📺 NJOFTIM PËR MEDIA
Në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë KLP kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si vijon:
Klodian Braho
Elvin Gokaj
Doloreza Musabelliu
Adnan Xholi
⚖️ Kjo tragjedi na kujton domosdoshmërinë e një uniteti të fortë institucional dhe përgjegjësie të përbashkët shtetërore, për të mbrojtur çdo përfaqësues të drejtësisë që shërben në emër të ligjit.
Në këto çaste zie, KLP, dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe kolegëve të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke shprehur solidaritetin e plotë me gjithë trupën e drejtësisë.
Urojmë gjithashtu, shërim të shpejtë edhe 2 personave të plagosur.
Vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike në tërësi.
DEKLARATË E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe gjithë shoqërinë shqiptare, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri.
🗣️The HPC discussed today the verification of the legal criteria for candidates in the transfer procedure through parallel movement, for 23 vacant positions in the general jurisdiction prosecution offices & approved the list of qualified candidates. 👇🏻
https://t.co/DPLLUSozJw
🗣️KLP diskutoi sot mbi verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve në procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele, për 23 vendet vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm
📌Miratoi listën e kandidatëve të kualifikuar 👉🏻 https://t.co/DPLLUSozJw
🗣️ Raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsian Çela, mbi veprimtarinë vjetore të strukturës, 2024📝
🗣️The Prosecutor General, Olsian Çela, presenting the annual report on the activity of the structure for 2024
#prosectution#hpc#klp#annualreport
📢 KLP miratoi transferimin me pëlqim të prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan.
Për t'u njohur me emrat e prokurorëve të transferuar, klikoni në linkun 👇🏻📎
https://t.co/T5h2bLAM4z.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht, plotësimin e 3 (tre) vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, përmes procedurës së ngritjes në detyrë.
KLP zhvilloi në 27 shkurt, seancën dëgjimore mbi procedimin disiplinor nr. 2363/50 prot., datë 30.12.2024, në ngarkim të magjistratit K.Ll. ILD propozoi masën disiplinore “Ulje e pagës në masën 40%, për një 1 vit” & masën disiplinore plotësuese “Largimin nga detyra e kryetarit’
📢 Thirrje për aplikime për provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës📚
📌 Për t'u njohur me kriteret dhe vendet vakante 📎 klikoni në linkun e mëposhtëm , në 👇
https://t.co/OeUe9rbKSm
#ruleoflaw#klp#prokuroria
📢 HPC met on Thursday, January 30, 2025, in a plenary session
📌 During this meeting, the Council approved the HIJ's request for disciplinary proceedings against the magistrate Kledian Llaho, deciding by majority vote the measure "Public notice".⚖️
📢KLP u mblodh ditën e enjte, 30 janar 2025, në seancë plenare
📌 Gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli miratoi kërkesën e ILD-së për procedim disiplinor ndaj magjistratit Kledian Llaho, duke vendosur, me shumicë votash, masën “Vërejtje publike”.⚖️ @ILD_Albania
📢Gjatë seancës me 16.01.'25, u paraqiten konkluzionet përfundimtare nga palët, mbi procedimin disiplinor nr. 2292/6, datë 13.12.2024 të filluar nga ILD-ja për magjistratin K.Ll.
📢 Këshilli njoftoi se do të shprehet me vendim më dt. 30.01.2025, ora 10.00. @ILD_Albania
📢 KLP zhvilloi me 16 janar 2025, seance plenare
📌Gjate kesaj mbledhjeje Këshilli vendosi të hap garën e kandidimit dhe të kalojë për votim 🗳️ zgjedhjen e zëvendëskryetarit në seancën e ardhshme.
Per tu njohur me vendimet klikoni ne👉 https://t.co/jdz4Ej4Ktv