Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:
1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.
Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:
Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë🇦🇱😍🌹🦅🇪🇺
Kujdesi ndaj profesionistëve dhe njerëzve te thjeshtë të punës është i rëndësisë të dorës së parë. Të mos i mërzisim shpirtin, të mos i ngrysim portretin, të mos i trazojmë jetën. T’i motivojmë e vlerësojmë. Kështu shoqëria do të jetë e paqtuar, e shëndetshme, shpresëplotë.
#Vjosa river is safe from hydropower, this is a great win for nature & people.
But the delta is still under enormous threat, although Prime Minister Rama said: the airport construction “in no way is a threat to the ecosystem”.
https://t.co/pnC7gh6MsA
Albania’s Vjosa River introduces a new model for global water conservation.
Which rivers are next? “For the rest of the developed world who have come to Albania and are telling us we must save the Vjosa: Why is it one of the last wild rivers? Where are the others? Who’s next?”
Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It's a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Joe Biden himself!
https://t.co/w5sEiAI8Nc
@DRexplore Every small move is worthwhile when added to all the others, so yes, this is a move "in the right direction." REDUCTION is such an important word today, and we need to reduce our consumption of #plastic and all the unsustainable products we are using. #reduce
This was such a great discussion - stay tuned for the programme @BBCFreeThinking next Thursday at 10pm! (I'm glad it was radio and not TV otherwise you would have seen me in tears when Aurel played & sang "Do marr çiftenë" at the end 😭)
Deeply saddened about this morning news on the devastating earthquake hitting parts of Türkiye and Syria. Our deepest condolences to the many families that lost lives and wishing a fast recovery of the injured. A rescue mission of solidarity will depart today for Türkiye 🇦🇱❤️🇹🇷
Cila është receta e suksesit? Megjithë inflacionin, Spanja po sheh bum ekonomik dhe rritje të mirëqënies | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme. Te marrim pak shembull per turizmin ☺️ https://t.co/Q0QJLBRMjJ
Me çfarë merrem unë si profesioniste e kush jam si qytetare e angazhuar? Këdo që e ka këtë kërshëri e ftoj të klikojë në https://t.co/j7A38NKlNw.
Paraprakisht, një komunikim mirëseardhjeje nga unë në këtë moment modestisht ceremonial për mua do e gjeni në: https://t.co/UXiSw11xn1
Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës!
https://t.co/EeWKNgqiZU