🚨SONTE ORA 19:00🎙️"Protagonist"!
Përjetime të grave dhe fëmijëve që jeta nuk ju dhuroi mëshirë, por dhunë, dhe atë në format më agresive brenda familjes🥲
Dua të ndaj me ju një lajm shumë të mirë!
Sot mora titullin akademik Profesor i Asocuar, një hap i rëndësishëm që pasqyron vite pune, përkushtim dhe sakrificë.
Mirënjohje e veçantë për UBT, për familjen time të çmuar si dhe për prindërit e mi, të cilëve ua dedikoj këtë arritje.
🎙️"Protagonist" kushtuar ekskluzivisht shëndetit mendor! Një bisedë më ndryshe me Dr.Muhamet Haliti - Psikiatër! Episodin e plotë mund ta ndiqni në Facebook: Inklik
Pas pregatitjeve intensive që kishim bashk me ekipin e "InKlik", shumë shpejt fillojm me Podcastin "PROTAGONIST", emision ky i cili do trajtojë tema jo vetëm nga politika dhe me personazhe të spikatura.
Për një gjë jemi të bindur se "PROTAGONIST" do ju bënë secilin për vete.
Falënderimi i takon Allahut fuqiplotë i cili ma mundësojë të jem në mesim e kandidatëve të pranuar në Fakultetin e Studimeve Islame, drejtimi Teologji Islame.
Ky rrugëtim i ri akademik ka një rëndësi të madhe për mua!
Dëshira për të studiuar më thellësisht fenë e cila është ndërtuar mbi bazën e besimit të pastër dhe adhurimit vetëm të Allahut të Madhëruar është arsyeja pse vendosa të aplikojë në FSI.
Allahu kujt ja do mirësinë ia mëson fenë (Hadith).
Nuk janë të shumtë në numër por kanë vlerë të madhe ata që më qëndruan afër gjatë kësaj kohe, qoftë duke më dhënë kurajo e këshilla, mësim intenziv si dhe pajisje me literaturë adekuate.
Allahu ju shpërbleftë të gjithëve.
Fal punës si dhe përkrahjes së menaxhmentit të Fakultetit MBE, sapo m'u komunikua se studentët edhe kësaj radhe më kanë dhënë vlerësim maksimal. Ju faleminderit.
Iftar me tre Hafiz të nderuar nga Turqia, Selahattin Yerlikaya, Sabri Yetişek, Ergün Baykal si dhe me vëllezër të dashur që besimi dhe përulja ndaj Allahut https://t.co/GkLUmLVHF2 çdo ditë na bashkon.
Allahu i shpërbleftë inshaAllah.
Dija është shumë e rëndësishme.
Ajo ka një pozitë shumë të lartë në Islam.
Respekti për mësuesin është edhe si reflektim i respektit tonë për mësuesin e parë, Muhammedin a.s, i cili qe dërguar mësues për njerëzimin. Ndërsa vet sal-laAllahu alejhi ve sel-lem ka treguar se dijetarët (mësuesit) janë trashëgimtarët e tij, sepse merren me mësimin e njerëzve dhe edukimin e tyre.
Dituria është çelësi që ka hapur këtë fe.
Fjala e parë që i është shpallë Muhammedit a.s ka qenë fjala ‘Lexo!’ (Kur’ani: El-Alek, 1)
Aliu (r.a.), ka thënë: “I bëhem rob tërë jetën atij që ma mëson një shkronjë".
Prandaj mësimdhënësit, dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, medoemos duhet të respektohen, të nderohen, të dekorohen, dhe të lutemi për ta në çdo moment të jetës.
Kaani nga sot i është bashkuar Klubit të Futbollit F.C ARENA. U jam mirënjohës trajnerëve të K.F PEJA për angazhimin e deritanishëm.
Poashtu falënderojë trajnerët Ilir Nallbani, Eroll Tabaku, Besnik Domniku si dhe shokët e skuadres së re për mikpritjen.
Me Dr.Gëzim Kelmendin u njoha para 12 viteve.
Njohjen me Dr.Gëzimin nuk e konsiderojë rastësi, por përgjigje ndaj lutjeve që Allahu https://t.co/bRO6bhlHoE ma dërgojë për të më hapur derën në një moment kritik dhe jetik.
Vëllaun tonë, Dr. Gëzim Kelmendi, derisa të kem ymer do e konsiderojë si njeriun me shpirtin më human, besimin e palëkundur por dhe virtyte të larta njerëzore e intelektuale.
E falënderojë dhe e urojë jo vetëm kur e takojë, por në çdo rrahje të zemrës time.
Elhamdulilah që e kemi në mesin tonë.
I jam lutur Krijuesit që deri në fillim të Ramazanit të ma mundësojë leximin e Kur'anit në gjuhën me të cilen ka zbritur. Fal ndihmës së Allahut https://t.co/bRO6bhlHoE dhe ushtrimeve intenzive me Hafizin e nderuar Hoxhën Ergün Baykal dhe mikun tim Kujtim ef. Camaj, të cilëve u jam mirënjohës, arrita ta përvetësojë leximin e Kur'anit famëlartë.
Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur'ani Kerim, dhe unë do mundohem me ndihmen e të madhit Zot, që gjatë 30 ditëve të këtijë muaji të shenjtë ti lexoj 114 Suret nga Kur'ani famëlartë.
Të përulur para veprës së shenjtë dhe sakrificës sublime të martirëve tanë, ne sot po shënojmë me mburrje 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si shtet i lirë dhe demokratik.
Urime dhe qoftë e bekuar kjo ditë e madhe tek Krijuesi ynë.