Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897).
"Eshtë një vend në faqe të dheut, ku katilin e kanë për njeri të nderuar, hapen që t'i bëjnë udhë kur ikën, e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në ju tektë policisë të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për te marrë anën e kanunit, e shajnë dhe e fëlliqin me zell”
Sikur të mos ishte mjaft, bëjmë një lajthim më të madh, duke i vënë këta njerëz mu në krye, që të jenë më të zotët të na prishin veprën, kur t'u teket a kur t'u dojë interesi". (1910)
"Nisim një lidhje, themelojmë një punë dhe, pa pritur gjer sa ta forcojmë, hapim dyert që të ftojmë të hyjnë çfarëdo njerëz që shkojnë udhës. Ky është lajthim.
e megjithatë rrallë vizitohen nga udhetarët. Arsyeja është se guvernatorët turq kanë marrë urdhër t'i pengojnë me çdo kusht vizitorët, të mos i lejojnë të shkojnë. Nëse vendi ynë hapet për udhëtimet dhe për tregtinë, ju do të kuptoni menjëherë epërsinë që kemi si popull" (1906)
"Një nga problemet e mëdha të popullit tonë ka qenë se nuk ka dashur të qëndrojë i bashkuar. Tani e ka kuptuar gabimin. Nëse lexoni Lord Bajronin kur flet për bukurinë e maleve tona, në shumë pikëpamje ato janë edhe më të bukura se sa Alpet (e Zvicrës)
Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897).
Faik Konica