@pacollibehgjet@Petrit1985 Kosovo can have better relations in the future with Russia than Ukraine, because the chances that Russia to recognise Kosovo in the next 5 years are higher.
Shumë mirë që Kosova është rreshtu qartë kundër pushtimit rus në Ukrainë.
Për ne, Rusia nuk është një aktor i largët gjeopolitik. Si Kosovë dhe si shqiptarë të Kosovës, në periudha të ndryshme historike kemi vujtë prej politikave të saj. Edhe Serbia, që ka kry krime, masakra e spastrim etnik në Kosovë, vazhdimisht në më shumë se 100 vite, e ka pasë mbështetjen politike e diplomatike të Moskës.
Prandaj, #FreeUkraine në mes të Prishtinës është shumë ma shumë se një shprehje solidariteti me Ukrainën. Është deklarim i qartë se Kosova është kundër pushtimit, kundër luftës dhe kundër krimeve ruse.
Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ky qëndrim duhet me u kritiku. Por raporti ynë me agresionin rus nuk duhet me u shndërru në një transaksion diplomatik: jemi kundër pushtimit vetëm nëse na njohin si shtet!
Ná e dimë çka do të thotë pushtimi, dhuna, dëbimi dhe mohimi i së drejtës për liri. Pikërisht për këtë arsye duhet të jemi kundër politikës hegjemoniste ruse: në Ballkan dhe kudo ku ajo tenton me pushtu, nënshtru e destabilizu popuj e shtete të tjera.
Mbështetja për Ukrainën tregon jo vetëm në cilën anë jemi, por edhe kush jemi. 🇽🇰🇺🇦 #SlavaUkraïni
Kosovo also ranks one of the highest in Europe when it comes to sugar in Fanta!
Unrestricted food and drinks and then some people wonder why so much cancer!