▶️ Uashingtoni njoftoi vrasjen e udhëheqësit më të lartë të ISIS-it në Irak, i njohur si “Abu Khadijah”. Ishte presidenti Trump që njoftoi lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ushtria amerikane më pas saktësoi se pas testeve të AND-së Abu Khadijah ishte vrarë
▶️ Një video nga një pasagjere tregon momentin kur motori i një avioni merr flakë në një aeroport në Denver, të Kolorados. Avioni i kompanisë “American Airlines” u ul në Denver duke devijuar destinacionin e planifikuar, Dallasin, pasi ekuipazhi raportoi probleme ne motor.
Këshilltari kryesor i presidentit Putin për politikën e jashtme tha se armëpushimi i përkohshëm, i propozuar nga Uashingtoni, nuk ofron asgjë për Moskën
https://t.co/tQEQh2vpBR
Departamenti i Arsimit planifikon të pushojë nga puna mbi 1300 punonjës, duke përgjysmuar numrin e personelit në kuadër të planeve të Presidentit Trump për ta eliminuar agjencinë.
https://t.co/MMZtVQUoFG
▶️ Shefi i NATO-s Mark Rutte tha në Prishtinë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, ndërsa theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre krijon më shumë qëndrueshmëri dhe siguri për mbarë rajonin
🔴 Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Mike Waltz tha sot se Shtetet e Bashkuara po përparojnë në bisedimet që po zhvillojnë me një delegacion të lartë ukrainas, që po mbahet në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite.
https://t.co/0TJoq7D0he
▶️ Ukraina kreu të martën sulmin më të madh me dronë ndaj rajonit të Moskës, në Rusi, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet ruse thanë se 337 dronë u rrëzuan mbi Rusi, duke përfshirë 91 mbi rajonin e Moskës.
https://t.co/RCwTue5BtY
Më shumë se gjysmë milioni njerëz po përballen me ndalime të fluturimeve në aeroportet gjermane, ku një grevë 24-orëshe ka bërë të anulohen mijëra fluturime. Greva, e thirrur nga sindikata “Verdi” , prek 13 aeroporte në të gjithë vendin, përfshirë Mynihun, Berlinin e Dyseldorfin