📲 Aplikacioni zyrtar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
(📥 Për ta shkarkuar kërko “KMSH” në App Store dhe në Play Store ose skano QR Code)
Bëjeni pjesë të përditshmërisë suaj, kudo që ndodheni. 🌍
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit një delegacion nga Qatar Charity, i shoqëruar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit në Republikën e Shqipërisë, Sh.T. Jabor bin Ali Al Dosari
https://t.co/S1xDD0x9S5
Seria e takimeve të punës në myftinitë e vendit u ndal këtë herë në qytetin bregdetar të Sarandës, ku Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të institucionit, u prit nga Myftiu i Sarandës, z. Bledar Mulla, Myftiu i Delvinës, z. Bledar Ali, Administratori i Qarkut, si edhe imamët përkatës të këtyre dy myftinive.
https://t.co/x3s8kPOako
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”.
https://t.co/guwCSSECDb
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me anëtarë të Kryesisë, zhvilloi një takim pune me imamët dhe myftinjtë që ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet e sigurisë në vend.
https://t.co/42xp0PHlSY
Kolegji Universitar “Bedër” mirëpriti sot studentët e rinj dhe stafin akademik në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik 2025–2026.
https://t.co/PudH4WZqXB
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga një delegacion i KMSH-së, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, me ftesë të Ministrit të Vakëfeve dhe Çështjeve Islame, Sh.T. Ghanem bin Shaheen bin Ghanem Al Ghanim.
https://t.co/ACztnZmEfy
Ditën e sotme, në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e sesionit të tretë trajnues shkencor–fetar për imamët dhe hatibët e Republikës së Shqipërisë.
https://t.co/0AsOpSylI1
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë çeli sot në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, sesionin e tretë trajnues shkencor–fetar për imamët dhe hatibët e xhamive të Republikës së Shqipërisë.
https://t.co/chJgThRKhj
Në kuadër të muajit të lindjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, ditën e sotme, para namazit të xhumasë, në Xhaminë "Et’hem Bej" u zhvillua një program fetar kushtuar jetës dhe veprës së Profetit Muhamed ﷺ.
https://t.co/cZPuALxxNT
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit z. Mensur Halili, Kryetar i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani.
https://t.co/mda7Ko9GjK
𝗙𝗮𝗹𝗲𝘁 𝘅𝗵𝘂𝗺𝗮𝗷𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝘅𝗵𝗮𝗺𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗟𝗶𝗯𝗿𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝘁 – 𝗡𝗷𝗲̈ 𝗱𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗯𝗲𝘀𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗶
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, këtë të premte u fal xhumaja e parë në xhaminë e re të qytetit të Librazhdit, një objekt kulti modern i ndërtuar “Qatar Charity Albania”.
https://t.co/JfxTehn38u
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në ambientet e institucionit Ambasadoren e Algjerisë në Republikën e Greqisë, njëkohësisht e akredituar edhe për Shqipërinë, znj. Zaina Benhabouche.
https://t.co/tTELFiy2SS
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim kortezie, në selinë e institucionit, Ambasadorin e Ambasadës së Shtetit të Palestinës në vendin tonë, z. Sami Mehna.
https://t.co/m0GgynczIR
Ministria e Arsimit pranë Mbretërisë së Arabisë Saudite, në bashkëpunim me disa nga universitetet më prestigjioze të vendit, organizoi në Tiranë Forumin e Parë të të Diplomuarve nga Ballkani Perëndimor.
https://t.co/QBiAev1iEf
Në kuadër të mbledhjeve periodike që u zhvilluan më herët me strukturat e institucionit në qendër dhe në rrethe, ditën e djeshme, u pritën në selinë e KMSH-së administratorët e qarqeve, me të cilët u diskutuan një sërë çështjesh kyçe për menaxhimin dhe përmirësimin e shërbimeve fetare dhe atyre administrative.
https://t.co/u4A8cO1aPU
Përgjatë dy javëve që lamë pas, kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë zhvilloi mbledhjet periodike me myftinitë e institucionit.
Në fokus të këtyre takimeve ishte diskutimi mbi ecurinë e deritanishme të objektivave të punës të vendosura më herët në planifikimin vjetor Korrik 2024 – Qershor 2025 dhe shërbyen për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të punës së secilës myftini.
https://t.co/2dOes5xzRY
Kolegji Universitar “Bedër”, institucioni më i lartë arsimor i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, diplomoi brezin e 12-të të studentëve.
Në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast, 220 studentë nga programe të ndryshme studimi të ciklit të parë dhe të dytë, hodhën në ajër kapelet e diplomimit, duke simbolizuar kështu përfundimin e rrugëtimit të tyre akademik.
https://t.co/werUKblrDV