Një grua në proces lirimi e ka tepër të vështirë të integrohet në shoqëri.
Në qendrën tonë ditore organizuam një aktivitet, ku në thelb u përcoll mesazhi i ndërgjegjësimit të:
- shoqërisë,✔️
- familjes✔️
-komunitetit✔️
për t’i mirëpritur këto gra.
#BashkimiEvropian#TLAS
Vitaminat janë shumë të rëndësishme gjatë stinës së viruseve, sidomos kur merren direkt nga frutat🍈🍇🍊🍎
Zgjodhëm që, së bashku me fëmijët e qendrës ditore te vjelim nga pemët 🌳🌳e oborrit tonë🍊🍊 portokallet e freskëta.
#NismaARSIS#healthyeating#learningthroughplay
Tryeza e natës së ndërrimit të viteve duhet të jetë plot për të gjithë ndaj nuk kishte si të mungonin disa dhurata të vogla 🎁🎄për fëmijët e “Shtëpisë së Ngjyrave”, familjet e të cilëve jetojnë në kushte të vështira ekonomike🙆
#NismaARSIS, gjithnjë me fëmijët dhe për fëmijët.
Këtë vit të vështirë për të gjithë fëmijët, dëshirojmë ta mbyllim me buzëqeshjen që të japin dhuratat🎄🎀
Ne ishim pranë vogëlushëve të kopshtit në Hamallaj🙆♀️🙆për të ndarë me ta disa pako festive🎁 të dhuruara me shumë dashuri nga ADRA Albania 😇
Gezuar festat fëmijë❗️
Mësimi mbështetës në shkollën “Androkli Kostallari” nuk mungon👏
Përpiqemi të nxisim procesin e të mësuarit te fëmijët, përmes metodave argëtuese dhe edukative📗🖌🖍✂️
Ndiqni videon e shkurtër të kohës së shpenzuar cilësisht me fëmijët pas orarit mësimor👇
Stafi psikosocial i Nisma ARSIS ka realizuar disa aktivitete me 👉fokus zhvillimin kognitiv, aftësimin e motorikës fine dhe koordinimin e lëvizjeve, si nevoja të identifikuara gjatë kontakteve të mëparshme me fëmijët.
Pandemia dhe izolimi ndikojnë fort në jetën e fëmijëve, sidomos tek ata që jetojnë në zonat rurale😢😢
Stafi i #NismaARSIS, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, i kushtoi fëmijëve një sërë aktivitetesh me natyrë argëtuese dhe psikosociale.
Aktivitetet në “Shtëpinë e Ngjyrave” kanë vijuar duke kremtuar Ditën Universitale për të Drejtat e Fëmijëve.
Përmes lojës, artit dhe bashkëbisedimit, fëmijët u njohën me të drejtat dhe cilët janë aktorët kryesorë që punojnë për të drejtat e tyre dhe që i mbrojnë më fort.🙆♀️🙆
Në Ditën Universale të të Drejtave të Fëmijëve, zëri i tyre është motiv për këdo që nuk rresht së promovuari dhe mbështeturi të drejtat e tyre çdo ditë të vitit👦👧🧑
Ndërhyrjet që #NismaARSIS ofron në komunitete synojnë të promovojnë çdo ditë 👉respektimin e të drejtave.
#NismaARSIS, në ndihmë të banorëve në Gjinar dhe në Bashkinë Has.
Shpërndamë paketa higjieno-sanitare 🧼🧴për familjet dhe mjete didaktike mësimore për fëmijët📚✏️🎒, falë mbështetjes financiare të qeverisë së Luksemburgut.
Kujdesemi që të informojmë fëmijët lidhur me fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore👦👧
Tetori është muaji i aktiviteteve kushtuar luftës kundër kësaj plage të madhe të shoqërisë, ndaj fokusi është edhe ndërgjegjësimi i fëmijëve.
#NismaARSIS#children#awareness
“Movie Day” ishte aktiviteti që #NismaARSIS realizoi së fundmi me fëmijë e të rinj, frekuentues të qendrës ditore "Shtëpia e Ngjyrave".
Filmi, me subjekt fenomenin e trafikut njerëzor solli më pas diskutim lidhur me format e rekrutimit dhe mënyrat se si mund mbrohemi.
Sot ishim pranë Parkut të Liqenit Artificial për të informuar dhe ndërgjegjësuar lidhur me fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë aktivitetit të kësaj pasditeje shpërndamë informacion për shifra domethënëse mbi trafikimin.
Pas vitit 2015, si pasojë e vështirësive sociale dhe ekonomike, shumë familje shqiptare emigruan për të kërkuar azil drejt vendeve perëndimore. Një ndër to është edhe familja e Marjanës, në Tiranë, e cila mori mbështetjen e #ProjektitIRMA.
Ndodhemi në Qendra Komunitare
“Gonxhe Bojaxhi” së bashku me një grup fëmijësh, për të cilët po shfaqim një film vizatimor me elementë të shfrytëzimit të të miturve.
Realizuam sot një sesion informues me anëtarë të komuniteteve rome dhe egjiptiane, ku folëm për 👉fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore, format e tij, shërbimet riintegruese në mbështetje të viktimave dhe format e raportimit të rasteve të dyshuara.
“Ishte mars kur u kthyem nga Franca dhe u gjendëm në vështirësi të mëdha."
Me këto fjalë Arjani nga Tirana na tregon për situatën në të cilën është gjendur dhe si ndryshoi më pas jeta e tij, falë mbështetjes nga #NismaARSIS, TDH e GIZ Albania, me financim të qeverisë gjermane.
Asgjë s'ka më tepër rëndësi se një shëndet i mirë❗️
Për kujdesin shëndetësor tregohet një vëmendje e veçantë për të gjithë personat e vendosur pranë Qendrës së Emergjencës “Shtëpia e Ngjyrave”.
Me një staf të përkushtuar, periodikisht ofrohen kontrolle dhe trajtime mjekësore.
Tetori është muaji ndërgjegjësues për luftën ndaj fenomenit të trafikut të qenieve njerëzore.
NismaARSIS ka nisur një fushatë informuese me nxënës të shkollave 9️⃣-vjeçare,duke i njohur me konceptin e trafikut të qënieve njerëzore, format e shfrytëzimit dhe shërbimet integruese.
Një ndër plagët e hapura të shoqërisë shqiptare është shfrytëzimi i të miturve nga të rriturit, për qëllime përfitimi, duke nisur nga lypja e deri te vjedhja😢😢
Jemi shpërndarë në disa qytete për të qenë pranë viktimave të fenomenit dhe për t'i ndihmuar ata.