Mbarësi në detyrë, Presidente Justina Shiroka Pula! Kosova ia beson për herë të tretë nji gruaje drejtimin e shtetit, tue dhanë nji shembull të bukur demokracie për krejt rajonin.
Fjala ime sot në Kuvend:
Zoti Kryetar, të Nderuem kolegë,
Sot, nisën mësimin 75 mijë studentë.
Disa janë në auditor. Disa po organizohen, e tanë bashkë kanë me kenë, me 13 tetor, në orën 14:00, te dera e Ministrisë së Arsimit.
Të shtunën, protesta e 126-të u ndal te ajo derë dhe i thirri studentët në shesh.
Dikush do të thotë se i nxit opozita. Studentët s’kanë nevojë për asnji per me u revoltue. Mjaftojnë numrat.
Prej vitit 2011 deri në 2025, të rinjtë nga mosha 15 deri 29 vjeç, në këtë vend, janë pakësue me 45 për qind. Nji brez, gati i përgjysmuem.
Në 2013-tën, universitetet tona kishin 172 mijë studentë. Vitin e kaluem, 115 mijë. Nji e treta ma pak.
E ata që qëndruen?! Logjika thotë: kur të rinjtë pakësohen, puna gjindet ma lehtë. Te ne ndodh e kundërta.
Në nji vit, të papunët prej 30 deri 64 vjeç u pakësuen me 12 për qind. Të papunët e rinj u shtuen me 16 për qind.
E 44 për qind e shqiptarëve thonë se duen me jetue ose me punue jashtë.
Këtij brezi, shteti i ka lanë tri dyer: Rinasin, Heshtjen, ose Sheshin.
Studentët që vijnë në shesh kanë zgjedhë derën e tretë. Kanë vendosë me qëndru. Dhe me folë.
Prandaj unë nga kjo foltore kërkoj sot tri gjana, para se me ardhë data 13.
-Asnji student mos të ndëshkohet pse protestoi. As në auditor, as në rrugë. Mos ua pengoni lirinë e shprehjes përmes protestës.
-Me 13 tetor, dera e Ministrisë së Arsimit mos të ruhet me polici. Të hapet. T’i ndigjojë kërkesat e studentëve.
-Si dhe Komisioni i Edukimit i këtij Kuvendi t’i ftojë studentët këtu, në këtë Kuvend, me i ndigjue.
Në dhjetor të ‘90-s, studentët dolën prej Qytetit Studenti me nji thirrje: “E duam Shqipërinë si Evropa.” Mbas tri ditësh, Shqipnia kishte pluralizëm.
Tridhjetë e gjashtë vjet ma vonë, marshimi asht kthye prapë në Qytetin Studenti.
Thirrja asht po ajo, s’ka nevojë me u ndërrue.
Falemnderës!
Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do ketë deputetë që do e kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhnit të partisë.
Filmimet që kanë dalë këto dy ditë nuk përbajnë lajm. Lajm asht që partitë shqiptare në Serbi janë ba bashkë. Por kjo temë nuk mori as vëmendjen ma minimale dhe u mbyt prej zhurmës së krijueme të lajmeve boshe.
Tetë subjekte politike u bashkuen për me garu në nji listë të vetme, “Koalicioni Shqiptar”, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, kundër regjimit autokratik të Vuçiç. Këto zgjedhje vijnë si pasojë e presionit të protestave disa mujore dhe i gjejnë shqiptarët ma të bashkuem.
Qeveria jonë as reagoi e as e mbështeti nji akt të tillë vendimtar për përfaqësimin që u bahet shqiptarëve në Serbi. Rrallëherë ngrihet çështja e tyne edhe në takime të diplomacisë shqiptare, përveçse kur bahet fjalë për marrëveshje të mbrapshta siç ishte rasti i konsullatës serbe në Shkodër.
Shqiptarët në Serbi përveçse shtypen prej vitesh sidomos si pasojë e spastrimit me mjete administrative, nuk marrin as mbështetjen e meritueme nga qeveria e Shqipërisë.
Qeveria e Kosovës çdo vit e ka rrit me nga 1 milion euro mbështetjen për shqiptarët në Serbi. Po qeveria jonë, interesat e kujt mbron atje?
Teknika e lashte e gatimit te bukes kollomoqe malsore dhe e shum trojeve arbnore. A mendoni se duhet ta fusim ne UNESCO ? Ju ftoj ta ndajme sa ma shume kte rrâjë identitare gastronomike dhe kulturore tonen 🇦🇱 UNESCO TasteAtlas
#neomalsore#sustainability#dukagjin
🍲GASTROTIP🍲
150 km od Tirany 🇦🇱 v regionu Dukagjini u jezera #Komani se nachází stavení se zahradou s překrásným výhledem 🗻
Podnik #Neomalsore (@nanplep) nabízí kromě lokální kuchyně i ubytování v pokojích a stanech, túry s průvodcem do hor i plavbu na jezeře či koupání 🛥️
Un jam rrit tu i thânë “vegsh” ksaj tenxherje të rrahun motesh e duersh zejtari diku nëpër lugje t’Drinit.
Ne nadjet e fminis ishte alarmi i zgjimit për mue, kur nana i lante e i kruente mirë mos me lanë as i dramcë n’ta me shkue dam. Ah rreshkat… 🤍
Shpetimi jone asht te rrâja e te identiteti jone kulturor! Veç tu e ujitun rrâjen mundena me pase trungun e forte e lulet e bukra. @nanplep 🌱
T’falem nderes @ediramaal per ftesen edhe kuvendimim e kândshem!
#Neomalsore, ovvero l’#Albania che non ti aspetti. Dalla regione montana del #Dukagjin alle pagine del #FinancialTimes, il progetto di #MarjanaKoçeku ha spiccato il volo, proponendo un turismo dal sapore autentico...
Di @DaquilioM su https://t.co/tPlFVTvUAk
Is it Europe’s next big soft adventure destination? HTSI checks out Albania’s pristine landscapes – and into its buzzy new agritourist addresses https://t.co/pIwNtDfUwE
@FT e nis artikullin me ne, mikpritjen malsore dhe egersine e maleve tona.
Emocion i jashtezakonshem te arrish ne FT ne kushtet dhe izolimin ku ne ndodhemi! @MarianaKoceku1
Thank you Camilla, Chriss 🙏 https://t.co/2DTnVMQpvO