Mos m’hajdeni tash me “jo ata, jo këta”.
Shfajësimi i përgjegjësisë asht për mu i dyanshëm. Pjesa ma e thjeshtë e popullatës, me t’drejtën me thanë, s’i intereson. E mbrojtja e tyne t’ban pjesë t’krimit.
Unë kësaj here jam popull, jo bindje. Jam lodhë. Janë lodhë. Jemi lodhë.
Këto ditë (javë) sa isha n’terren, e vërejta nji gja gjatë krejt fushatës e procesit t’numërimit.
Si qytetarët e zakonshëm, si njerëzit e fushatës, madje edhe ata që punojshin n’kampe t’kundërta politike, kishin nji pikë t’përbashkët: lodhjen prej zgjedhjeve t’vazhdueshme.
Njerëzit nuk po mendojshin si dy apo tri kampe kundërshtare, por mendojshin ngjashëm për problemet, lodhjen dhe nevojën me ecë përpara.
E kjo m’bani me pyet veten: a po vazhdon politika me e ushqy nji loop që qytetarët veçse e kanë tejkalu?? E definitivishtë nuk po e dua më!!
Edhe ma shqetësuese m’u duk përdorimi i ksaj lodhjeje, para e mas zgjedhjeve, për me vazhdu me e ushqy konfliktin politik.
Shfrytëzimi i figurave t’caktueme për promovim partiak ose për me ua faturu dështimet partive asht ba gati rutinë!!!
Mean what I say, say what I mean
Not one to play, I am as you see
I give my word
These other boys, they're one and the same, mm
I'm tryna say I want you to stay, mm 🎤