Kosova ka nevojë për mbrojtje të vërtetë të konsumatorit
Një demokraci nuk matet vetëm me zgjedhje. Ajo matet edhe me aftësinë e shtetit për ta mbrojtur qytetarin. Kjo nuk nënkupton vetëm rendin, drejtësinë apo mbrojtjen ushtarake. Do të thotë edhe të garantosh që ushqimi që hamë, ilaçet që përdorim dhe produktet që blejmë janë të sigurta.
Sot në Kosovë flitet shumë për politikë, por shumë pak për cilësinë e produkteve që hyjnë në treg. Konsumatori shpesh nuk e di se çfarë po blen, nga vjen ai produkt dhe nëse i plotëson standardet e sigurisë. Besimi nuk mund të zëvendësojë kontrollin.
Prandaj, Kosova ka nevojë për një sistem të fortë të mbrojtjes së konsumatorit. Duhet të ketë kontrolle të rregullta, analiza laboratorike të pavarura dhe ndëshkime të qarta për çdo biznes që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Askush nuk duhet të fitojë duke shitur produkte me cilësi të dyshimtë.
Veçanërisht ushqimi duhet të jetë prioritet. Mbetjet e pesticideve, etiketimet e rreme, ruajtja e papërshtatshme dhe produktet jashtë standardeve nuk janë çështje të vogla. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e popullit, sidomos të fëmijëve.
Po aq të rëndësishme janë edhe kontrollet kufitare. Çdo produkt i importuar duhet të kontrollohet sipas standardeve të qarta përpara se të dalë në treg. Nuk mjafton që një produkt të vijë nga jashtë; ai duhet të dëshmojë se është i sigurt për konsum.
Kosova ka nevojë për një institucion të pavarur dhe profesional për mbrojtjen e konsumatorit, me laboratorë modernë, transparencë të plotë dhe kompetenca për të vepruar. Nëse institucionet shtetërore nuk e kryejnë këtë detyrë si duhet, duhet të mbështeten edhe organizata të pavarura që monitorojnë tregun, publikojnë analizat dhe mbrojnë interesin e qytetarëve.
Një shtet nuk bëhet më i fortë vetëm duke ndërtuar rrugë apo objekte të reja. Ai bëhet i fortë kur qytetarët kanë besim se ushqimi që konsumojnë dhe produktet që përdorin janë të sigurta.
Mbrojtja e konsumatorit nuk është luks. Është detyrim. Është mbrojtje e shëndetit publik, e besimit dhe e së ardhmes së Kosovës.
@albinkurti
The core issue in Kosovo has never been religion. Claiming that Albanians threaten Serbian Orthodox monasteries because of their faith deliberately confuses politics with religion.
Kosovo is one of the most religiously tolerant societies in Europe. Muslims, Catholics, and Orthodox Christians have lived alongside one another for centuries. Albanian identity has historically been defined far more by language, culture, and shared national history than by religious affiliation.
No reasonable person disputes that Orthodox monasteries deserve protection. Religious and cultural heritage should be preserved regardless of who worships there. What is unacceptable, however, is the attempt to transform these sites into proof of Serbian political ownership or exclusive Serbian heritage.
These monasteries are located within the sovereign territory of the Republic of Kosovo. They enjoy legal protection and freedom of worship under Kosovo's laws. That does not give another state the right to claim political or territorial privileges over them.
Throughout the world, historic religious monuments remain part of the country in which they stand. Their religious significance does not make them the sovereign property of another nation. Applying that logic consistently would produce absurd results across Europe and beyond.
Presenting Kosovo as a place of religious persecution ignores reality. The tensions between Belgrade and Pristina are political, historical, and territorial, not a conflict between Albanians and Orthodox Christianity.
Religious freedom deserves full support. Using religion to advance political or territorial claims does not. The real debate is about sovereignty and history, not faith. Confusing those two issues only fuels division instead of contributing to an honest discussion.
EKSKLUZIVE
@perparim_rama sapo konfirmoi live planin e koalicionit LDK/PDK:
— Prona private shpronësohet me para publike
— Rruga i dorëzohet një kompanie private
— Tarifa: 1€ për kalim — vetëm për ata që nuk banojnë në Prishtinë
• Punëtori që shkon në punë paguan.
• Studenti që shkon në ligjëratë paguan.
• Diaspora që viziton familjen paguan.
• Kompania private nuk paguan asgjë, ajo mbledh eurot
Emri zyrtar: projekt infrastrukturor.
Emri i vërtetë: tjetërsim i hapësirës publike në burim privat të ardhurash.
JUNGLE CAPITALISM
Sot një analizë mbi kushtetutën e Kosovës është publikuar në I·CONnect — forumin akademik ndërkombëtar të të drejtës kushtetuese krahasuese, të themeluar në bashkëpunim me International Journal of Constitutional Law të Oxford University Press, ku publikojnë disa prej juristëve dhe teoricienëve kushtetues më të njohur në botë.
Shkrimi im "The Chiasmus of Article 86" argumenton se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka interpretuar nenin 86 në mënyrë kiazmatike: një dispozitë që rregullon afatin e zgjedhjes presidenciale është lexuar si detyrim për rezultat, ndërsa pragu i votimit është shndërruar në kërkesë procedurale për fillimin e procesit. Kjo përmbysje e dyfishtë i ka dhënë çdo pakice prej 41 deputetësh fuqinë të bllokojë zgjedhjen presidenciale — jo duke votuar kundër, por thjesht duke munguar.
Jam i nderuar që ky argument, i zhvilluar nga pozita e një studiuesi të pavarur, gjen vendin e tij në një nga forumet më serioze të të drejtës kushtetuese ndërkombëtare — pikërisht në momentin kur çështja që analizon është në zemër të krizës institucionale të Kosovës.
Linku në komente.
Recent updates to Wiki for Zojz and Zojs by user Catonif. Probably saw all the posts shit talking the god of Zojz lol. Regardless, I find it great we’re moving on from larp.