“Nëse sheh se Allahu i Madhëruar po të jep nga mirësitë e Tij vazhdimisht, kurse ti je duke i bërë mëkat Atij, atëherë ruaju prej dënimit të Tij.”
Ebu Hazim رحمه
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Le të përpiqet secili prej jush të ketë një zemër mirënjohëse, një gjuhë që përmend Allahun dhe një bashkëshorte besimtare që e ndihmon në çështjet e jetës së përtejme.”
— Sahih el-Xhami, nr. 5355
Umer Ibnul Khattab, radijAllahu anhu, ka thënë:
"Distancohuni prej armiqve të Allahut gjatë festave të tyre, sepse zemërimi i Allahut zbret mbi ta "
BEJHAKIJ, 8940