Më 26 maj 1941, atdhetari i ri 𝗩𝗮𝘀𝗶𝗹 𝗟𝗮𝗰̧𝗶 u dënua me vdekje nga gjykata fashiste, me varje në litar. Ishte vetëm 19 vjeç, por në zemër mbante një guxim më të madh se frika dhe një dashuri të thellë për atdheun.
Pak ditë më parë, më 17 maj 1941, në Tiranë, ai kishte ngritur dorën kundër pushtuesit, duke qëlluar mbi makinën ku ndodheshin mbreti Viktor Emanueli III dhe kryeministri Shefqet Vërlaci. Akti i tij nuk ishte thjesht një atentat, por një thirrje e fuqishme se Shqipëria nuk ishte gjunjëzuar.
Të nesërmen e dënimit, Vasil Laçi u ekzekutua.
Thellësisht i shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja. Një zë i guximshëm që la jo pak gjurmë me jetën e tij të shkurtër. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ndërsa unë nuk gjej dot fjalë më të bukur lamtumire sesa ato që iu thanë Teodor Kekos: Lum si ti për gjumin e qetë që do të bësh!
Vdekjen e dija, por që të përfundonte PD me 300 vetë në protestë… tregon jo veç forcën e Saliut, por edhe organizimun e Shkëlzenit & financat e Argitës me dhëndrin!