reagim ka ardhur paralelisht me njoftimet zyrtare, që synojnë zbatimin e ligjit dhe rikthimin e hapësirave publike 🏗️📢
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike☀️
Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh😍
Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi👍
🚧 Sot në disa prej zonave të Tiranës, në prani të Ministrit të Brendshëm , Drejtoreshës së Policisë Bashkiake, përfaqësuesve të IKMT dhe inspektorëve të IMT-së 🛠️, vijuam në terren me njoftimin e subjekteve dhe individëve për lirimin vullnetar të hapësirave publike 🌳🚫
Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori - kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!
“Miredita kryeminister!
Duke marre shkas nga aksioni qe keni nisur per zaptimin e hapesirave publike nga bizneset, bashkengjitur po ju dergoj nje video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjise, njesia nr 3, ku per ne si banore te kompleksit eshte e veshtire levizja per shkak se lokalet e kane shtrire veprimtarine e tyre edhe ne hapesiren e perbashket te pallatit. Video qe do ju dergoj e tregon qarte kete situate”.
Barrikada tipike që duhen shkulur me hir nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa pas shkuljes me pahir, t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale!
IMT u bën thirrje të gjitha subjekteve dhe individëve që zënë hapësira publike pa leje, të nisin vullnetarisht lirimin e tyre.
➡️ Lirimi i hapësirave është një detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm për mbarëvajtjen e projekteve zhvillimore në qytet.
Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, 👮 u bë e mundur prishja e një ndërtimi të paligjshëm në rrugën “Him Kolli”.
👷♂️Veprimet u realizuan me koordinim të plotë dhe në përputhje me ligjin, si pjesë e angazhimit të përbashkët për të ndaluar ndërtimet pa leje.
👷♂️ Inspektorati I Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me 👮♂️ Policinë Bashkiake, kanë vijuar me egzekutimin e vendimit të prishjes të murit të kundraligjshëm 📍pranë shkollës Bërzhitë.
📍Task Forca e Transportit Rrugor në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, në aksione të përbashkëta për kujdesin dhe përmirësimin e sigurisë rrugore duke bërë të mundur realizimin e të gjithë ankesave për mbrojtjen dhe ruajtjen e territorit të përbashkët!
Shërbimet e Policisë Bashkiake 👨✈️🧑✈️, në zbatim të kompetencave ligjore 📄, kanë marrë të gjitha masat në mbështetje 🤝të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit 🏢, duke punuar për 🚜 prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e sheshit në “Varrezat ⚰️ Publike Sharrë 📍”.
Kërkesës për ndihmë, drejtuar Policisë Bashkiake 🚔, se një mur rrezikon të bjerë dhe shkaktojë dëmtime⚠️, iu përgjigjën menjëherë drejtoritë përkatëse të Bashkia Tiranë.
Pas ekspertizës në vend, u vendos prishja e murit të dëmtuar 🚧, për të eleminuar rrezikun potencial ❗️#imt
Vijon aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë 👷♂️, për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti 🏚, përkatësisht 📍në Njësinë Administrative Nr.6, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët.
@CityOfTirana@erionveliaj
📍Ndjekim çdo ditë me prioritet ankesat e qytetarëve, referuar rasteve për të cilat qytetarët na drejtohen 🗣 , përkatësisht kemi të bëjmë me heqjen e tendës së paligjshme.⚠️
#InspektoratiMbrojtjessëTerritorit@CityOfTirana
Vijon puna nga Inspektorati Mbrojtjes së Territorit për ndjekjen me përparësi të ankesave të qytetarëve🧍♂, marrjen e masave ✍ ndaj kundravajtësve ❌, si dhe lirimin e hapësirave të zaptuara pa leje.
📍 Rruga e Durrësit, Njësia Administrative Nr.10.
@CityOfTirana@erionveliaj