Mirëmëngjes ☕
Sapo shkova te Vodafone për të bërë rimbushjen e telefonit. Vajza te shërbimi i klientit më kërkoi numrin e celularit…
😅 I dhashë një numër gabim — se s’ka shans që unë ta tradhtoj të dashurën! ❤️😂
☀️😴 Nëse zgjohesh në mëngjes …
dhe nuk dëgjon zërin e Blendi Salaj 🎙️ dhe Enxhi Nasufi 💃 tek Wake Up, 👉 ti ose je në 💤 koma,
👉 ose je 📺 Bashkim Hoxha i “Shtypit të Ditës” tek News24.
Kishte lezet dikur…
Djemtë pinin cigare të forta, mbushnin klubin me zë e burrëri.
Sot vjen ky me çantë ‘crossbody’, IQOS me aromë kanelle dhe ‘lepurush 🐰’ në bio…
…dhe të pyet: ‘A ke ndonjë verë organike pa sulfite?’" 😅🍷
💍 Martohuni me një të pasur…
Se në fund të fundit, të gjithë burrat janë njësoj: jo besnikë 🙃
Dhe është më mirë të qash në Dubai 🏝️ ose Monaco 🛥️…
…se sa në Librazhd! 😅
- Urdhëroni zotëri, me se mund t'ju shërbej?
- Më jepni një pako perzervativa, të lutem!
- Zotëri, ky është një restorant italian....
- Eh çfarë idioti që jam, mi puoi dare un pacco di perservativi? 🤣🤣
Ka disa gjëra që as fantazia e Elon Musk s’i kap:
Saliun në dasëm me kravate Hello Kitty, Noizy-n që merr pjesë në një debat me fjalor akademik, Elvis Naçin në kazino dhe Ilir Metën që punon si shofer te Blue Taxi.