📍Brussels -- Always a valuable opportunity to meet and exchange views with Members of the @Europarl_EN on issues related to EU enlargement and the broader dynamics shaping Europe’s political agenda.
I was particularly pleased to meet with Albania’s Rapporteur in the European Parliament, Andreas Schieder @SCHIEDER, as well as with Swedish MPs Arba Kokalari @ArbaKokalari and @adnandibrani, both of Albanian descent and outstanding examples of successful integration, civic engagement, and public service in open, democratic, and inclusive European societies.
I thanked the Rapporteur for his excellent work in leading the process on the report on #Albania, adopted last month in the European Parliament Committee on Foreign Affairs, @EP_ForeignAff.
It was also an occasion to recognize, beyond their work and contribution as MPs, the personal and professional journey of Arba and Adnan, which reflects not only the valuable contribution that Albanians make across Europe, but also the opportunities that free and democratic societies offer to individuals who are committed to hard work, participation, and excellence. They stand as a powerful testament to the strong human ties that connect #Albania with #Europe and to the positive role that #diaspora communities play in strengthening mutual understanding, cooperation, and shared European values. Their success is a source of pride for #Albanians everywhere and a reminder that the European project is ultimately about people, opportunities, and the ability to contribute fully to the societies we call home.
Our discussion focused on the state of play of Albania’s EU accession process, the priorities and work ahead in the ongoing negotiations, and the shared objective of maintaining the current momentum of #enlargement. We also underlined the important role of the European Parliament in supporting a credible, merit-based enlargement process and in advancing the European perspective of the #WesternBalkans.
At a time when the European Union is increasingly recognizing the strategic importance of enlargement, continued engagement with the @Europarl_EN remains essential for strengthening political support and building a broader consensus and in communicating the transformative impact of a merit-based EU accession process.
#Horizon2030
🇦🇱🇽🇰Në kuadër të vizitës në Kosovë, zhvillova një takim sa të veçantë aq edhe të përzemërt me përfaqësues të kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së #Shqipërisë që shërbejnë në kuadër të misionit të #KFOR-it.
I falënderova për kontributin e tyre të çmuar në përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm dhe i përgëzova për vlerësimet shumë pozitive që gëzojnë nga komanda e KFOR-it, si dëshmi e angazhimit, disiplinës, profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të përditshëm në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Ushtarakët tanë përfaqësojnë denjësisht jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe Shqipërinë, vlerat tona euroatlantike dhe traditën e kontributit të vendit tonë në misionet ndërkombëtare të paqes.
Shpreha krenarinë dhe mirënjohjen time për shërbimin e tyre dinjitoz, për sakrificën që bëjnë larg familjeve dhe për përkushtimin me të cilin mbajnë lart flamurin kuqezi në një mision me rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, të rajonit tonë dhe të gjithë hapësirës euroatlantike.
Kontributi i tyre është një dëshmi konkrete se Shqipëria mbetet e angazhuar jo vetëm për sigurinë e saj, por edhe për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e përbashkët të rajonit.
Siguria e #Kosovës është një interes strategjik për Shqipërinë, dhe prania e ushtarakëve tanë në KFOR pasqyron solidaritetin tonë të palëkundur me aleatët dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të integruar.
Faleminderit secilit prej tyre për shërbimin, përkushtimin dhe krenarinë me të cilën përfaqësojnë #Shqipërinë çdo ditë.
#WeAreNATO
📍Belgium -- Pleased to engage in a substantive discussion on “EU Enlargement: An Albanian View” at the Egmont – Royal Institute for International Relations. 🇦🇱🇧🇪
Together with a distinguished group of experts, diplomats, policymakers, and think tank representatives, we exchanged views on EU enlargement as a geopolitical imperative and a strategic investment in #Europe’s future.
The discussion highlighted a growing recognition that the future of the #WesternBalkans is inseparable from the future of Europe itself. A stable, secure, democratic, and fully integrated Western Balkans is essential to Europe’s ability to remain geopolitically credible, strategically relevant, and resilient in an increasingly complex international environment.
