Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet - rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara❤️
Shënoje këtë datë!
📅 8 Dhjetor
🕒 15:00 – 20:00
📍 Piramida, Tiranë
Dita e Rinisë po vjen dhe gjithë energjia, kreativiteti dhe zëri i të rinjve do të jenë në qendër të skenës!
Mos e humb, bëhu pjesë e Ditës së Rinisë: https://t.co/mQDhb050bD
🏺Mozaiku i Tiranës është kthyer në një destinacion të rëndësishëm kulturor për vizitorët, si një pikë ndalese për t’u njohur nga afër me Mozaikun Antik, dëshmi e një historie që zë fill më shumë se 1,800 vjet më parë.
Sot, në Kombinat, për një kafe me veteranët dhe pasardhësit e veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare, bashkë me Ogerta Manastirliun, kandidaten tonë për Kryetare Bashkie, ku folëm për vlerat që nuk shuhen, kujtesën, përkushtimin dhe dashurinë për Tiranën. 🇦🇱
🇦🇱🤝🇺🇸 Ishte kënaqësi të mirëprisja Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, në Parkun e Artit dhe në qendrën “Tirana Training Center” në Kinostudio, një model i zhvillimit të industrive krijuese dhe formimit profesional në fushën e kulturës dhe kinematografisë.
Kulla Veneziane, Durrës 😍🏰✨❗️📍
Një pikë e rëndësishme referimi historik dhe qendër e re e informacionit të trashëgimisë së qytetit të Durrësit. Përjetoni historinë si kurrë më parë nëpërmjet instalacioneve inovatore në gurët e vjetër të lashtësisë. 📽️💫