Bëhu i madh dhe shfaqe edukatën tënde në çdo situatë!
Bëj çfarë të duash, por askujt mos i bë padrejtësi!
Hidhërohu sa të duash, por me fjalë mos lëndo e as mos fyej njeri!
Dallohu me çfarë të duash, por kurrë me mendjemadhësi!
(Fjalë urtakësh)
"Specializimi që sot nuk studiohet në asnjë fakultet të botës ështe ai i "Moralit dhe Humanizmit". Porse, atë ka mundësi ta posedojë në nivelin më të lartë një punëtor higjene, ndërsa mund të ngelë-dështojë në të një doktor shkence". E huazuar.
@donatbe Moti u planifiku kjo, ku po t dhem ty nuk po e kuptoj?!!
Ashtu kshtu ni spital n vushtrri u destinu veq per pacienta me covid 19, t premten hapet mos u bo marak.
Mos provo ta ndryshosh tjetrin që të të përshtatet ty dhe as mos e ndrysho veten që t'i përshtatesh atij.
Jemi krijuar që të plotësohemi ndërmjet vete dhe jo që të bëhemi kopje e njëri-tjetrit.
Parafrazim
Po ti kishte mjekuar mjeku të gjithë të sëmurët me të njëjtin ilaç, do të vdisnin shumica prej tyre, për këtë arsye, mos i trajto të gjithë njerëzit në të njëjtën mënyrë!
Që jeta jote të ketë kuptim, mundohu që:
- Gëzimin ta kthesh në falënderim;
- Pikëllimin në durim;
- Heshtjen në meditim;
- Fjalën që e flet në dhikër; kurse
- Jetën në nështrim dhe adhurim ndaj Krijuesit mëshirëplotë!
Njeriu keqbërës, sot është në gjendje të derdhë djersë e të shpenzojë edhe para vetëm për të përmirësuar imazhin e tij në sytë e të tjerëve. Ndërse tek Zoti i yt, mjafton që të shfaqësh pendesë të sinqertë dhe imazhi yt tek Ai do të përmirësohet! Zoti ynë, sa mosmirënjohës jemi!