In #Albania’s case, the EU accession process has proven to be the most powerful catalyst for transformation, driving institutional modernization, strengthening the rule of law, consolidating democratic governance, improving public administration, and advancing economic development. It has also reinforced Albania’s full alignment with the values, policies, and strategic objectives that define the European project.
I emphasized the importance of preserving a credible, predictable, and #merit-based enlargement process, one that rewards genuine reform efforts and delivers tangible progress for both candidate countries and the European Union.
Such exchanges are invaluable for fostering strategic dialogue, strengthening mutual understanding, and building the broad political and intellectual consensus needed to advance a stronger, more united, and more secure Europe. They are equally important in sustaining an open and informed conversation about the common future, helping to communicate the strategic value of enlargement and European integration both in the candidate countries and the Member States.
🇦🇱🇪🇺🇧🇪
#Horizon2030
📍Prishtinë -- Në vizitën e parë në Kosovë, pata një takim shumë të ngrohtë dhe përmbajtësor me Kryetaren e Kuvendit dhe Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu. 🇦🇱🇽🇰
I urova suksese në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe rolin e rëndësishëm në garantimin e funksionimit normal të institucioneve dhe respektimit të standardeve demokratike.
Bashkëndamë vlerësimin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë sot më të forta dhe më të konsoliduara se kurrë më parë, të mbështetura mbi partneritetin tonë strategjik, vizionin e përbashkët euroatlantik dhe lidhjet e pandashme mes dy vendeve tona.
Vlerësuam se mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës përfaqësojnë nivelin më të lartë të institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve tona. Ramë dakord mbi nevojën për ruajtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të këtij mekanizmi, si një instrument i rëndësishëm për afrimin e politikave, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e interesave tona të përbashkëta.
Rikonfirmova se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të gjithanshme për Kosovën, përfshirë në afirmimin dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë në mbështetje të Kosovës, sepse një Kosovë më e fortë, më e integruar dhe më e afirmuar ndërkombëtarisht është në interes të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të gjithë rajonit. 🇦🇱🤝🇽🇰🇪🇺
📍Prishtinë - Takim i hapur, vëllazëror dhe po aq përmbajtësor me #Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.🇦🇱🇽🇰
Analizuam ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe u ndalëm veçanërisht te nevoja për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Vlerësuam se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike duhet të shoqërohet me rezultate edhe më të prekshme në fusha me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.
Në këtë kuadër, theksuam nevojën për të çuar përpara projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare, duke filluar nga #Hekurudha Kuq e Zi dhe zhvillimi i korridoreve energjetike e të transportit, deri te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në arsim, kulturë, shkencë, siguri, mbrojtje dhe diplomaci.
Riafirmova mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Shqipërisë për Republikën e #Kosovës në çdo aspekt që kontribuon në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
#Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah #Kosovës, me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë, si në planin dypalësh ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur përpjekjet e saj për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit në interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të saj, një investim i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në mbarë rajonin e #BallkanitPerëndimor.
#Bashkë
#KrahpërKrah🤝
📍Prishtinë - Në selinë e #Aleancës, pata kënaqësinë të takoj dhe përgëzoj Kryetarin Ardian Gjini, për marrjen e drejtimit të kësaj force politike në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në Kosovë.
Njëkohësisht, shpreha vlerësimin tim për kontributin e çmuar të ish-kryetarit, Ramush Haradinaj, si në drejtimin e Aleancës ndër vite ashtu edhe në avancimin e agjendës shtetërore të #Kosovës, veçanërisht në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për rrugëtimin e saj euroatlantik.
Diskutuam mbi rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve dhe rolin konstruktiv që Aleanca mund të luajë në ndërtimin e konsensusit politik, veçanërisht në funksion të proceseve të rëndësishme institucionale që e presin vendin, përfshirë zgjedhjen e Presidentit.
Theksova rëndësinë e #dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve, konsolidimit të paqes së qëndrueshme dhe përparimit në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar njëkohësisht nevojën për përgjegjësi dhe llogaridhënie ndaj çdo veprimi që cenon sgurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Riafirmova mbështetjen e palëkundur të #Shqipërisë për Kosovën, në çdo kohë dhe në çdo aspekt, si për forcimin e demokracisë, institucioneve dhe zhvillimit të saj, ashtu edhe për konsolidimin e rolit të Kosovës si faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
#Bashkë
📍Prishtinë -- Pata kënaqësinë e një takimi të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e #PDK-së, Bedri Hamza, me të cilin shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale politike në #Kosovë dhe sfidat e periudhës në vijim. 🇦🇱🇽🇰
Nënvizuam rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe nevojën për një frymë bashkëpunimi e përgjegjshmërie politike, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve për stabilitet, zhvillim dhe integrim evropian. E inkurajova kryetarin Hamza dhe PDK-në të vijojnë të luajnë një rol konstruktiv në ndërtimin e konsensusit politik, përfshirë proceset e rëndësishme institucionale që e presin vendin.
E sigurova për mbështetjen e palëkundur të #Shqipërisë ndaj #Kosovës, në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, avancimin e proceseve integruese evroatlantike, si dhe në përpjekjet për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Diskutuam gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të #dialogut Kosovë–Serbi, si një proces i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve, forcimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të të dy vendeve.
U kushtuam vëmendje të veçantë edhe zhvillimeve që lidhen me ish-drejtuesit e #UÇK-së. Shpreha respektin dhe solidaritetin tonë për kontributin e tyre historik në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe besimin tonë në pafajësinë e tyre. Njëkohësisht, ritheksova pritshmërinë që drejtësia të veprojë në mënyrë të paanshme, mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve më të larta ndërkombëtare të një procesi të rregullt ligjor.
#Bashkë
📍Prishtinë -- Gjatë takimit me Nënkryetarin e #LDK, Lutfi Haziri, vlerësova kontributin historik të kësaj force në shtetndërtimin e Kosovës dhe orientimin e saj euroatlantik, në frymën e vizionit të #Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova. 🇦🇱🇽🇰
Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm politik dhe institucional, ku kërkohet përgjegjësi, maturi dhe bashkëpunim në funksion të interesit shtetëror dhe qytetar.
Rikonfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështsë #Kosovën në çdo proces të rëndësishëm shtetëror e kombëtar dhe inkurajova bashkëpunimin për formimin pa vonesa të institucioneve të reja të paszgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar tashmë pjekuri të lartë demokratike, qëndrueshmëri institucionale dhe një potencial të padiskutushëm për zhvillim e progres.
Shpreha bindjen tonë se, përmes unitetit institucional, dialogut politik konstruktiv dhe koordinimit të ngushtë me miqtë dhe aleatët e saj strategjikë, ajo do të vazhdojë të ecë me vendosmëri drejt realizimit të aspiratës së natyrshme për integrim të plotë në familjen euroatlantike.
Dhe në këtë rrugëtim, Kosova do ta ketë #Shqipërinë gjithmonë pranë, në çdo hap dhe në çdo kohë, si partnerin e saj më të afërt, mbështetësin më të qëndrueshëm dhe aleatin e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për paqe, zhvillim dhe mirëqenie.
#Bashkë
Very pleased to meet with Major General Özkan Ulutaş, Commander of #KFOR.
#Albania highly values the vital role that KFOR continues to play in preserving peace, security and stability in Kosovo. We commend all troop-contributing nations for their unwavering commitment, professionalism and dedication, which remain essential to the success of NATO’s mission and to maintaining a safe and secure environment for all communities in Kosovo.
KFOR has been instrumental in addressing security challenges, particularly the very disturbing and threatening acts in northern Kosovo, while fostering stability and supporting the conditions necessary for dialogue, institution-building and long-term peace. Albania is proud to contribute to KFOR with a significant contingent and remains firmly committed to the Alliance’s efforts in the region.
As a #NATO Ally, Albania will continue to support Kosovo’s Euro-Atlantic aspirations and its gradual alignment with Alliance standards and practices. A secure, stable and democratic Kosovo contributes directly to the security, resilience and prosperity of the entire Western Balkans.
Kosovo’s security remains inseparable from Albania’s national and regional security interests. Stability in Kosovo means stability in the region, and strengthening Kosovo’s institutions, resilience and international integration is an investment in lasting peace and security for all.
At the same time, while KFOR’s presence remains indispensable, the long-term security and stability of Kosovo will increasingly depend on the strength, professionalism and democratic accountability of its own institutions. Supporting the continued development of Kosovo’s security capacities, in close coordination with NATO and international partners, is therefore essential for a sustainable and secure future.
--
Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha me Gjeneral Major Özkan Ulutaş, Komandant i #KFOR-it.
Shqipëria vlerëson lart rolin jetik që KFOR-i vazhdon të luajë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ne përgëzojmë të gjitha vendet kontribuese me trupa për angazhimin e tyre të palëkundur, profesionalizmin dhe përkushtimin, të cilat mbeten thelbësore për suksesin e misionit të #NATO-s dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
KFOR-i ka luajtur një rol vendimtar në përballimin e sfidave të sigurisë, veçanërisht përballë akteve shqetësuese dhe kërcënuese në veri të Kosovës, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e stabilitetit dhe në krijimin e kushteve të nevojshme për dialogun, forcimin e institucioneve dhe paqen afatgjatë. #Shqipëria është krenare që kontribuon në KFOR me një kontingjent të konsiderueshëm dhe mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetje të përpjekjeve të Aleancës në rajon.
Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe afrimin gradual të saj me standardet dhe praktikat e Aleancës. Një Kosovë e sigurt, e qëndrueshme dhe demokratike kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Siguria e Kosovës është e pandashme nga interesat kombëtare dhe rajonale të sigurisë së Shqipërisë. Stabiliteti në Kosovë do të thotë stabilitet në rajon, ndërsa forcimi i institucioneve të Kosovës, rritja e qëndrueshmërisë së saj dhe avancimi i integrimit ndërkombëtar përbëjnë një investim në paqen dhe sigurinë afatgjatë për të gjithë.
Ndërsa prania e KFOR-it mbetet e domosdoshme, siguria dhe stabiliteti afatgjatë i Kosovës do të varen gjithnjë e më shumë nga forca, profesionalizmi i institucioneve të saj. Mbështetja për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës, në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, mbetet thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë.
Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim, Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, @KonjufcaGlauk. 🇦🇱🇽🇰
Konfirmuam edhe një herë se marrëdhëniet ndërmjet #Shqipërisë dhe #Kosovës mbeten një prioritet strategjik i përbashkët dhe një gur themeli i vizionit tonë për të ardhmen. Lidhjet tona të veçanta historike, kombëtare dhe njerëzore, si dhe aspiratat e përbashkëta për zhvillim, mirëqenie dhe integrim euroatlantik, përbëjnë udhërrëfyesin e bashkëpunimit tonë.
Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve mbështetet mbi një bazë të fortë institucionale, të konsoliduar përmes më shumë se 200 marrëveshjeve dhe instrumenteve të bashkëpunimit. Megjithatë, ky partneritet kërkon një fazë të re dinamizmi, koordinimi dhe zbatimi konkret. Në këtë frymë, ramë dakord të intensifikojmë përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të përbashkët të dy qeverive dhe të riaktivizojmë mekanizmat e koordinimit strategjik në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Ritheksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për avancimin e mëtejshëm të Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik. Theksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për në BE përbën jo vetëm një mundësi konkrete për përshpejtimin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe afrimin me standardet evropiane, por edhe një mesazh të qartë politik për qytetarët e Kosovës se e ardhmja e tyre është në familjen evropiane.
Diskutuam gjithashtu mbi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit konstruktiv në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Një #marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese, e bazuar në njohjen reciproke, mbetet rruga më e sigurt për paqen e qëndrueshme, stabilitetin rajonal dhe konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Vëmendje të veçantë i kushtuam edhe bashkëpunimit për mbështetjen e shqiptarëve në rajon, veçanërisht në Luginën e #Preshevës, si dhe forcimit të koordinimit të politikave për diasporën shqiptare, e cila përbën një aset të rëndësishëm kombëtar dhe një urë të çmuar lidhëse me botën.
Dy shtetet tona do të vazhdojnë punojnë me vizion të qartë strategjik, në koordinim të ngushtë politik dhe institucional, duke kontribuar bashkarisht për paqen, stabilitetin dhe begatinë e #BallkanitPerëndimor.
#KrahPërKrah
It is always important to engage with scholars and civil society to exchange views on issues of primary importance. Our future will certainly depend on our ability to understand, interpret, and guide the profound transformations of our time.
It was therefore a great pleasure to speak at #Bocconi University’s School of Management in Rome, with a particular focus on Albania–Italy relations and the European future of the #WesternBalkans.
#Albania today stands among the most pro-European countries and among those that have clearly understood that the secure path to Europe lies in advancing day by day through reforms, democratic consolidation, and a clear strategic vision. More democratic, more open, more self-confident, and more European than ever before, Albania represents a concrete example of how the #European perspective can transform societies and strengthen regional stability.
The success of this #enlargement wave by the 2030 is not only strategic for Albania and the Western Balkans, but also essential for the future strength, unity, and credibility of Europe itself. A successful European integration of the region would reaffirm the transformative power of the European project at a time of profound geopolitical change.
#Italy has unquestionably been part of this journey, through sustained support, investment, and cooperation programmes. Over time, and on these solid foundations, our relationship has evolved into a truly Strategic Partnership, reflecting the depth of our ties and our shared vision for #Europe’s future.
A stable, fully integrated, and prosperous Western Balkans is indispensable for strengthening Europe’s collective security, safeguarding democratic values, managing migration flows, enhancing energy resilience, and preventing geopolitical vacuums that external actors could exploit.
In this context, #Italy’s continued leadership and engagement in regional initiatives remain of fundamental importance in advancing tangible cooperation, fostering sustainable development, and consolidating long-term stability across the region and the European continent as a whole. 🇦🇱🇮🇹
#Horizon2030
📍Rome - Pleased to meet with Hon. @pierofassino, Vice-President of the Defense Committee of the Chamber of Deputies of the Italian Republic as well as President of the Balkans Committee of the Parliamentary Assembly of the @coe, a friend of #Albania and the Albanian people, and an active and tireless supporter of the #European integration of the Western Balkans.
Albania’s progress in the EU accession process, our unwavering commitment to implementing ambitious reforms, the successful completion of the benchmarks that led to the approval of the #IBAR, and the work that lies ahead toward the closing negotiating chapters were at the heart of our very friendly and productive discussion today.
We also exchanged views on the pace and timelines of the #enlargement process, reaffirming the importance of maintaining the current momentum and to advance decisively toward our strategic objective of completing negotiations within this decade. This is not only a national priority, but also the fulfillment of the European aspiration that generations of Albanians have carried and worked for over many years.
We agreed that enlargement remains one of the European Union’s most successful strategic policies, capable of driving transformation, stability, and prosperity.
We also exchanged views on the current dynamics in the #WesternBalkans, underlining the importance of preserving regional stability, strengthening good-neighbourly relations, and advancing the European integration of the entire region. In an increasingly complex geopolitical environment, a secure, stable, and prosperous region is a strategic imperative for the security, unity, and credibility of #Europe as a whole.
We agreed that the renewed momentum behind EU enlargement represents a historic opportunity that should be seized by all countries of the region through reforms, dialogue, and enhanced regional cooperation. .
#Horizon2030
Një ditë vërtet e veçantë dhe emocionuese me arbëreshët në #Vena di Maida, në zemër të #Kalabrisë, një nga ato hapësira në #Itali ku historia shqiptare vazhdon të jetojë e të flasë prej më shumë se pesë shekujsh, ku gjuha, traditat dhe identiteti ynë kombëtar janë ruajtur me përkushtim të jashtëzakonshëm nga brezi në brez.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Salvatore Paone, të cilin e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë, si dhe me personalitete të shquara të botës akademike dhe kulturore arbëreshe, ndër ta Prof. Francesco Stirparo, Prof. Cettina Mazzei dhe Prof. Francesco Altimari, morëm pjesë në edicionin e XXXI të Manifestimit Kulturor Folklorik për Vlerësimin e Pakicave Gjuhësore, organizuar nga Shoqata Kulturore “Progetto Caraffa”.
Ishte një tjetër dëshmi e gjallë e forcës së identitetit arbëresh dhe e kontributit të pashlyeshëm që komunitetet arbëreshe kanë dhënë e vazhdojnë të japin në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare. Përmes familjes, shkollës, shoqatave kulturore dhe jetës komunitare, ata kanë arritur të mbajnë gjallë gjuhën shqipe, zakonet, kujtesën historike dhe ndjenjën e përkatësisë shqiptare për më shumë se pesë shekuj.
Shpreha mirënjohjen time më të thellë për çdo individ dhe familje arbëreshe që e ruan këtë trashëgimi me aq dashuri, krenari dhe përkushtim. #Arbëreshët nuk janë vetëm ruajtës të kujtesës sonë historike; ata janë një pjesë e gjallë e kombit shqiptar dhe një pasuri e çmuar e kulturës #evropiane.
Rikonfirmova angazhimin e plotë të #Shqipërisë, të institucioneve tona dhe të #Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike, shkencore, kulturore dhe shoqërore me komunitetet arbëreshe. Në këtë drejtim, vlerësova veçanërisht rolin e rëndësishëm të universiteteve, të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe, të studiuesve dhe intelektualëve arbëreshë, të cilët prej dekadash kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në studimin, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës e kulturës sonë.
Po aq i rëndësishëm mbetet edhe mbështetja e vazhdueshme e institucioneve italiane, e autoriteteve qendrore dhe vendore, të cilat kanë ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e këtij mozaiku të pasur kulturor që përbën një vlerë të shtuar për Italinë dhe për gjithë #Evropën.
Arbëreshët janë sot një urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, mes dy brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, një urë e ndërtuar mbi histori, kulturë, kujtesë dhe miqësi. Ata përfaqësojnë një shembull të vyer e të veçantë se si identiteti mund të ruhet dhe të pasurohet përmes bashkëjetesës, dialogut dhe integrimit.
Në këtë kuadër, mirëpritëm edhe projektet e reja që synojnë forcimin e lidhjeve me komunitetet arbëreshe, përfshirë #Muzeun e ri të Arbëreshëve në #Vuno, i cili pritet të shërbejë si një qendër moderne kujtese, studimi, edukimi dhe dialogu kulturor, duke afruar edhe më shumë Shqipërinë me bijtë dhe bijat e saj arbëreshe.
Historia jonë e përbashkët nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës; ajo është një pasuri e gjallë që na frymëzon të ndërtojmë së bashku të ardhmen. 🇦🇱🇮🇹
📍Kalabri - Marrëdhëniet e shkëlqyera mes #Shqipërisë dhe #Italisë, e në veçanti ato me rajonin e #Kalabrisë, pasurohen dhe marrin një dimension të veçantë nga lidhja historike e krijuar ndër shekuj nga komunitetet arbëreshe dhe trashëgimia e tyre e jashtëzakonshme kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore.
Kjo ishte në qendër të bisedës së përzemërt dhe përmbajtësore që pata me Këshilltarin për Bujqësinë dhe Pakicat Gjuhësore të Rajonit të Kalabrisë, z. Gianluca Gallo.
Diskutuam mbi mundësitë për ta forcuar më tej këtë urë të çmuar lidhëse përmes projekteve të përbashkëta dhe instrumenteve konkrete të bashkëpunimit, si edhe për zgjerimin e ndërveprimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve tona në funksion të ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së vlerave unike të botës arbëreshe.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së komuniteteve arbëreshe, forcimit të lidhjeve akademike, kulturore dhe institucionale, si dhe nxitjes së iniciativave që mund t’i afrojnë edhe më shumë brezat e rinj me gjuhën, historinë dhe identitetin e tyre shqiptar.
Jam i bindur se, duke punuar së bashku, mund ta forcojmë edhe më tej këtë lidhje të veçantë që na bashkon – një dimension i çmuar i marrëdhënieve shqiptaro-italiane dhe një angazhim i përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e një trashëgimie që u përket jo vetëm dy popujve tanë, por edhe kulturës evropiane në tërësi..🇦🇱🤝🇮🇹
#SëBashku
#Insieme
📍Rome -- Had an insightful and stimulating discussion today with Italian parliamentarians, senior diplomats, and representatives of leading Rome-based think tanks.
An excellent opportunity to exchange views on a range of issues, including the unique Albania–Italy Strategic #Partnership, Albania’s progress on its path toward EU membership, the renewed momentum of EU enlargement, and the broader geopolitical transformations reshaping Europe and the international order.
It was also another valuable occasion to express Albania’s profound gratitude for the unwavering support and friendship that #Italy has consistently extended to our country. For us, Italy embodies the very essence of a trusted friend and strategic partner: always present in moments of need, always standing alongside #Albania at critical junctures of our modern history, and always ready to support our aspirations for development, prosperity, and European integration. In particular, Italy’s steadfast support for Albania’s EU accession process remains of paramount importance, and one for which we are deeply grateful.
I emphasized that Albania’s progress in the accession negotiations is firmly merit-based. Every milestone achieved is the result of sustained political commitment, the successful implementation of reforms, and tangible progress in aligning with European policies, standards, and values.
The discussion also underscored a growing strategic consensus: the future of the #WesternBalkans is inseparable from the future of Europe itself. In today’s geopolitical environment, the region is not a peripheral concern but a vital component of Europe’s security, stability, and geopolitical credibility. Stronger regional connectivity, economic integration, reconciliation, and coordinated action on common challenges not only benefit the countries of the region, but also contribute to a stronger, more resilient, and more united Europe.
Open, substantive, and forward-looking exchanges such as these are essential for deepening mutual understanding, strengthening partnerships, and shaping the collective responses needed to address the challenges and opportunities of an increasingly complex world.
#Horizon2030
📍Vilnius. Pleasure to meet with Mr. Remigijus Motuzas, Chair of the Parliamentary Committee on Foreign Affairs of #Lithuania.
We agreed on the important role of #parliamentary diplomacy and enhanced inter-parliamentary cooperation as valuable instruments for advancing our common objectives, including #Albania’s path toward EU membership, for which we are grateful for Lithuania’s continued support.
In an increasingly complex and fragile security environment, our two countries remain firmly aligned in strengthening #NATO unity, safeguarding Euro-Atlantic security, and defending democratic values.
#Russia’s ongoing aggression against #Ukraine remains the greatest threat to #Europe’s security architecture. At this critical moment, unity, solidarity, and close cooperation among #Allies and partners are more essential than ever to defend the very principles upon which peace and stability on our continent have long been built.
#StrongerTogether
📍Vilnius - Excellent meeting with Sigitas Gailiūnas, President of the Association of Lithuanian Chambers of Commerce. 🇦🇱🇱🇹
We had a thoughtful discussion on advancing Albania–Lithuania economic cooperation and building stronger business-to-business connections.
With its strategic location, highly competitive sectors, growing regional connectivity, and accelerating economic development, #Albania is an increasingly attractive destination for foreign investment. No longer seen simply as a small national market but one fully integrated regional hub. The clear prospect of EU accession offers a more predictable, secure, transparent, and forward-looking environment for international investors.
#Lithuanian businesses are welcome in Albania to explore concrete partnerships in energy, infrastructure, tourism, technology, innovation. This is not only about increasing trade flows, but also about building lasting strategic partnerships between business communisies and our economies.
#Economic diplomacy is not a slogan. It is about constant engagement to generate ideas, create opportunities, connect businesses, and deliver tangible results for our countries and citizens.
#Horizon2030
📍Bruxelles - Très heureux d’avoir rencontré aujourd’hui le Ministre français des Affaires européennes, @benjaminhaddad, avec lequel nous avons eu un échange approfondi, en particuler sur le processus d’élargissement de l’Union européenne, la situation dans les Balkans occidentaux ainsi que l’importance de la coopération régionale.
La dynamique des relations entre l’Albanie 🇦🇱 et la France 🇫🇷 n’a jamais été aussi riche, solide et prometteuse. J’ai exprimé ma profonde reconnaissance pour la position claire et constante de la #France en faveur d’une #Europe élargie, plus unie, plus forte et toujours solidaire, capable d’affronter et de répondre aux défis d’un monde de plus en plus turbulent.
J’ai également tenu à saluer l’engagement personnel du Ministre dans l’accompagnement du parcours européen de l’Albanie, notamment lors des étapes décisives de notre processus d’adhésion à l’Union européenne.
Au-delà du dialogue politique renforcé, notre partenariat bilatéral se traduit par des projets concrets et tangibles au bénéfice de nos citoyens. Dans le cadre d’une coopération en constante expansion, nous renforçons activement notre collaboration dans des domaines stratégiques tels que l’innovation de pointe, l’énergie verte, la défense, l’éducation, la communication stratégique ainsi que les échanges culturels.
Nous avons enfin réaffirmé notre volonté commune de continuer à approfondir ce partenariat d’exception et à renforcer davantage les relations bilatérales entre nos deux pays dans tous les domaines d’intérêt mutuel.
--
📍Bruksel – Shumë i lumtur që u takova sot me Ministrin francez për Çështjet Evropiane, @benjaminhaddad, me të cilin zhvilluam një bisedë permbajtësore, veçanërisht mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, situatën në Ballkanin Perëndimor si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Dinamika e marrëdhënieve mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Francës 🇫🇷 nuk ka qenë kurrë më e pasur, më e fortë dhe më premtuese. Shpreha mirënjohjen time të thellë për qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të #Francës në mbështetje të një #Evrope më të zgjeruar, më të bashkuar, më të fortë dhe gjithmonë solidare, të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të një bote gjithnjë e më të trazuar.
Gjithashtu, vlerësova angazhimin personal të Ministrit në mbështetjen e rrugëtimit evropian të #Shqipërisë, veçanërisht në etapat vendimtare të procesit të anëtarësimit në #BashkiminEvropian.
Përtej dialogut politik të përforcuar, partneriteti ynë dypalësh po konkretizohet përmes projekteve të prekshme dhe me përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë. Në kuadër të një bashkëpunimi në zgjerim të vazhdueshëm, ne po forcojmë në mënyrë aktive bashkëpunimin në fusha strategjike si inovacioni i avancuar, energjia e gjelbër, mbrojtja, arsimi, komunikimi strategjik si dhe shkëmbimet kulturore.
Rikonfirmuam vullnetin tonë të përbashkët për të thelluar më tej këtë partneritet të veçantë dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Deeply saddened by the tragic level crossing accident in Buggenhout, Belgium, which claimed the lives of four people, including two children.
Our heartfelt condolences go out to the grieving families and all those affected by this devastating loss.
Albania stands in solidarity with the people and Government of Belgium during this difficult time.
Our thoughts are also with the injured children, and we wish them a full and swift recovery.
Wall of #Enlargement — Change is coming. 🇦🇱🇪🇺
👉 On 14 October 2024, everything for Albania was red. Not a single chapter had been opened.
👉 Eleven months later, on 17 November 2025, everything turned yellow. All 33 chapters were opened.
👉 Following the 8th Intergovernmental Conference on the #IBAR held yesterday, the biggest test so far in our accelerated accession process, the colours are beginning to change once again. They will soon start turning green, the final stage, before ultimately turning "blue" by 2030.
We know this well: Albania’s path to EU membership is only credible when it is earned, merit-based, grounded in real transformation, and driven by a truly European mindset. That is exactly what we are doing.
What once seemed distant, inaccessible, or even impossible to many is now becoming reality: step by step, reform by reform, commitment by commitment, every single day, together with our partners.
Thank you to everyone in Team Europe Albania;
Thank you to Commissioner @MartaKosEU and to our colleagues in the European Commission for their remarkable dedication;
Thank you to the current Presidency, @CY2026EU, for its true commitment and leadership;
And thank you to all Member States for their understanding, support, and partnership, demanding precisely because it has been sincere.
We will not stop until the job is done, because for Albania, this is our path to our future & all roads lead to Brussels. 🇦🇱🇪🇺
#Horizon2030