"O Malik! Nëse e sheh dikën duke mëkatuar gjatë natës, mos e shiko të nesërmen me sytë e mëkatarit, ndoshta herët në mëngjes është penduar dhe ti nuk je i informuar!"✨❤
- Aliu, radijallahu'anhu
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thene:
"Çdo dashuri që nuk është për hir të Allahut, është e kotë. Çdo vepër që nuk bëhet për hir të Allahut, është e kotë. Kjo botë dhe çdo gjë në të është e mallkuar, përveç gjërave që janë për hir të Allahut."
(Mexhmu'u El-Fetaua)
Le të lutemi me lutjen profetike: “Jaa Mukalibel kuluub, thebbit kalbi alaa diinik!”
“O Rrotullues i zemrave, ma përqëndro zemrën time, në fenë Tënde! 🤲🏻
“Jeta, asgjë tjetër pos një histori dashurie. Dashuri mes teje dhe Zotit. Asgjë më shumë. Çdo njeri, çdo përvojë, çdo dhunti, çdo humbje, çdo dhimbje të është dhënë për një arsye, një arsye të vetme: që të të kthejë te Allahu, Zoti yt përsëri.”❤
- Yasmin Mugahed
I Dërguari i Allahut Muhamedi ﷺ i ka thënë: Aishes, radijAllahu anha:
“Oj Aishe, vërtet më është lehtësuar mua vdekja, kur kuptova që ti do të jesh gruaja ime në Xhennet” 🌹🥰
Prej mëshirës së Allahut për një rob është sprova të cilën e godet e të cilën nuk mund të ja shpreh askujt, ku nuk mund të gjejë dikë i cili do ta kupton në detaje.
Këtë ia bën Allahu i madhëruar që mos ta lidhë zemrën me dikë tjetër pos Allahut për t’ju ankuar.
Ibnul Kajjimi
Imam El Kurtubiu رحمه الله ka thënë: " Duhet që duaja të jetë e vazhdueshme dhe nuk duhet humbur shpresa për përgjigjien e lutjes, duhet të jetë gjithmon shpresa dhe këmbengulja sepse Allahu i do ata që këmbëngulin në lutje." ❤️
📚« المفهم (٧/٦٣)
Hapat më të rëndë janë ata hapa drejt vendit ku do të marrësh vendime që ndoshta të lëndojnë, por ama, ato janë vendimet më të qëlluara në jetë!
Hoxhë Blerim Musliu
Dashuria matet me praninë që dashuronjësi ia kushton të dashurit.
Si ta mas atë Dashuri praninë e së cilës e kam më afër se damarin e qafes!
Fatmir Muja ✨