📢 Ditë e Hapur Informative për vizat e studentëve të huaj
Më 3 shtator, ora 11:00, në ambientet e MEPJ-së, organizohet, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, një Ditë e Hapur Informative me përfaqësues të universiteteve shqiptare.
🎓 Në fokus: procedurat, kriteret dhe dokumentacioni për vizat dhe lejet e qëndrimit të studentëve ndërkombëtarë, si dhe adresimi i problematikave të evidentuara gjatë procesit të aplikimit.
Një nismë për komunikim më të drejtpërdrejtë me universitetet, transparencë më të madhe dhe procedura më të qarta e efikase për studentët që zgjedhin Shqipërinë.
📩 Regjistrimi: [email protected]
Gjuha shqipe është ADN-ja e kombit tonë. Ajo qëndron në themel të kulturës, identitetit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët dhe mbetet në qendër të përpjekjeve tona për ta ruajtur, kultivuar dhe forcuar kudo ku jetojnë shqiptarë.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026-2027, procesi i shpërndarjes në Diasporë të librave të #Gjuhës Shqipe dhe #Kulturës Shqiptare kërkon kujdes, vëmendje dhe përkushtim nga të gjithë.
Sepse pas çdo libri të dhuruar qëndron një fëmijë që mëson shqip, një familje që mban gjallë lidhjen me Atdheun dhe një brez i ri që merr me vete, ruan dhe përcjell më tej identitetin tonë të përbashkët.
Të gjithë ata që janë në vijën e parë të këtij misioni: #mësueset, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave shqipe në #Diasporë, të cilët, me përkushtimin e tyre të përditshëm, japin një kontribut të çmuar në këtë përpjekje të perbashkët, kanë gjithë mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të pakursyer.
🇦🇱📚
Thjeshtëzimi, digjitalizimi dhe gjithëprania e shërbimit janë disa nga drejtimet kryesore të punës për t’i përmirësuar edhe më tej shërbimet #konsullore.
Në këtë aspekt duam dhe do të ndryshojmë edhe sensin e marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarit: nga një shtet që pret që #qytetari të shkojë pas shërbimit, te një shtet që shkon pranë qytetarit, kudo dhe sa herë që është e mundur.
Synimi është që shërbimet të jenë edhe më të shpejta, më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë nevojave reale të qytetarëve shqiptarë, pavarësisht se ku ndodhen. 👇
Deeply saddened by the passing of His Majesty King Harald V, a wise and beloved monarch who served Norway with dignity, humility, and unwavering devotion.
Albania extends its heartfelt condolences to the Royal Family and the people of Norway, a close friend and NATO Ally, at this time of national mourning.
May His Majesty rest in peace.
Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar.
Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, @MickeySpajic, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride. Kam parë gjithashtu interpretimet dhe aludimet e ndryshme mediatike që kanë pasuar.
Raportimet e mediave janë pjesë e debatit publik. Ne i lexojmë dhe i analizojmë me vëmendjen e duhur, por i marrim me rezervën e nevojshme, aq më tepër kur përmbajnë interpretime të ndryshme apo kontradiktore.
Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj #Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në #NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në #BE, dhe as askund tjetër.
Shqipëria dallon sepse bën pikërisht të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik.
Hamendësimet, interpretimet mediatike apo debatet e brendshme politike të një vendi fqinj nuk mund dhe nuk duhet të prodhojnë artificialisht probleme mes dy vendeve tona. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me ZvKM dhe MPJ, Ibrahimović, si dhe me ZvKM, Nik Gjeloshaj.
Kjo duhet mbajtur parasysh edhe këtu tek ne. Aktorët e ndryshëm, përfshirë ata politikë, janë të mirëpritur të marrin nga MEPJ çdo informacion të nevojshëm për të shmangur debate të panevojshme dhe, mbi të gjitha, për të mos lejuar që politika e jashtme e vendit të kthehet në objekt apo instrument të debateve dhe qasjeve partiake të brendshme.
Politika e jashtme kërkon gjithnjë qetësi, maturi dhe përgjegjësi.
Happy Independence Day to Moldova!
Albania values the friendship between our countries and the European future we are working to build together.
As fellow EU candidate countries, we know that the road to membership demands determination, reform, and resilience. We look forward to continuing this journey alongside Moldova and to strengthening the ties between our countries and people.
Warm wishes to our Moldovan friends and colleagues at @MoldovaMFA. 🇦🇱🤝🇲🇩
Ratko Mladić, a brutal murderer, convicted of #genocide, war crimes and crimes against humanity and sentenced to life imprisonment, has died in prison. When pronouncing a life sentence, Alphons Orie, the presiding judge, said Mladić’s crimes ranked “among the most heinous known to #humankind”.
