Shumë të dashur miq,
Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.
Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.
Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.
Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!
——————————
🇬🇧 Dear friends,
Today marks the 100th day of my incarceration with no reasonable justification. My arbitrary and unjust detention continues even though I have not been charged with any offense. As a result, I have been prevented from carrying out my responsibilities as the duly elected Mayor of Tirana.
My continued detention is not just an attack on me and my family, but represents an unnecessary and disproportionate interference in the performance of my public duties which the voters of Tirana have entrusted to me. Despite my imprisonment, I remain unbroken. And with each passing day, my resolve is strengthened. My commitment to Tirana, to you, democracy, the rule of law, and Albania’s future remains unwavering.
I will continue to pursue all legal options to secure my release so that I can continue to serve our great city as your mayor.
With gratitude for each one of you!
🏗️ Në kantierin e 📍 Teatrit të Ri, së bashku me arkitektin Bjarke Ingels dhe mikun nga Bratisllava 🤝🏻, kryebashkiakun Matus Vallo, për të dhënë lajmin e mirë se punimet e infrastrukturës 👷🏻 nëntokë kanë përfunduar, e tani do të nisë puna intensive për ndërtimin e godinës në sipërfaqe. 💪🏻
📍Tiranë "Qyteti Studenti" - Ky qytet gjermëdje i rrënuar, po rilind me ambicie e punë të madhe, duke shtuar rrjetin e godinave të cilësisë më të lartë, që nga dhomat e fjetjes të pajisura me dushe e tualete më vete, sallat e leximit, hapësirat e gatimit e ngrënies në çdo kat, internet falas, sistem sigurie, lavanderi, si edhe duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të një sërë godinash të reja administrative, social-kulturore e sportive🤝🇦🇱
Faleminderit edhe Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Bankës Gjermane për Zhvillim KfW🇦🇱🤝🇪🇺🤝🇩🇪
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱⭐️
Ciao @acmilan 👋🏽
I’m delighted and proud to sign for AC Milan! A club with such rich history, one I’ve followed since I was a kid. It’s an honour to join and I can’t wait to pull on the Rossoneri shirt and get started.
I’m very much looking forward to this new chapter in my career and to beginning this journey with my family in Italy.
Thank you to Mark Rankine, the journey continues.
Finally a huge thank you to everyone who has supported me along the way, both on and off the pitch. See you soon!
Forza Milan 🔴⚫️
Kur të shkruhet historia e këtij qyteti 🖋️ do të thotë që ky grup burrash dhe grash, patën besim, bashkëpunuan 🤝🏻 dhe i dhanë jetë “5 Majit”, lagjes më të bukur në qytetin tonë.💪🏻🏡
7️⃣5️⃣ apartamente për 7️⃣5️⃣ familje në lagjen e re 📍 në Kombinat – është një premtim i mbajtur dhe një lajm i gëzueshëm edhe për mua sepse më në fund ia dolëm 🤝🏻, pavarësisht çdo pengese që ka ardhur nga forca politike, që nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë. 🏡🧑🧑🧒🧒
O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.
Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.
Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë jam mbështetës i drejtësisë së re dhe nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!
Pis burrë!
Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.
U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.
Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.
Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.
Cirku Marina Orfei – magjia e festave në Tiranë! 🎪✨
Një eksperiencë e jashtëzakonshme 🥰 për të gjithë familjen, çdo ditë deri më 📆 22 dhjetor, pranë 📍 stadiumit “Selman Stërmasi”.
📍Terminali veri-perëndimor do të jetë një tjetër histori suksesi 🙌🏻 për Tiranën, një investim që do të lehtësojë trafikun 🚦, por edhe do të modernizojë shërbimin për qytetarët. 🚶🏻♀️🚗
Marrja e hapësirës nga zaptuesit te qytetarët ka qenë një kalvar, i cili ia vlejti, sepse në fund fitoi publiku dhe qyteti. 💪🏻🥰
Nisim sot, nga 📍 Njësia 7, së bashku me Ogertën dhe Etildën, një tur takimesh dhe bashkëbisedimi me të gjithë pensionistët e njësive të Tiranës 👴🏻👵🏻💜, për t’i hapur udhë Planit të Ri për Pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030🇦🇱🤝🏻.
Për këtë duhet të japim të gjithë kontributin tonë! 🙌🏻