#Albania Defense Budget = 2.15 % of GDP. Nr. 19 in @NATO’s ranking. As of last week reached 2.6 % of GDP (2.2 % on core defense & 0.4 on security related & cyber expenses). #WeAreNATO@MinMbrojtjes
Duan apo nuk duan, u pëlqen apo nuk u pëlqen disave, tre janë faktet themelore të faktorit shqiptar në Evropën Juglindore.
Së pari, avantazhi më i madh strategjik i Shqipërisë në shekullin XXI është se është e rrethuar nga bashkëkombës. Në një epokë ku fuqia matet gjithnjë e më pak me territor dhe gjithnjë e më shumë me aftësinë për t’u organizuar, për t’u përshtatur dhe për të vepruar shpejt, prania shqiptare në rajon është kapitali ynë më i madh historik, njerëzor dhe gjeopolitik.
Së dyti, ndryshe nga shekulli i parë i shtet-ndërtimit, në dekadën e fundit forcimi ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar i Shqipërisë po përkthehet drejtpërdrejt në më shumë siguri, më shumë peshë dhe më shumë mundësi për shqiptarët në gjithë rajonin. Nuk është më vetëm Shqipëria që mbahet nga kombi. Është edhe kombi që forcohet nga një Shqipëri më e fortë, më e besueshme dhe më pranë Bashkimit Evropian.
Së treti, Shqipëria e ka ushtruar rolin e saj si shtet amë pa komplekse: herë në vijën e parë, herë në diplomacinë e heshtur, por gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Prandaj, kush mendon se i shërben kombit duke brohoritur “revolucion” në Tiranë, nuk po kupton përmasat e kohës. Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë. Është qendra politike, ekonomike dhe diplomatike e gravitetit të shqiptarëve në Evropën Juglindore. Ta destabilizosh atë nuk është akt patriotik. Është një luks që kombi shqiptar nuk mund t’ia lejojë vetes.
P.S. Një këshillë miqësore për revolucionarët me GPS që zbresin vetëm në Tiranë.
Mos e ngatërroni dashurinë për kombin me tutorinë mbi Shqipërinë. Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Por shtetin amë nuk ua lëmë askujt ta dobësojë në emër të patriotizmit.
Sepse shqiptarët kanë dy shtete, janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritete europianizuese në Mal të Zi dhe në Serbi. Por kanë vetëm një qendër graviteti strategjik. Dhe ajo është një Shqipëri e fortë.
Honoré de rencontrer le président et les membres de la Commission des Affaires européennes du @Senat à l’occasion de leur visite en Albanie. 🇦🇱🇫🇷
Un échange encourageant sur les bénéfices mutuels du partenariat stratégique entre la France et l’Albanie, de la coopération dans les domaines de la technologie et de l’éducation au renforcement des capacités de nos collectivités territoriales.
Merci à la France pour son soutien clair et constant au progrès de l’Albanie sur la voie de l’adhésion à l’Union européenne. 🇪🇺
🤝🇦🇱 Lidhja e Prizrenit rron, për të njëjtën arsye pse, pas shekujsh sfidash, pushtimesh e përpjekjesh për ta zhbërë, rron ende edhe Kombi shqiptar.
Ata burra që u mblodhën në Prizren nuk po mendonin vetëm për kohën e tyre. Ata po mendonin për të ardhmen dhe themelet e begatisë së një kombi të lirë.
Përmasat e kohës ndryshojnë. Parimet që mbajnë në këmbë një komb jo. Prandaj, ashtu si në Prizren, edhe sot rruga drejt së ardhmes kalon përmes unitetit. 🇦🇱🇪🇺
#LidhjaePrizrenit #Albania #1878 #Shqiperia
🇪🇺EU decision to approve a new €21 million support package under the European Peace Facility for the Albanian Armed Forces is more than financial support 🤝 it is a strategic vote of confidence in 🇦🇱 as a reliable NATO Ally, a credible security provider and a country fully aligned with the EU’s foreign and security policy.
Bringing total EPF support to €49 million, this investment will strengthen defence readiness, interoperability and 🇦🇱’s capacity to contribute more effectively to regional and European security. 🔗💪
A strong signal that Albania’s defence transformation, strategic vision and Euro-Atlantic path continue to deliver concrete and recognised results. 🇦🇱🇪🇺
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”. 🇦🇱
Kësaj here më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria. Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj.
Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë. 🇪🇺
E drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj.
Gjithmonë me ju! 🤝
Lake Ohrid perfectly embodies the climate & economic challenges that unite us, but also the extraordinary potential of our region when we act together.
At the @OSCE conference with members of the Natural Resources Committees of both countries 🇦🇱🇲🇰, discussed how to enhance regional coordination in protecting our natural and cultural heritage, and strengthening the resilience of our communities.
From #Struga to #Pogradec , we share common challenges that require common solutions. 🤝
As #NATO allies and members of the EU Civil Protection Mechanism, closer cooperation on civil protection remains essential 🇦🇱🇪🇺🇲🇰
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje etnike, por një normalitet europian!
Kjo është beteja e drejtë që studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po bëjnë me dinjitet, guxim dhe qytetari, duke u kthyer në një frymëzim për gjithë.
Mohimi apo neglizhimi i gjuhës shqipe nuk është thjesht padrejtësi, por rrezik për të ardhmen profesionale, sociale dhe njerëzore të qindra mijëra të rinjve që duan të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.
Sot, këta studentë nuk po kërkojnë privilegje etnike, por një normalitet europian! Dhe kjo kauzë meriton të dëgjohet, të mbështetet dhe të fitojë. 🤝
Falemnderit për diskutimin e hapur në #Strugë mbi atë çfarë mund të bëjmë më shumë ne si ligjvënës për studentët dhe për gjithë shqiptarët.
Mirënjohje ambasadorit tonë në Shkup @DenionMeidani për këtë organizim frymëzues.
🇦🇱🇪🇺🇲🇰
In the margins of @OSCE gathering with 🇦🇱 🇲🇰 MPs in #Struga, good to meet with former Prime Minister @DKovachevski , a strong proponent of bilateral cooperation on regional connectivity across strategic Corridor VIII 🇪🇺
Takimi me studentët shqiptarë të tre universiteteve të Tetovës ishte një moment që të rikthen besimin tek e ardhmja. 🙏
Plot dinjitet, kurajë dhe qytetari ata ngrenë zërin prej muajsh, jo vetëm për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer kauzën e tyre në një çështje të madhe të drejtash europiane për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë. 🇦🇱🇲🇰🇪🇺
#Studentet #ShqiptareteRMV #GjuhaShqipe #MaqedoniaVeriut
Në Tetovë me kryetarin historik dhe shqiptarin e përkushtuar Ali Ahmeti🇦🇱, një figurë që vazhdon të mbetet pikë reference edhe kur kohët ndryshojnë. Jo për vrullin e momentit, por për urtësinë dhe aftësinë për të frymëzuar duke parë më larg se konjukturat e ditës.
Në bisedë me të ndjen se sa e rëndësishme është që faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut🇲🇰 të vazhdojë të jetë një forcë stabiliteti, dinjiteti shtetformues dhe orientimi zhvillimor europian 🇪🇺.
Ka njerëz që bëjnë histori, dhe ka të tjerë qe e mbajnë gjallë atë çdo ditë. Ali Ahmeti i përket të dyja kategorive.
Faleminderit për mikpritjen Komandant dhe për frymëzimin e një politike që ndërton. 🙏🏻
Honoré d’avoir participé à l’échange avec le ministre français de la Justice, @GDarmanin , à l’École de la Magistrature, autour de l’État de droit, de la lutte contre le crime organisé et du désir d’Europe de l’Albanie. 🇫🇷🇦🇱🇪🇺
Le ministre Darmanin a salué les profondes réformes engagées par notre pays, les qualifiant de transformation sans précédent dans la région, et a réaffirmé le soutien clair de la France à l’adhésion de l’Albanie à l’Union européenne.
Dans une Europe confrontée à de nouveaux défis, une justice forte et la coopération entre alliés demeurent le socle de notre sécurité et de notre démocratie communes. #Albanie #France
🚢 A real turning point for Albania’s defense industry.
KAYO and @Fincantieri signed today a landmark agreement to transform Pashaliman into a naval production hub ⚓️ boosting capabilities and creating jobs in Vlora.
