Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në ��do hap.
U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.
Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.
Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.
🔴🟡🟢 U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat - Ndroq - Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë😍
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱
Tirana è la perfetta incarnazione di una Albania 🇦🇱rinata, che con determinazione e visione sta conquistando il suo posto in Europa. 🇪🇺 Ogni angolo della città racconta di un cambiamento profondo, un equilibrio tra modernità e tradizione, una capitale che finalmente brilla di una luce tutta sua.
#Tirana
Është gjithmonë kënaqësi ta nisësh ditën me ikonat e kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika dhe Edmond Tare. 🎬🇦🇱
Faleminderit për dozën e optimizmit, që nuk mungon asnjëherë! ❤️
Today Tirana held the marathon for the eighth year in a row that brought together about 5000 runners from 50 countries of the world. Competitors ran in different categories, while the most special discipline was "We Too"
🇪🇸 “La Vanguardia” e ka vendosur Shqipërinë në hartën e re turistike të Europës, me Tiranën si një qytet dinamik që garon me çdo kryeqytet perëndimor! 🏙️ Nga rrokaqiejt modernë e deri te Bunk’Art-i që ruan kujtesën historike, qyteti ynë është një përzierje e gjallë e të vjetrës dhe të resë. ⭐️
Link:
🇪🇸: https://t.co/cgJoiesHwu
🇦🇱: https://t.co/8HVKAtaXar
Suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve për vitin e ri akademik dhe mbarësi në studimet tuaja universitare! 👩🏻🎓👨🏻🏫🏫
Mos harroni, duke u pajisur me Kartën e Studentit 🪪 mund të udhëtoni falas me autobus, si dhe përfitoni 2600 shërbime të tjera *me ulje*. 💪🏻
Suksesi juaj, është krenaria jonë! 🥰
Me projektin e ri të 🅿️arkimit nëntokësor dhe rehabilitimin e fasadave📍te sheshit “Avni Rustemi”, po i japim më shumë hapësirë qytetarëve dhe turistëve. Makinat 🚗 do të qëndrojnë poshtë, ndërsa lart do të krijojmë një hapësirë të gjallë dhe të sigurt. 🚶🏻♀️🎒🌳
Loved hosting Robert Gorelick on his first visit to Tirana - once impenetrable from any foreign entity, it’s now the bustling capital of Albanians and the Western Balkans!
Truly enjoyed talking cold war and current affairs, as well as brainstorm ways to make Tirana the safest city in Europe! 🇦🇱🇺🇸🇮🇹
Kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Pajazitit, po kjo është Tirana edhe e Lladrovcit e Xhevë Krasniqit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt që si djalin e vet e ka mbajtur nëna Dritë.
• S’mund të jem më shumë dakord me sa u tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarëve të Tiranës, në mesazhin e drejtëpërdrejtë lidhur me ndalimin nga SPAK-u të disa ish-drejtorëve e drejtorëve të bashkisë!
• Mendësia e vjetër komuniste, fatkeqësisht ende shumë e pranishme në mënyrën e të parit të tjetrit si armiku që duhet shkatërruar (falë trashëgimisë së hidhur në një segment të tërë të politikës e të medias shqiptare të një komunisti fanatik, të konvertuar në liderin trushpëlarës të krejt atij segmenti që nga dita e parë e pluralizmit deri sot) nakatosur me thashetheme kafenesh, mllefe interesaxhinjsh dhe interesa gjobaxhinjsh, nëpër ekrane e portale që u ngjajnë tabelave të fletë-rrufeve të komunizmit, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë! Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin; ku nuk debatohet me argumenta po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë; ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes; ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po veç gjuajnë me një pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme.
• Por ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, forcës udhëheqëse të Reformës në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur!
• Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u!
• Ne jemi në këtë detyrë për të bërë Shqipërinë Europiane 2030 me reforma të vërteta, përpjekje të mëdha, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, ku punët janë të ndara e ku lavdi Zotit, popullit që e mbështeti fuqimisht hapjen e rrugës së Reformës në Drejtësi dhe Partisë Socialiste, e cila i hyri detit në këmbë për ta hapur këtë rrugë, tanimë s’jemi më vendi ku për 100 e kusur vite nuk u hetua e gjykua kurrë nga një drejtësi e pavarur, as edhe një person me pushtet politik a lidhje me të!
• Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive, majtas e djathtas, lart apo poshtë, për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet, duke punuar për shtetin me një
xhep të dukshëm për të ardhurat nga puna dhe me një xhep të fshehtë për paratë e marra me korrupsion👊
Formula e suksesit e qytetit tonë është se kur mbështesim njëri – tjetrin, kur i themi njëri – tjetrit “Bravo të qoftë!”, “Ec përpara!”, “Jam shumë krenar për punën që po bën edhe për projektet që po thur!”, atëherë sukseset e secilit prej nesh, janë suksesi ynë i përbashkët!
Kur flasim për Ballkan, e kemi fjalën pikërisht atë që tha përfaqësuesi i qytetit të Izmirit:
Prejardhja e familjes sime nga Bosnja, gjyshi lindur në Shkodër, mamaja e gruas nga Selaniku, babai nga Shkupi.
@b40_network@Tirana#Balkans#Brothers#economy
🗞 Gazeta e famshme spanjolle 🇪🇸, "El Debate", i ka kushtuar një artikull Shqipërisë 🇦🇱 duke e konsideruar si vendin më trendi të vitit 2024. 🥰
Ndërsa Tiranën, Vicky Vilches, e cilëson si një qytet plot gjallëri dhe me histori të pasur. ❤️
Fantastike! 👏🏻
🇪🇸: https://t.co/RH0ZMHP3JQ
🇦🇱: https://t.co/OCx8sUnXr9
“Tirana është një qytet i gjallë dhe vazhdimisht në zhvillim, plot muze, bare dhe restorante të shkëlqyera, që shërbejnë kuzhinë vendase dhe ndërkombëtare”
E përditshmja italiane 🗞, Corriera Della Sera, i ka kushtuar një artikull vendit tonë 🇦🇱 ku Tiranën e cilëson si portën e Shqipërisë dhe ku vizitorët do zbulojnë gjurmë historike. 🥰
Super! 👏🏻
Link: https://t.co/E9AMzcy1UR
🌍 Aktori i njohur turk, Taner Olmez, ka zbuluar bukurinë e Tiranës në fotot e tij të fundit në Instagram! 🇦🇱 Qyteti ynë po bëhet qendër e preferuar për turistë nga e gjithë bota, dhe nuk është çudi! 🌟 #Tirana#Turizmi#Kultura#Aventura#TanerOlmez#Shqipëria"