His political patron and the architect of so much of the #Balkan tragedy, Slobodan Milošević, died in The Hague without having faced the full course of justice, a painful reminder of the limits of justice when perpetrators live this world before the full judicial process can run its course.
But death in either case, convicted or sentenced, does not erase guilt, nor can it rewrite the historical record.
#Srebrenica, #Sarajevo, #Kosova and all the victims of the wars in the former Yugoslavia deserve neither oblivion nor revisionism.
The verdicts remain, the facts remain, and the responsibility for remembering remains with us, but also for making sure that through justice, healing, #reconciliation, cooperation and a common #european vision, such monsters and their policies never come back in the region or anywhere.
#NeverAgain
It was a pleasure to welcome today H.E. Dr. Ali Obaid Ali Alyabhouni Aldhaheri, Non-Resident Ambassador of the United Arab Emirates to Albania. 🇦🇱🇦🇪
The relationship between #Albania and the #UAE continues to grow from strength to strength.
As the UAE prepares to open a full-fledged Embassy in Albania, we look forward to deepening our cooperation across key sectors, including investment, energy, infrastructure, innovation, tourism and trade, and to advancing ambitious projects that create new opportunities, shared prosperity and stronger ties between our two countries.
Albania will continue to stand in full solidarity with the UAE as it demonstrates remarkable resilience in the face of the vicious, unprovoked and unjustified attacks by #Iran, defending its sovereignty, security and territorial integrity.
We reaffirm our unwavering commitment to continue working closely together to further strengthen our excellent relations and to promote peace and security, sustainable development, and a rules-based international order.
.@MartaKosEU today in Croatia:
“Today EU enlargement is about much more than simply enlarging our Union. ... Enlargement is about making ourselves stronger.”
We fully agree, Commissioner.
Through its full and unwavering alignment with the EU's Common Foreign and Security Policy and Common Security and Defence Policy, its active participation in EU-led missions and operations, its constructive and stabilising role in the Western Balkans, and its steadfast commitment to democratic values, reforms and the rule of law, #Albania is already contributing to a stronger Europe.
Ours is an open and outward-looking society, firmly anchored in European values, with a long tradition of coexistence, tolerance and respect for diversity.
Albania's accession to the European Union will not only fulfil the aspirations of its citizens. It will also strengthen the Union itself, enhancing its security, stability, influence and cohesion.
A stronger Albania in Europe means a stronger #Europe as a whole. 🇦🇱🇪🇺
#Albania2030
https://t.co/OZ945bdmcE
I had a productive and forward-looking discussion today with Lord Wood of Anfield, Parliamentary Under-Secretary of State at the Foreign, Commonwealth & Development Office. 🇦🇱🇬🇧
The Albania–UK relationship has evolved into a truly strategic partnership, grounded in shared values, mutual trust and a common commitment to security, prosperity and our responsibilities as close partners and #NATO Allies.
Our discussion focused on advancing cooperation on European security and defence, expanding trade and investment opportunities, and deepening collaboration across a broad range of areas of mutual interest. We reaffirmed our shared commitment to supporting #Ukraine and to strengthening European security in an increasingly complex geopolitical environment.
We also exchanged views on developments in the Western Balkans and Albania’s EU accession path. I highlighted Albania’s renewed efforts to strengthen national resilience against growing hybrid threats and other forms of malign foreign interference. We agreed to further strengthen our cooperation in this field, as part of our shared commitment to a peaceful, resilient and stable region.
Albania and the United Kingdom have demonstrated what close, trusted and ambitious partners can achieve together. I look forward to working closely with Lord Wood and the leadership of the @FCDOGovUK to translate our strong political ties and shared vision into concrete and lasting benefits for our countries, our economies and our citizens.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë.
Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.
Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre.
Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve.
Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij.
Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt.
📍Pogradec — Seminari i Qeverisë, një moment për të parë dhe analizuar çdo aspekt në imtësi, përtej ditës dhe rutinës, dhe për të përcaktuar qartë prioritetet deri në fund të vitit, përfshirë edhe në politikën e jashtme.
Vijimësia e sukseshme e procesit të anëtarësimit në BE mbetet objektivi ynë parësor dhe do të kërkojë ritëm të shtuar, fokus të qartë dhe angazhim të plotë diplomatik.
Do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, si kontribut për një #BallkanPerëndimor më të stabilizuar, më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më pranë #Evropës.
Do të modernizojmë dhe thjeshtëzojmë më tej shërbimet konsullore, duke i bërë sa më të shpejta, të aksesueshme dhe gjithnjë e më të orientuara ndaj qytetarit.
Në fokus të veçantë do të jetë vijimi i reformimit të Shërbimit të Jashtëm, për një diplomaci moderne, profesionale dhe meritokratike, me një korpus diplomatik të përbërë nga më të mirët, në vend e jashtë tij; të aftë, të zhdërvjellët dhe të angazhuar për të përfaqësuar denjësisht vendin, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të krijuar më shumë vlerë të shtuar për #Shqipërinë:
- më shumë ndikim për imazhin e vendit dhe projektimin e tij kulturor e shoqëror;
- më shumë lidhje me ekonominë dhe tregtinë;
- më shumë ndërlidhje, partneritete dhe mundësi;
- më shumë rezultate konkrete për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë, brenda e jashtë vendit;
Një Shqipëri europiane kërkon edhe një #diplomaci europiane. 🇦🇱🇪🇺
#Shqipëria2030
On Ukraine’s Independence Day, Albania stands with the Ukrainian people as they defend the very meaning of independence: the right of a free nation to determine its own future.
Ukraine’s courage and resilience are a defence not only of its sovereignty and territorial integrity, but of the principles on which a free and peaceful Europe is built.
Albania will continue to stand firmly with Ukraine, for a just and lasting peace, accountability, and Ukraine’s rightful place in our European family.
Happy Independence Day, Ukraine. 🇦🇱🤝 🇺🇦
Në Ditën Evropiane të Kujtesës për Viktimat e Regjimeve Totalitare dhe Autoritare, kujtojmë miliona njerëz, të drejtat dhe dinjiteti i të cilëve u shkelën dhe jetët e të cilëve u sakrifikuan nga regjime të ndërtuara mbi represionin, frikën dhe mohimin e lirisë njerëzore.
Për Shqipërinë 🇦🇱, kjo ditë ka një domethënie të veçantë. Historia jonë na kujton se liria dhe demokracia nuk mund të merren kurrë si të mirëqena dhe se përballja e ndershme me të kaluarën mbetet pjesë e domosdoshme e mbrojtjes së tyre në të ardhmen.
I kujtojmë viktimat. I nderojmë ata që rezistuan. Dhe riafirmojmë angazhimin tonë për një Evropë demokratike, të ndërtuar mbi ligjin, rregullat dhe vullnetin e shprehur përmes votës së lirë, ku asnjë ideologji, shtet apo udhëheqës nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, dinjitetin njerëzor dhe lirinë.
Kujtesa është jo vetëm nderim për të shkuarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen.
Në përfundim të një vere të shkurtër, pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në #Luginën e Preshevës:
Deputetin në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi; Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi;
Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti si dhe
Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani,
duke filluar kështu sezonin e ri me një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë #diplomatik.
Një bisedë e lirë, e drejtpërdrejtë, por mbi të gjitha vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të #Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.
Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret.
#Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim, dialog dhe mbështetje konkrete.
Puna vazhdon.
MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.
Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.
Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon. Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona.
🇦🇱🇭🇺 Albania warmly congratulates the Government and people of Hungary as they celebrate the foundation of the Hungarian State and honour King Saint Stephen.
As NATO Allies and close partners, Albania and Hungary enjoy strong relations rooted in friendship, mutual respect, and a shared commitment to Europe’s security and prosperity. We greatly value Hungary’s consistent support for Albania’s EU accession and its strong advocacy for the enlargement process.
We look forward to further strengthening our bilateral cooperation and partnership across the region and beyond.
Happy State Foundation Day, Hungary! 🇦🇱 🤝 🇭🇺
Happy Independence Day to Indonesia and the Indonesian people!
On this important day, our thoughts are also with all those affected by the recent earthquake, with wishes for strength and a swift recovery.
The opening of Albania’s Embassy in Jakarta marks a new chapter in our relations, with growing opportunities for trade, investment, tourism, and closer political cooperation.
We look forward to bringing our countries and people even closer together.
Selamat Hari Kemerdekaan! 🇦🇱🤝🇮🇩
🇦🇱 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek nga afër situatën pas tërmetit me magnitudë 7.7 në pjesën lindore të Indonezisë.
Përmes Ambasadës së Shqipërisë në Xhakarta, Ministria është në kontakt me autoritetet lokale dhe po verifikon praninë dhe gjendjen e shtetasve shqiptarë në zonat e prekura.
📌 Informacioni i plotë dhe kontaktet për emergjencë: https://t.co/VT9kZ7kNBD