Koleksionit të veprave të artit në Durrës, pronë e qytetarëve të Durrësit,i shtohet kjo vepër e artistit durrsak Ilir Xhixha, e titulluar Redoni, Hyjnia e Detit dhe e Tërmeteve. Me këtë vepër artistike jo vetëm mobilojmë hapësirën publike,por synojmë të zgjojmë mitologjinë ilire.
Shpresoj që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me sa më shumë qetësi. Ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë sot në votime, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!
Inspektim në Qendrën Shëndetësore në zonën e Currilave e cila është një nga qendrat 24 orëshe të hapura në Durrës. 28 qendra shëndetësore me shërbim 24 orë, do të jenë të përforcuara me autoambulanca fikse në zonat më të frekuentuara turistike në vend.
Një ditë mjaft e veçantë në Durrës, ku atleti bullgar, Krasse Georgievi ka zhvilluar një maratonë prej 1200 km si formë sensibilizimi për Korridorin 8.
Ky nuk është vetëm një korridor, por një vijë që bashkon kulturat e të gjithë popujve që preken nga ky korridor.
Projekti më i ri i Bashkisë Durrës në bashkëpunim me Terre des hommes: “Përmirësimi i aksesit dhe riintegrimi i fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të kthyera nga migrimi, në edukim, punësim dhe shërbime sociale” (IRMA).
Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës🤭 Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë👍Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij👊
Sot, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të OSHEE-së, Ardian Çela, shpërndamë dhurata për 35 fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës me rastin e festave të fundvitit, që edhe ata të festojnë si të gjithë fëmijët e tjerë.
#prioritetiynë#festatëgëzuarapërçdofëmi
Përuruam ambientet e reja të shkollës për fëmijët me aftësi të kufizuar, ambiente të cilat janë realizuar totalisht me fondet e Bashkisë së Durrësit.
#tëndryshëmportëbarabartë#egjithëvëmendjateju
Gjatë ceremonisë solemne në përkujtim të ngritjes së flamurit të pavarësisë në Durrës më 26 nëntor 1912, ku përulemi me respekt përpara të gjithë atyre patriotëve që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë e vendit.
Durrësi i është bashkuar fushatës botërore “Bëje Botën Portokalli”. Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, organizuam një aktivitet në bashkëpunim me UN Women dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të UN Women, Giuseppe Belsito. #medegjodhemua
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Muray Ahmet Yörük, në bashkinë e Durrësit, për të diskutuar mundësinë e binjakëzimit midis Durrësit dhe një qyteti bregdetar turk.
20 Nëntor 1943, në lapidarin simbol të kësaj dite për të përkujtuar të gjithë patriotët dhe luftëtarët durrsakë që u internuan në kampet e përqëndrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në takimin Ndërajonal të Komunitetit të “MED Green Growth”, i cili ka për qëllim të analizojë rolin e hartuesve të politikave lidhur me zgjerimin e konceptit të inovacionit “Green Growth. Krijimin i zonave të gjelbërta, riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe qytete “smart.
Në një takim me komandantët e anijeve të #NATO-s që kanë ardhur në portin e Durrësit në kuadër të stërvitjes së përbashkët Adrion ku marrin pjesë Shqipëria, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Greqia dhe Sllovenia.