Biçikleta, trotuare dhe transport publik
Kur të gjithë vozisin me makinë,
askush nuk lëviz.
Investo në infrastrukturën e Bicikleteve, në Transport Publik , në Trotuare.
Mijëra fidanët e shpresës vajtën 4 vjeç !
Janë rritur janë fuqizuar, mes dimrit dhe shpresës. Kaluan 4 dimra , mbijetuan për ti kthyer jetën pyllit. Kush ka qenë në aksione sot duhet të ndihet krenar. Mëndja pozitive fitoi mbi shkatërrimin.
Biçikleta ndihmon shëndetin tone dhe shëndetin e qytetit !
Ul stresin, rrit imunitetin, shton energjitë, i jep oksigjen gjithë komunitetit.
PEDALO !
Filloje ditën me energji, optimizëm, pozitivitet!
Ndihmo të gjithë shoqërinë të ngrihet me energjinë tënde.
Në Kamëz filloi programi Ecovolis për edukimin e biçikletës te fëmijët
Biçikleta do kulturë por do dhe rrugë , do parkime dhe orë praktike me të.
Ne dhuruam 2 biçikletat e para dhe 2 parkimet për shkollën 8 vjeçare në Kamëz! Bashkia solli dhjetëra pemë të bukura për shkollën !
Një orë edukimi pë mjedisin, per natyrën, për forcën e njerëzve kur bashkohen për të mbrojtur mjedisin dhe shoqërinë!
Mesazhi : Mendo, vepro, organizo opitimizmin tënd.
Qëllimi: Bëhu pjesë e pozitivitetit çdo ditë.
Ne fund: Jetoje sa më gjelbër ditën tënde ! 😊
Në luftë me Erozionin.
Në hyrje të Librazhdit, është një kodër që ka vite që po rrëshket.
Lumi kur del nga shtrati e gërryen nga poshtë, ndërsa mungesa e shkurreve, e pemëve, e bimëve, e ekspozon ndaj shkretimit, nga lartë.
Shëmbja e kësaj kodre nuk është e largët.
Rrëzimi i kesaj kodre rrezikon jetë., do të sillte dëme të pakthyeshme, për rrugën, për urën, për komunitetin, për biznesin, për qytetin e Librazhdit.
Shkretimi i saj ka ndodhur në vite, por masa nuk janë marrë
Pamja në hyrje të qytetit është e shëmtuar, por është më shumë se aq
Në ditën e Shqipërisë, në kushte malore, në 50 minuta u mbollën 25 fidanë rrapi.. thuajse asgjë
Por nëse ky veprim do të përsëritet nga të rinjtë e Librazhdit, do të shpëtonin kodrën, urën, rrugën, komunitetin, bizneset.
Me një veprim të vogël do bënim një ndryshim gjigand