€1.2B plan | 400 jobs
Proud to have contributed to this transformative achievement.
Grateful to PM @ediramaal for backing this “crazy idea” from day one, and to @GuidoCrosetto & Pierroberto Folgiero for their unwavering support. 🇦🇱🤝🇮🇹 #Albania #Navy #Defense #Industry
A historic energy agreement signed today in Tirana 🇦🇱🇺🇸🇬🇷. The 20-year partnership for LNG supply from the United States, with a $6 billion commitment, is an investment in Albania’s energy security and that of the entire region.
Our country, and especially #Vlora, is positioning itself as a hub in the new energy architecture of the Eastern Mediterranean. When cooperation with our strategic allies translates into concrete projects, all of Southeast Europe benefits.
#Vlora #Albania #USA #Energy #Security
📡 🇦🇱 Infrastruktura digjitale dhe telekomunikacioni janë shtylla të zhvillimit ekonomik.
Sot, bashkë me kolegët e Komisionit për Burimet Natyrore dhe Komisionit për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale, në vizitën njohëse pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Diskutuam sfidat aktuale të sektorit:
✅ Mbulimi 5G ka tejkaluar 70% të popullsisë, por ka vend për bashkërendim më të mirë me pushtetin vendor për mbulim maksimal të territorit.
🤖 AI & Inovacioni: Shqipëria ka infrastrukturë digjitale me kapacitete reale për të mbështetur investime në inovacion dhe inteligjencë artificiale.
🔐 Siguria Kibernetike: koordinimi institucional po forcohet për mbrojtjen e të dhënave të Shtetit dhe qytetarëve.
Parlamenti është këtu për të siguruar që autoritetet rregullatore të hapin rrugë për zhvillimin e tregut dhe rritjen e konkurrencës në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
🏅Powerful words on present & future of #Albania from Anders Lindberg, Knight of the Order of Skanderbeg, yesterday at the opening of the Diaspora Summit in Tirana 🇦🇱🦅
Armëpushimi 15-ditor mes SHBA dhe Iranit mund të rihapë në mënyrë të qëndrueshme ngushticën e Hormuzit. Efektet e para janë reflektuar tashmë në çmimet e naftës.
Kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë.
Qeveria dhe agjencitë ligjzbatuese kanë garantuar përgjatë kësaj periudhe një kontroll efektiv dhe masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve.
Të njëjtat mekanizma do të garantojnë që, i gjithë zinxhiri nga importuesit te distributorët, askush mos të përfitojë nga kriza. As dje, as sot, as nesër.
Seanca të tilla, fatkeqësisht, janë pasqyra më e qartë e kontrastit midis dy mendësive në Kuvend:
Nga njëra anë, Partia Socialiste, në terren, në dialog me qytetarët, në proces të vazhdueshëm llogaridhënie dhe në avancim konkret të proceseve europiane.
Nga ana tjetër, shishja e institucionalizuar, si niveli më i lartë i artikulimit politik të një force që sheh tek kundërshtari një armik imagiinar.
Nderimi i dëshmorëve, të demokracisë dhe të çdo periudhe historike, është një akt solemniteti kombëtar.
Trimi Mul dhe shokët e tij nuk kanë as monopolin e zemrës, as monopolin e integritetit dhe kurrësesi as monopolin e të vërtetës.
27 years ago @NATO ‘s intervention in #Kosovo🇽🇰 stopped a tragedy unfolding in plain sight.
This was not an abstract debate about international order but rather a decision forced by reality. A decision to halt violence, to stop ethnic cleansing, and to break the machinery of Slobodan Milošević’s genocidal regime.
Back then, in Albania, we opened our doors to hundreds of thousands of compatriots and gave shelter, hope and dignity, when almost everything else was missing. No conditions. No hesitation.
NATO’s intervention did not heal every wound, but it stopped evil and made possible what once seemed out of reach: a free and independent Kosovo.
It also set our region on a different course, away from fear and subjugation, toward freedom, dignity, and the Euro-Atlantic family.
At a time when truth and justice appear increasingly obscured by global fragmentation, Kosovo’s liberation stands as a clear reminder that when confronted with injustice, neutrality and silence are not options.
#NATO #Kosovo #UÇK #Albania #Freedom #KFOR