I nderuar dhe vlerësuar, në Ambasadën e Suedisë, me ftesë të Sh.T.Z. Westerlund, Ambasador, bashkë me Bali Muharremajn. Mbrëmje e paharrueshme.
Miqtë i gëzohen çdo arritjeje tonë, Suedia ka dëshmuar se është përkrahëse e zhvillimeve dhe mike e Kosovës.
Faleminderit Ambasador!
Together with my colleague Mr. Kreshnik Basha, I last night invited the Mayors from the two municipalities who had the highest scores in the DEMOS Performance Awards 2024 to my Residence. Congratulations to Mr. Ramiz Lladrovci (Drenas/Gllogovc) and Mr. Bali Muharremaj (Suva Reka)
@ArtanGrubi Miku im Artan,
Rruga e drejtë është e vështirë dhe të ndeshë me shumë armiq, megjithatë, duhet të qëndroni të fort, njëherësh shpreh solidaritetin tim me shqetësimet Tuaja dhe më të dashurve Tuaj.
Në këto orë të rënda, nuk jeni vetëm.
Me nderime, Ramizi
Qëndrimet e mia për disa tema aktuale, i gjeni në këtë vegëz. Faleminderit! "Serbia s'po kërkon falje e Kurti takohet me Vuçiqin", Lladrovci: Sa të ketë Amerikë, s'ka lëndime për Kosovën - GazetaBlic https://t.co/2E3BpoAgUV
Me nënkryetarin Arben Shala, drejtorë e zyrtarë përgjegjës të komunës tonë, gjatë dy ditëve, jemi duke punuar në Planin e Integritetit për Drenasin.
Në veçanti e falënderoj Sadri Rrmokun dhe Valdet Hajdinin, të cilët me përkushtim po i kontribuojnë dokumentit me rëndësi për ne.
Ndërtimi i Stadiumit nacional, nuk është çështje e vogël. Stadiumi nacional do të ishte portë triumfale për Kombëtaren e Kosovës që është krenari e jona.
Stadiumi nacional do të ishte motiv shtesë për fitoret e reja të shqiponjave tona!
Drenasi, po ju pret për Stadiumin nacional!
Loja e kombëtares tonë ishte e shkëlqyer në Belfast, me përjashtim të momenteve kur pranuam gola, dhe momentet kur nuk shënuam. Keqardhje për këtë rezultat. Shqiponjat munden më shumë dhe më mirë. Kokën lartë!
MbrĂ«mĂ«, foto nga takimi i rastĂ«sishĂ«m me tifozĂ«t e kombĂ«tares tonĂ«, nĂ« njĂ« nga pabet mĂ« tĂ« njohura tĂ« Belfastit, me Ambasadorin Abbot, ministrin Ăeku, kryetarin Rama dhe Agim Kryeziun.
Edhe në Belfast ka simpatizantë kombëtarja jonë. Presim fitore!
Në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, ka dalë botimi i dytë i librit "Përjetësia e dyfishtë", me autor shkrimtarin e veprimtarin e shquar, Bedri Islami.
Libri gjendet te libraria "Artini", botues "Toena".
ĂshtĂ« duke u finalizuar, botimi i dytĂ« i libritâPĂ«rjetĂ«sia e dyfishtĂ«â, e autorit Bedri Islami, pĂ«r jetĂ«n dhe veprĂ«n e heroit dhe heroinĂ«s, Fehmi e XhevĂ« Krasniqi Lladrovci.
Përgëzimet e falënderimet më të sinqerta Baca Bedri për mundin dhe përkushtimin Tuaj.Përgëzime Baca Bedri!
Mbretëresha, Lartmadhëria e Saj, Elizabeta e II-të, ndërroi jetë, duke ia rikujtuar njerëzimit vlerat që ka promovuar.
Bota do ta kujtojë Mbretëreshën Elizabetë, ashtu siç do ta kujtojmë ne me nderim, kur u vu në anën e drejtë të historisë, në kohën më të rëndë për popullin tonë!
Në këtë përvjetor të mungesës fizike të Babës Tush, në mesin tonë është i gjallë kujtimi, malli dhe këshillat e tij për jetën me nder, në rrugën e drejtë, me atdhedashuri. Përgjithmonë krenar me jetën dhe veprën e Babës Tush!
NĂ« DitĂ«n e Ălirimit tĂ« KosovĂ«s, duke pĂ«rcjellur krenarinĂ« tonĂ«, kombĂ«taren e KosovĂ«s nĂ« futboll, pĂ«rball GreqisĂ«.
Kemi ardhur për fitore, vetëm fitorja është përmasa e kësaj date historike. Përpara shqiponja!
Kam besim të plotë se fitorja do të jetë e popullit ukrainas, pavarësisht humbjeve që mund të pësojë. Ukraina, në bashkëpunim me NATO-n, në krye me ShBA-në, do ta rikthej paqen, lirinë dhe demokracinë, si rruga e vetme për popujt e lirë!
Edhe në këtë luftë, civilët do të jenë ata që do të paguajnë çmimin më të shtrenjtë për lirinë e vendit të vet, idealeve demokratike, për identitetin e vet shtetëror e kombëtar. Thirrjet e botës demokratike që të mos bëhet invadimi i këtij vendi të lirë, ranë në vesh të shurdhër.
Si qytetar, kam qenë i trishtuar nga pamjet e sotme nga Ukraina. Ato më rikujtojnë sulmet e njësive ushtarake e policore serbe kundër popullit tonë, me tërë teknikën ushtarake, me aeroplanë, helikopter, tanke e njësi vrastare në sulme të pareshtura.