Trampi të premten e kaluar u takua me Putinin. Dje u takua me Zelenskin dhe liderët kryesorë të shteteve evropiane, të NATO-s e BE-së. Të gjitha këto në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje paqeje e rrjedhimisht për përfundimin e luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Në të gjitha prononcimet publike, Trampi përmend ndaljen e konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ne, jo vetëm që nuk e kemi zgjedhur kryetarin e kuvendit të dal prej zgjedhjeve të shkurtit 2025, por nuk jemi të sigurtë se do zgjidhet edhe pas vendimit të fundit të GJK.
Indiferencë që vazhdon me komoditet sikur të jemi qendra e botës e jo një vend i cili nëse di të pozicionohet dhe e di çfarë do mund të përfitojë nga ndryshimet në rendin ndërkombëtar e nëse vazhdon me indiferencë edhe mund ta pësojë me izolim, injorim, destabilizim e moszhvillim
Trampi, ndonëse shumicën e politikave që po i ndjek me shpejtësi dhe dinamikë të paparë i ka thënë në fushatë, prapë se prapë bota vazhdon të mbetet gojëhapur. Administrata Tramp 2 ka zënë në befasi fqinjët e SHBA-ve. Ka zënë në gjumë krejt botën arabe.
Ka zënë të papërgatitur dhe në kaos Evropën. Ka zënë në pozitë pa përgjigje (për të mos thënë të pashpresë) Ukrainën. Ndërsa ne? Ne na ka zënë indiferentë.
"Ajo ide do të ishte mirë të kthehej prej nesh. Jo të jetë imponim, mendoj që ajo është ideja më e mirë. Fatkeqësia jonë shtetërore e kombëtare ka qenë refuzimi i saj ideje. Sepse është e vetmja që e bën Kosovën funksionale" https://t.co/QhOeEo9ClT
"...Në të gjitha variantet mendoj se fundi do të jetë ripërcaktimi i kufijve sepse nuk shoh zgjidhje më të mirë” nga intervista e djeshme në KTV.https://t.co/K2xOEcNNt9
Këtu ishe dhe këtu do mbetesh! Me ty në ballë luftuam për liri. Me ty i mbështjellëm të rënët në fushën e betejës. Me ty e çliruam Kosovën. E ti do jesh prapë në ballë kur do të bashkojmë kombin. Urime e gëzuar për mot 28 Nëntori #albania#Kosova#kosovaeshteshqiperi#UÇK
Ne në vitet 2018-19 lëshuam mundësinë për ta zgjidhur problemin përmes ripërcaktimit të kufijve me Serbinë e cila jo vetëm se për herë të parë e bënte Kos Lind pjesë të zgjidhjes por hapte rrugën për funksionalizimin e shtetit, dhe bashkimin me Shq. https://t.co/HnVVHPWlx9
edhe një formulë tjetër e kanë të gatshme: atë të fajësimit të pushteteve të kaluara (paçka kanë bërë vite e vite vetë në pushtet) dhe të shpalljes armik i popullit kushdo që nuk pajtohet me ta.
Politikanët popullistë zakonisht operojnë me parulla, duke i thjeshtësuar deri në banalitet zgjidhjen e problemeve të rënda shoqërore, përfshirë ato politike dhe ekonomike. Ata të gjitha problemet komplekse të shoqërisë i transformojnë në parulla efikase elektorale.
Natyrisht pastaj kur vijnë në pushtet asnjë nga ato nuk zgjidhet me parulla. Në rastin e Kosovës të tilla janë problemet e Trepçës, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë e mbi të gjitha ato me Serbinë. E kur nuk ka projekte dhe ide për zgjidhjen e tyre
Është i drejtë pohimi se qëndrimi i palëkundur në betejat e atdheut të tij duhet të shërbej si një mantel për të mbuluar papërsosmëritë e tjera të një njeriu; meqenëse veprimi i mirë i ka fshirë të këqijat dhe merita e tij si QYTETAR më shumë se të metat e tij si INDIVID-Perikliu
Dhomat e Specializuara në Hagë sot dënuan bashkëluftëtarin Pjetër Shalën me 18 vite burgim. Edhe një përpjekje për goditjen e #UÇK-së dhe kontribuesve të luftës çlirimtare. Dhe përderisa këto dënime të padrejta po bien mbi barrën e të dënuarve padrejtësisht dhe familjeve të tyre
UÇK-ja dhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës, kaherë kanë kaluar gjykimin e Gjykatës së Historisë. Gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me lavdinë e kësaj lufte për liri dhe krenar me vlerësimin e gjykatës së përjetshme asaj të historisë njerëzore paçka
duke u nisur nga gjuha që përdorim në jetën e përditshme, në jetën publike dhe në rrjetet sociale. Të gjithë të jemi më të kursyer që tastierat të mos i shndërrojmë në fjalë, e fjalët në ushtarë që nuk mund t'i kontrollojmë.
Një fije e ndan gjuhën e urrejtjes politike nga dhuna politike. Denigrimi i kundërshtarit, dehumanizimi i tij, shpallja tradhtar (si dikur heretik), dhe madje edhe targetimi i grupeve të caktuara shoqërore si armiqësore e ndan shoqërinë në dysh dhe sjell vota e pushtet.
kjo e jona ende nuk i ka dy dekada dhe gardianët e saj jo vetëm që janë të brishtë, por edhe nën sulmet e vazhdueshme të pushtetit aktual. Andaj sot duhet ta dijmë që të gjithë kemi përgjegjësi për demokracinë tonë, jo vetëm se si votojmë dhe si kërkojmë llogari nga pushtetet por