Të hënën e 24 marsit, Kolektivi Feminist e feston 6 vjetorin e themelimit me publikimin e vëllimit të tretë të Përkthimeve Feministe.
Na u bashkangjitni nga ora 19:00 në hapësirën e Kino Armatës.
Të shtyera/ë nga urgjenca e veprimit për grevistet e Kuvendit, sot ua nisëm edhe një letër publike kuvendarëve/eve për t’iu kërkuar zgjidhje të menjëhershme për grevistet.
Javën që shkoi më është publikuar libri “Riprodhimi shoqëror me punë dhe kafe".
Tejet falënderuese ndaj CHwB Kosova për mbështetjen, të gjitha/ë bashkëpunëtoreve/ëve dhe të gjitha/ë atyre, puna dhe kujdesi i të cilave/ëve e kanë mundësuar jetësimin e këtij studimi.
Cka ka ndodh me @klankosova_tv vitin e fundit?
Pse ka zgjedhur qe u kthy ne medium seksist e shtypes ndaj grave?
Ku jane gazetaret 'yje' te ketij televizioni qe flasin per te drejtat e njeriut? Cili eshte qendrimi i tyre dhe a kane guxim me u dale ne mbrojtje grave publikisht?
Me e shti nji dhunues brenda për me u përballë me atë që e ka dhunu është e papranueshme dhe sinjal që duhet me ia qitë drynin asaj shpije.
Perversiteti i logjikës së profitit është duke dhanë fryte vështirë të rikuperueshme.
Duhemi me u alarmu. Duhemi me bojkotu. Kolektivisht!
Produkti i tij bërllog, Big Brother me njanën dorë po prodhon dhunë mrena, me tjetrën po normalizon e amniston dhunë, duke paraqitë kështu nji precedent fatal për kauzat e të drejtave të njeriut.
Na u bashkoni, të mërkurën, nga ora 12:00 te Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Protesta thirret nga aktivistë/e të pavarur/a, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja.
Thirrja është dërguar si përmes posterëve të vendosur në vendet e tyre të punës, po ashtu edhe përmes emaileve të dërguar në ministri, fakultete e organizata joqeveritare.
Kjo thirrje është thirrje popullore që kërkon solidarizim e mobilizim në mbështetje të grevës së punëtoreve
THIRRJE PËR BOJKOT TË PUNËS NË SOLIDARITET ME GREVISTET E KUVENDIT
Përgjatë ditës së sotme ju bëmë thirrje punëtorëve/eve të institucioneve publike ta bojkotojnë punën këtë të mërkurë, si shenjë solidariteti me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit.