Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë pjesë aktive e historisë sonë zhvillimore; si zë, si urë dhe si forcë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës. Samiti IV i Diasporës, që do të mbahet më 14–15 prill 2026 në Tiranë, vjen si një hap i radhës në këtë proces të vazhdueshëm angazhimi, duke e çuar bashkëpunimin në një nivel më të strukturuar, më strategjik dhe më të orientuar drejt rezultateve konkrete.
Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret me prioritetet kombëtare të zhvillimit. Fokus i veçantë do t’i kushtohet ideve, projekteve dhe iniciativave që lidhin ekonominë, inovacionin, kulturën, teknologjinë, arsimin dhe sipërmarrjen me vizionin për Shqipërinë 2030.
I ndërtuar si një platformë bashkë-krijimi, Samiti synon të forcojë lidhjen mes diasporës, institucioneve qendrore dhe aktorëve vendorë, duke kontribuar në politika gjithëpërfshirëse, partneritete funksionale dhe bashkëpunime të qëndrueshme ndërkombëtare. Pjesëmarrja në këtë proces nuk është simbolike, ajo është pjesë e mënyrës se si formulohen zgjidhjet dhe orientohen prioritetet për të ardhmen.
Samiti IV i Diasporës fton profesionistë, sipërmarrës, krijues dhe ekspertë nga e gjithë bota të bëhen pjesë e këtij dialogu, të ndajnë përvojën e tyre dhe të kontribuojnë në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.
Bëhuni pjesë e Samitit IV të Diasporës.
Një hapësirë ku rrënjët na bashkojnë, dhe vizioni i përbashkët na çon përpara.
Link i regjistrimit: https://t.co/GqmhgoIvGN
Agjencia Kombëtare e Diasporës
Samiti i Diasporës
📍 Budapest 🇦🇱🇭🇺
From the symbols of our history to partnerships for the future.
Foreign Minister Ferit Hoxha began his official visit to Hungary by paying tribute at the monuments of Skanderbeg and Saint Mother Teresa, two remarkable figures whose legacy reaches far beyond Albania’s borders.
🇪🇺 The visit continued with a meeting with Deputy Prime Minister and Foreign Minister Anita Orbán, focusing on Hungary’s continued support for Albania’s EU accession, alongside opportunities to strengthen trade, investment and economic cooperation.
🤝 Shared history, strong friendship and a common vision for a European future.
L’Albanie exprime sa pleine solidarité avec la France à la suite de l’attribution des récentes #cyberattaques destructrices, d’une ampleur sans précédent, à une unité cyber offensive affiliée au Corps des gardiens de la révolution islamique d’Iran.
L’Albanie ne sait que trop bien ce à quoi la #France est aujourd’hui confrontée.
En 2022, notre pays a lui-même été la cible de cyberopérations brutales et destructrices, attribuées sans l’ombre d’un doute à des acteurs étatiques iraniens.
Les cyberattaques commanditées par des États ne sauraient être banalisées, tolérées, ni devenir un instrument de coercition sans conséquences pour leurs auteurs.
Une attaque contre des infrastructures critiques est une attaque contre le fonctionnement et la sécurité mêmes d’une société, qu’elle soit menée au moyen d’explosifs ou d’un code malveillant.
L’#Europe doit rester unie, renforcer sa résilience collective et veiller à ce que les responsables de tels actes répondent de leurs actions.
@jnbarrot@benjaminhaddad
--
Albania stands in full solidarity with France following the attribution of the recent unprecedented destructive #cyberattacks to an offensive cyber unit affiliated with Iran’s Islamic Revolutionary Guard Corps.
Albania knows all too well what #France is facing.
In 2022, our country was itself the target of brutal and destructive cyber operations attributed without any shred of doubt to Iranian state actors.
State-sponsored cyber attacks cannot be normalized, tolerated or allowed to become a cost-free instrument of coercion.
An attack on critical infrastructure is an attack on the functioning and security of a society, regardless of whether it is carried out with explosives or malicious code.
#Europe must stand together, strengthen its collective resilience and ensure accountability for those responsible.
__
Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Francën, pas sulmeve #Kibernetike shkatërruese dhe në një shkallë të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Shqipëria e di shumë mirë, nga përvoja e saj, se me çfarë po përballet sot #Franca.
Në vitin 2022, vendi ynë u bë vetë objektiv i operacioneve kibernetike brutale dhe shkatërruese, të ndërmarra nga aktorë shtetërorë iranianë.
Sulmet kibernetike të sponsorizuara apo mbështetura nga shtetet nuk mund të normalizohen, të tolerohen apo të shndërrohen në një instrument kërcënimi, dhe të mbeten pa pasoja për autorët e tyre.
Një sulm ndaj infrastrukturës kritike është një sulm ndaj vetë funksionimit dhe sigurisë së një shoqërie, pavarësisht nëse kryhet me eksploziv apo me nje kod keqdashës.
#Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar, të forcojë qëndrueshmërinë e saj kolektive dhe të sigurojë që përgjegjësit për akte të tilla të japin llogari.
📍Budapest -- Mënyra më e bukur, dhe jo vetëm simbolike, për të nisur vizitën zyrtare në #Hungari: me emocionin e veçantë të vendosjes së një buqete me lule pranë statujave të dy figurave të mëdha shqiptare, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Shën #Terezës.
Një moment respekti e mirënjohjeje, por edhe krenarie për historinë, vlerat dhe identitetin tonë kombëtar, të mishëruara në dy figura që i përkasin #Shqipërisë, por mesazhi dhe trashëgimia e të cilave kapërcejnë kufijtë.
❤️🇦🇱
🇦🇱 Një mundësi e re për karrierën tënde në MEPJ!
Bëhu pjesë e ekipit që kontribuon çdo ditë në përfaqësimin e Shqipërisë dhe në avancimin e interesave të saj në arenën ndërkombëtare.
🔎 Njihu me mundësitë e reja të punësimit dhe apliko!
🔗 Më shumë informacion:
https://t.co/2wOSRGSdET
Warmest wishes to Poland and the Polish people on National Independence Day!
Albania is proud to count Poland as a close friend, a valued NATO Ally and a steadfast partner on our path to EU membership. We are grateful for Poland’s support and look forward to the day when we can work together as fellow members of the European Union.
Happy Independence Day to our Polish friends! 🇦🇱🤝🇵🇱
Deeply saddened by the tragic accident in #Bulgaria, which has claimed many lives and left others injured.
Our thoughts and heartfelt condolences are with the families and loved ones of the victims, and with the people and Government of Bulgaria.
We sincerely wish a swift and full recovery to all those injured and strength to everyone affected by this tragedy.
@vpetrova_mfa
Türkiye Cumhuriyeti’nin kurucusu Gazi Mustafa Kemal Atatürk’ü, ebediyete intikalinin 88. yıl dönümünde saygı ve rahmetle anıyoruz.
Arnavutluk Cumhuriyeti Büyükelçiliği – Ankara
Një mbrëmje e bukur, sa e veçantë aq edhe e pasur, kushtuar larmisë së trashëgimisë sonë kulturore shpirtërore, me rastin e takimit të 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të #UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore, organizuar në Tiranë.
Trashëgimia kulturore jomateriale është shumë më tepër se kujtesë e së shkuarës. Ajo është një pjesë e gjallë e identitetit tonë, e mënyrës se si e jetojmë dhe e tregojmë historinë tonë, si ruajmë veçantinë e njëkohësisht ndërtojmë ura mes njerëzve dhe kulturave.
Ruajtja, promovimi dhe përcjellja e saj te brezat e rinj është një përgjegjësi e përbashkët, por edhe një mundësi për ta bërë kulturën një hapësirë edhe më të fuqishme bashkëpunimi mes vendeve tona.
Faleminderit @BGonxhja dhe Ministrisë së Kulturës për një mbrëmje të këndshme, me tingujt, vallet, traditat dhe gjithë shpirtin e pasur të kulturës sonë. 🇦🇱
Deeply saddened by the loss of lives and the many injuries caused by the explosion at the steel factory in Izmir province.
Our heartfelt condolences go to the families who have lost their loved ones, and our thoughts are with all those injured and affected by this tragic accident.
Albania stands in solidarity with the people and the Government of #Türkiye at this difficult moment.
@MFATurkiye@AlEmbassyTurkey@TC_TiranBE
Always a pleasure to meet with the Head of the EU Delegation in Albania, Ambassador Sofia Moreira de Sousa @EuAmbAL, and all the more so to receive a copy of the 2026 Progress Report for Albania, the most comprehensive, detailed and wide-ranging annual assessment of the country’s progress and its overall level of preparedness for European Union membership. 🇦🇱🇪🇺
The Report must be read as a whole. We should welcome the substantial and meaningful progress achieved, which confirms that we are on the right track and that Albania is able not only to make commitments, but also to deliver on them. At the same time, we must remain fully aware, clear-eyed and determined about the challenges that remain, and address them through inclusive processes, constructive engagement and genuine dialogue.
The Commission’s roadmap towards 2027 provides us with a clear direction. For the first time, our objective of concluding accession negotiations by the end of 2027 is reflected in an EU document as an ambitious but achievable goal. Reaching it will require sustained effort, high-quality reforms and, above all, effective and consistent implementation.
The Ministry for Europe and Foreign Affairs remains fully committed to further strengthening its institutional capacities and playing its full part in this decisive final stretch of the negotiations.
We are grateful to our partners in the European Commission, including the EU Delegation in Albania, and to all Member States for their continued support, understanding and partnership. We are equally grateful to our negotiating team for its dedication, professionalism and hard work.
Joining the European Union is out top national goal and project, and a whole-of-society endeavour, just as the benefits of membership will belong to society as a whole and It requires everyone’s contribution.
--
Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa @EuAmbAL, dhe aq më tepër të marr prej saj një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë, vlerësimit vjetor më gjithëpërfshirës, të detajuar dhe të gjerë mbi progresin e vendit dhe nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 🇦🇱🇪🇺
Raporti duhet lexuar si një i tërë. Duhet të mirëpresim progresin thelbësor dhe domethënës të arritur, i cili konfirmon se jemi në rrugën e duhur dhe se Shqipëria është e aftë jo vetëm të marrë angazhime, por edhe t’i përmbushë ato. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, realistë dhe të vendosur përballë sfidave që mbeten, duke i adresuar ato përmes proceseve gjithëpërfshirëse, angazhimit konstruktiv dhe dialogut të mirëfilltë.
Udhërrëfyesi i Komisionit drejt vitit 2027 na jep një drejtim të qartë. Për herë të parë, objektivi ynë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është pasqyruar në një dokument të Bashkimit Evropian si një objektiv ambicioz, por i arritshëm. Arritja e tij do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, reforma cilësore dhe, mbi të gjitha, zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj institucionale dhe për të luajtur plotësisht rolin që i takon në këtë fazë përfundimtare dhe vendimtare të negociatave.
U jemi mirënjohës partnerëve tanë në Komisionin Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, si dhe të gjitha shteteve anëtare, për mbështetjen e vazhdueshme, mirëkuptimin dhe partneritetin e tyre. Po aq mirënjohës jemi edhe ndaj ekipit tonë negociator për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivi dhe projekti ynë më i rëndësishëm kombëtar. Është një përpjekje e gjithë shoqërisë, ashtu siç përfitimet e anëtarësimit do t’i përkasin të gjithë shoqërisë. Për ta realizuar këtë projekt, nevojitet kontributi i të gjithëve.
#Shqipëria2030
🗓️ Një javë intensive me Evropën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE në qendër të agjendës. 🇦🇱🇪🇺
Nga prezantimi i buxhetit më ambicioz të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027, te vizitat dhe takimet bilaterale në Berlin e Bukuresht, si dhe pjesëmarrja në Ministerialin e Nismës së Evropës Qendrore (CEI), fokusi ishte i qartë: avancimi i procesit të anëtarësimit dhe forcimi i mbështetjes për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.
Shqipëria evropiane ka nevojë për një mbështetje sa më të gjerë, jo vetëm politike dhe institucionale, por edhe në opinionin publik evropian. Prandaj, takimet dhe dialogu me institute kërkimore, akademikë dhe studentë marrin një rëndësi të veçantë: për të prezantuar progresin e Shqipërisë, ambicien për të përmbyllur negociatat dhe, mbi të gjitha, vizionin e një Shqipërie që po përgatitet për të zënë vendin e saj si anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.
Deeply shocked and saddened by the tragic shooting in Kraków today, which has claimed six lives and left many others injured.
Our heartfelt condolences go to the families and loved ones of the victims, and we wish a swift and full recovery to all those injured.
At this painful moment, Albania stands in solidarity with the people of Poland and with all those affected by this senseless act of violence. 🇦🇱🇵🇱
@PolandMFA@AlEmbassyPoland@PLinAlbania
📍 Bucharest -- Pleased to meet with Daniel-Cătălin Zamfir, Romania’s Minister of Economy, Digitalisation, Entrepreneurship and Tourism. 🇦🇱🇷🇴
We discussed how to translate our excellent political relations into a stronger and more dynamic economic partnership. There remains significant untapped potential to expand bilateral trade, attract investment and foster closer business-to-business cooperation.
We identified promising opportunities in ICT and digital services, manufacturing and tourism. The priority now is to turn this potential into concrete results, through a focused business agenda for 2027, targeted B2B engagement and partnerships that deliver tangible benefits for both economies.
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të takoja z. Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe Turizmit të Rumanisë. 🇦🇱🇷🇴
Diskutuam se si marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike t’i përkthejmë në një partneritet ekonomik më të fortë dhe më dinamik. Ekziston ende një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes bizneseve të dy vendeve.
Identifikuam mundësi premtuese në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, shërbimeve digjitale dhe industrisë prodhuese dhe turizmit. Prioriteti tani është që këtë potencial ta shndërrojmë në rezultate konkrete, përmes një agjende të fokusuar biznesi për vitin 2027, angazhimit të drejtpërdrejtë B2B dhe partneriteteve që sjellin përfitime të prekshme për të dyja ekonomitë.
Excellent meeting with my Albanian counterpart @HoxhaFer . We share the goal of seeing Casa Iorga in Saranda return to Romanian ownership, so that it can swiftly be a symbol of our friendship once again. We agreed on the next steps to this aim.
We also discussed bringing our business communities closer to boost trade.
📍 Bucharest -- Pleased to join fellow Foreign Ministers and senior officials for the Ministerial meeting of the Central European Initiative.
At a time when Europe’s security and geopolitical landscape is being profoundly reshaped, regional cooperation matters more than ever. #CEI remains a valuable platform for strengthening dialogue, connectivity and cooperation across our region, while advancing the European aspirations of its members.
For Albania, the message is clear: a stronger and more united Europe requires a credible and successful #enlargement process. But our region cannot become fully European if we remain distant from one another, and Europe cannot become fully united and strong while our region remains outside it.
This is why regional cooperation and European integration must go hand in hand. When we remove barriers to trade, connect our energy systems and transport corridors, recognise professional qualifications, strengthen digital connectivity and cooperate more closely on security, we are not building an alternative to the European Union. We are preparing our region to function as part of it.
Closer economies build a stronger region. Closer societies create greater trust. Greater trust strengthens security. And stronger people-to-people ties turn proximity into partnership. Ultimately, a more connected, cooperative and resilient Western Balkans means a stronger Europe.
That is the Europe we need: more connected, more secure, more resilient and, ultimately, whole.
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të bashkohem me kolegët ministra të Jashtëm dhe zyrtarë të lartë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI).
Në një kohë kur peizazhi i sigurisë dhe ai gjeopolitik i Evropës po riformësohen thellësisht, bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë. #CEI mbetet një platformë e çmuar për forcimin e dialogut, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit në rajonin tonë, duke çuar njëkohësisht përpara aspiratat evropiane të vendeve anëtare.
Për Shqipërinë, mesazhi është i qartë: një Evropë më e fortë dhe më e bashkuar kërkon një proces zgjerimi të besueshëm dhe të suksesshëm. Por rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa kohë rajoni ynë mbetet jashtë saj.
Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah. Kur heqim barrierat tregtare, ndërlidhim sistemet tona energjetike dhe korridoret e transportit, njohim kualifikimet profesionale, forcojmë ndërlidhjen digjitale dhe bashkëpunojmë më ngushtë për sigurinë, nuk po ndërtojmë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Po përgatisim rajonin tonë të funksionojë si pjesë e tij.
Ekonomi më të ndërlidhura ndërtojnë një rajon më të fortë. Shoqëri më të afërta krijojnë më shumë besim. Më shumë besim forcon sigurinë. Dhe lidhjet më të forta mes njerëzve e shndërrojnë afërsinë në partneritet. Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor më i ndërlidhur, më bashkëpunues dhe më i qëndrueshëm do të thotë një Evropë më e fortë.
Kjo është Evropa që na duhet: më e ndërlidhur, më e sigurt, më e qëndrueshme dhe, në fund, e bashkuar në tërësinë e saj.
📍 Bucharest -- During my visit to #Romania, I had a useful and constructive meeting with Alexandru-Mihai Ghigiu, Minister of Investments and European Projects.
I shared an update on the strong momentum of Albania’s EU accession process, and we discussed the imperative of building the institutional and administrative capacities needed to assume the responsibilities of future EU membership, including the effective management and implementation of EU funds and programmes.
We also explored opportunities to strengthen cooperation between our local authorities, drawing on Romania’s valuable experience in aligning local governance with the EU acquis and effectively using cohesion policy instruments to support regional and local development.
#Albania2030
--
📍 Bukuresht -- Gjatë vizitës sime në #Rumani, pata një takim të dobishëm dhe konstruktiv me Alexandru-Mihai Ghigiu, Ministrin e Investimeve dhe Projekteve Evropiane.
E informova mbi dinamikën pozitive të procesit të anëtarësimit të #Shqipërisë në BE dhe diskutuam mbi domosdoshmërinë e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe administrative të nevojshme për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi i ardhshëm në Bashkimin Evropian, përfshirë menaxhimin dhe zbatimin efikas të fondeve dhe programeve të BE-së.
Gjithashtu, shqyrtuam mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve tona vendore, duke përfituar nga përvoja e çmuar e Rumanisë në përafrimin e qeverisjes vendore me acquis-në e BE-së dhe në përdorimin efektiv të instrumenteve të politikës së kohezionit, në mbështetje të zhvillimit rajonal dhe vendor.
#Shqipëria2030
📍 Bucharest -- Pleased to meet with the new Minister of Foreign Affairs of Romania, Dan Neculăescu @DanNeculaescu. 🇦🇱🇷🇴
We reaffirmed the longstanding friendship and strategic partnership between #Albania and #Romania, and our shared commitment to further deepen bilateral cooperation, with a particular focus on expanding economic and trade ties and unlocking their full potential.
Romania’s consistent support for Albania’s European path and for the EU #enlargement process more broadly is deeply valued. Together, we remain committed to advancing European integration and strengthening security, stability and cooperation across the Western Balkans.
We also exchanged views on key regional and international security developments, underscoring the importance of Allied unity, stronger coordination within #NATO, and continued, unwavering support for #Ukraine.
I reaffirmed Albania’s solidarity with Romania in addressing the evolving security challenges in the Black Sea region and our determination to work closely together in safeguarding our shared #European and Euro-Atlantic security.
#Albania2030
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të takoja Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Dan Neculăescu @DanNeculaescu. 🇦🇱🇷🇴
Rikonfirmuam miqësinë e kahershme dhe partneritetin mes #Shqipërisë dhe #Rumanisë, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe shfrytëzimin e plotë të potencialit të tyre.
Mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe për procesin e zgjerimit të BE-së në tërësi është shumë e çmuar. Së bashku, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara integrimin evropian dhe për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.
Shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet kryesore të sigurisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit mes Aleatëve, koordinimit më të ngushtë brenda NATO-s dhe mbështetjes së vazhdueshme e të palëkundur për #Ukrainën.
Rikonfirmova solidaritetin e Shqipërisë me Rumaninë përballë sfidave në zhvillim të sigurisë në rajonin e Detit të Zi, si dhe vendosmërinë tonë për të punuar ngushtësisht së bashku në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët #evropiane dhe euroatlantike.
#Shqipëria2030
📍 Bukuresht | Evropa që brezi i ri zgjedh të ndërtojë.
Ministri Ferit Hoxha bashkëbisedoi me studentët e Kolegjit Franko-Rumun të Studimeve Evropiane për Shqipërinë drejt BE-së, dezinformimin, teknologjinë dhe rolin e të rinjve në të ardhmen evropiane.
Një mesazh në qendër të takimit: Evropa e së nesërmes merr formë nga zgjedhjet dhe angazhimi i tyre sot. 🇦🇱 🇪🇺
📍 Bucarest -- Très heureux de ce moment d’échange avec les étudiants du Collège franco-roumain d’études européennes à Bucarest. 🇦🇱🇷🇴🇫🇷🇪🇺
Un dialogue ouvert, vivant et stimulant sur l’Albanie et son chemin vers l’Union européenne, mais aussi sur l’Europe elle-même, ses défis dans un monde de plus en plus incertain, la désinformation, les bouleversements technologiques et la responsabilité particulière de la jeunesse face à ces transformations.
J’ai surtout voulu leur transmettre une conviction : l’Europe de demain ne sera pas simplement celle dont ils hériteront. Elle sera celle qu’ils décideront de construire, en achevant la réunification de notre continent et en donnant tout son sens à notre maison européenne commune.
Merci aux étudiants pour leur curiosité, leurs questions et la qualité de cet échange. Rien n’est plus encourageant pour l’avenir de l’Europe que de rencontrer une génération qui l’interroge et, surtout, veut continuer à la faire vivre.
--
📍Bukuresht -- Kënaqësi e veçantë që pata një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Franko-Rumun të Studimeve Evropiane në Bukuresht. 🇦🇱🇷🇴🇫🇷🇪🇺
Një dialog i hapur, dinamik dhe frymëzues për #Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, por edhe për vetë Evropën, sfidat e saj në një botë gjithnjë e më të pasigurt, dezinformimin, transformimet teknologjike dhe përgjegjësinë e veçantë të të rinjve përballë këtyre ndryshimeve.
Mbi të gjitha, ndaja me ta një bindje: Evropa e së nesërmes nuk do të jetë thjesht ajo që do të trashëgojnë. Do të jetë #Evropa që ata vetë do të zgjedhin të ndërtojnë, duke çuar deri në fund ribashkimin e kontinentit tonë dhe duke i dhënë kuptim të plotë shtëpisë sonë të përbashkët evropiane.
Faleminderit studentëve për kureshtjen, pyetjet dhe cilësinë e këtij bashkëbisedimi. Nuk ka asgjë më inkurajuese për të ardhmen e Evropës sesa të takosh një brez që e sheh në sy dhe mbi të gjitha, dëshiron të vazhdojë ta ndërtojë e ta mbajë gjallë.
📍 Bucharest -- A very warm and meaningful meeting with the new Prime Minister of Romania, H.E. Luca Niculescu. 🇦🇱🇷🇴
Our conversation reflected the genuine friendship between #Albania and #Romania, two countries connected by longstanding historical ties, a strong partnership built over the last decades, #NATO allies and, above all, bound by a shared European future.
We discussed how to give even greater substance to our bilateral relations, expand economic cooperation and investment, and work more closely together on the challenges facing our region and #Europe.
I conveyed Albania’s deep appreciation for Romania’s steadfast support for our EU accession. Romania’s own #European journey remains a valuable experience for us as we move decisively towards membership.
Our ties are rooted in history, but their greatest potential lies ahead.
I wished Prime Minister @LucaNiculescu all the best in his high responsiblities.
#Albania2030
--
📍 Bukuresht -- Një takim shumë i ngrohtë dhe domethënës me Kryeministrin e Rumanisë, Luca Niculescu. 🇦🇱🇷🇴
Biseda jonë reflektoi miqësinë e sinqertë mes #Shqipërisë dhe #Rumanisë, dy vende të lidhura nga marrëdhënie historike të kahershme, nga një partneritet i fortë i ndërtuar ndër vite, si aleatë në #NATO dhe, mbi të gjitha, nga një e ardhme e përbashkët evropiane.
Diskutuam se si t’u japim edhe më shumë përmbajtje marrëdhënieve tona dypalëshe, të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, si dhe të bashkëpunojmë më ngushtë përballë sfidave me të cilat përballen rajoni ynë dhe #Evropa.
Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përvoja dhe rrugëtimi evropian i Rumanisë mbeten veçanërisht të çmuara për ne, ndërsa Shqipëria avancon me vendosmëri drejt anëtarësimit.
Lidhjet tona i kanë rrënjët në histori, por potencialin e tyre më të madh e kanë në të ardhmen.
I urova Kryeministrit Niculescu sukses në përgjegjësitë e tij të larta.