YE në Tiranë! Kenye West në show më të madh ndonjëherë në vend! 11 korrik në Kashar, LIVE! Në takimin organizativ ndërinstitucional për të diskutuar dhe koordinuar të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së këtij eventi të përmasave ndërkombëtare.
Gjatë mbledhjes së bordit me përfaqësues të AADF dhe BMF për Butrintin, u diskutua mbi ecurinë shumë pozitive të vitit që lamë pas, duke theksuar mirëmenaxhimin dhe administrimin efikas të parkut.
Top 3 sitet më të vizituara:
🍃Parku Arkeologjik Shkodër me 8,587 vizitorë;
🇦🇱Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë;
🏰Kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë.
Trashëgimia jonë kulturore vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj gjatë dy muajve të parë të vitit 2026!
21,134 prej tyre kanë vizituar Muzetë Kombëtarë, 14,394 Parqet Arkeologjike dhe 6,723 Kalatë dhe Monumentet e Kulturës.
Folëm edhe për muzeumet, ecurinë e investimeve në proces, ndërhyrjen në Kalanë e Kaninës dhe bashkëmenaxhimin e aseteve kulturore. Vlora meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale, ndaj po punojmë për një sezon sa më të organizuar dhe për një vit më të suksesshëm.
Gjithashtu përgatitjet për një sezon turistik që synojmë ta shtrijmë përtej verës. Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit dhe pastrimit të plazheve, përgatitjes së vijës bregdetare dhe rritjes së standardeve për qytetarët dhe turistë.
Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave për Vlorën, ku me drejtuesit e bashkisë dhe Kryetaren Bruna Mersini ngritëm grupet e përbashkëta për verifikimin e nevojës dhe mundësive për vende të ankorimit, koordinimin për prioritetet, projektet në zhvillim.
Daulinat e Pranverës në MAT 😍🌸🥁🔥
Një rit i rëndësishëm i traditës sonë që përcillet brez pas brezi, duke shpallur ardhjen e pranverës në vigjilje të Ditës së Verës. 🍃
Një mbrëmje plot që bashkon komunitetin dhe mban gjallë trashëgiminë tonë kulturore jomateriale.
Kullat e Veriut po dokumentohen për herë të parë në një hartë të përbashkët digjitale, si pjesë e procesit për hartimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave.
📍 4 qarqe
🏛 13 bashki
📝 450 aplikime
🗺 krijimi i hartës digjitale të kullave
⚒️🦺👷♂️Vijojnë punimet për ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, plane interpretimi dhe përmirësimi i eksperiencës së vizitorëve në 🏰Kalanë e Kaninës në Vlorë.
Në Vlorë me ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku së bashku me drejtuesit e bashkisë dhe Kryetaren Bruna Mersini, diskutuam për prioritetet, projektet në zhvillim dhe përgatitjet për një sezon turistik që synojmë ta shtrijmë përtej verës.
MIRËMËNGJES 😊
dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë dhe kontributin e tyre në Shqipëri, ju uroj një të diel të paqtë💐♥️
Mirëmëngjes nga Mozaiku i Tiranës, një qendër ku do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe të antikitetit të vonë të cilat gjenden në sitet tona më të rëndësishme arkeologjike.✨
Kënaqësi dhe nder që delegacioni i Komitetit të Turizmit të Bundestagut Gjerman, me në krye Kryetaren e Komitetit, Anja Karliczek dhe me 11 deputetë nga fraksione të ndryshme politike të Bundestagut, iu përgjigj ftesës sonë për të vizituar stendën e Shqipërisë 🇦🇱 në ITB Berlin.
💐Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësuesit që me përkushtim, dashuri dhe përkujdesje ndriçojnë rrugën e dijes për brezat.