Sot Edi Rama do të marrë zvarrë shpirtërisht punonjësit e administratës, duke i detyruar të ndjekin performancën e tij prej Neroni dhe çingijeje.
Përgjigjja jonë duhet të jetë: sa më të shumtë përballë kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e satrapit.
Sa paguhet një njeri që del ditë e natë në televizor për të mbrojtur të pambrojtshmin?!
Sa është çmimi i fëlliqjes së vetes dhe leximit të mijëra komenteve fyese në ditë?!
Sa ka vjedhur Rama me shokë që kanë mundësi të paguajnë kaq shumë kaq njerëz të pacipë?!
Edi Rama është pushtetari më arrogant i historisë së Shqipërisë. Për vite të tëra ai ka qenë mishërimi i halabakut të klasës që bullizon kë t’i dalë përpara. Fundi i tij i pashmangshëm po vjen me protesta rinore, fund e krye paqësore, përplot me vajza, gra e fëmijë.