🇺🇸 250 vjet liri, demokraci dhe mundësi.
Faleminderit SHBA për miqësinë, aleancën dhe mbështetjen e palëkundur ndaj popullit shqiptar.
Së bashku për një të ardhme më të mirë!
Gëzuar Amerikë! 🇺🇸
Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!
Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!
Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera…
REPLIKA
Oh dear, you people are really shameless!
Thank you anyway for your concern about the intelligence of the Albanian people.
It would be far more convincing if it came from representatives of a regime that does not routinely hammer its own citizens through censorship, intimidation, internet shutdowns, and the suppression of dissent.
As for sovereignty, Albania does not take lessons on sovereignty from a government whose operatives were caught carrying out cyberattacks against Albanian public services and institutions, leading Albania to sever diplomatic relations with Iran.
You quote Albanian protesters chanting in the streets. Good. That is called democracy. In Albania people are free to protest against their government, criticize their Prime Minister, demand justice, and call for elections without fear of imprisonment.
Can the same be said for the people you claim to speak for?
And it is particularly telling that you have suddenly discovered such a profound concern for protesters in Tirana while the blood of tens of thousands of your own people stains the conscience of your regime, while countless others continue to suffer persecution, repression, and imprisonment, and while dozen of millions remain trapped in conditions that belong more to the Middle Ages than to the twenty-first century.
The Albanian people are indeed intelligent enough to distinguish truth from falsehood. That is precisely why they can tell the difference between a democratic argument and propaganda. Your bots, your fake profiles, and your deepfake videos may add to the general digital confusion the venom of your hateful regime, but they will get nowhere, because whatever our differences might be among Albanians, we are all clear and united in the view that any type of regime that keeps its own people in darkness and poverty is the enemy of our way of living, disguised as concern. And yours is the worse, a terrorist state by definition.
❤️🌹 35 VJET PS TIRANË 🌹❤️
Nga themeluesit te brezat e rinj, Partia Socialiste vijon të mbetet një forcë e madhe politike dhe njerëzore në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes europiane të vendit. 🇦🇱🇪🇺
📍Durrës — Mbyllëm sot punimet e Konferencës Trepalëshe 🇦🇱🇷🇴🇲🇩 Shqipëri-Rumani-Moldavi, duke konfirmuar se forcimi i shtetit të së drejtës dhe një drejtësi e pavarur, profesionale dhe me integritet mbeten themeli i rrugëtimit tonë europian ⚖️🇪🇺
We apologize for the insulting way in which a very noble law, fully aligned with EU principles of gender equality and non-discrimination, has been misused to distort public perception, and for the way the EU Ambassador has been exploited for such an ignoble purpose.
Nevertheless, as we say in Albanian, let the dogs bark, the caravan moves on🇦🇱🤝🇪🇺
Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.
Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj🤡
Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.
Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.
Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.
Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!
Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS😍
Me këtë Kod të Ri Penal, i përgjigjemi sfidave të reja sociale, ekonomike dhe teknologjike me një qasje moderne: duke depenalizuar sjelljet që nuk përbëjnë më rrezik shoqëror dhe duke kriminalizuar veprime që cenojnë jetën, sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve.
Ky draft, që sot hyn në fazën e konsultimit publik, është një dokument themelor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të çdo qytetari.
Kodi i Ri Penal është produkt i një procesi gjithëpërfshirës dhe profesional, ku janë angazhuar ekspertët më të mirë të së drejtës penale.
Ai synon përafrimin me konventat, direktivat dhe standardet e BE dhe ato ndërkombëtare, rekomandimet e institucioneve kryesore të drejtësisë, si dhe kontributet e partnerëve ndërkombëtarë, akademikëve, shoqërisë civile dhe mediave.
Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi.
Një Kod Penal modern për Shqipërinë!
Prezantimi i draftit të Kodit të Ri Penal, përpara aktorëve të sistemit të drejtësisë, partnerëve ndërkombëtarë, universiteteve, shoqërisë civile dhe mediave, shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës në vend.
Vetëm nëse punohet çdo ditë me ndershmëri për integritetin, pavarësinë dhe llogaridhënien e tyre, qytetarët do të perceptojnë se drejtësia është e drejtë dhe e barabartë.
I urova suksese magjistratëve të rinj, si garancia më e madhe për një sistemin që u shërben qytetarëve.
Në Konferencën Kombëtare për “Dimensionin e integritetit në funksionin e magjistratit”, ndava disa mendime për një nga çështjet kryesore të drejtësisë shqiptare.
Integriteti i magjistratit nuk është vetëm një term ligjor apo kushtetues, por thelbi i besimit te drejtësia.
Në këtë mision kanë rol vendimtar: KLGJ, KLP, ILD dhe Shkolla e Magjistraturës
Këto organe kushtetuese bashkë me gjyqtarët dhe prokurorët, kanë përgjegjësinë kushtetuese, ligjore e institucionale për të garantuar integritetin dhe pavarësinë e sistemit në mënyrë të qëndrueshme.
This is not just another nuclear state. Nor merely a dictatorship with nuclear ambitions. This is a theocracy—armed with apocalyptic rhetoric, steeped in endless years of branding free nations as “Satanic,” and openly calling for their annihilation. By every measure, it is a singular aberration—unlike any nuclear-armed state, regardless of political system.
As a nation that emerged from the abyss of a brutal atheocratic regime, as a proud member of the free world, and as a strategic partner of the United States, Albania stands firmly behind President Trump’s genuine efforts to prevent the theocratic regime in Tehran from ever acquiring nuclear weapons.
Një qëllim, një drejtim: Drejtësi europiane për Shqipërinë e së nesërmes!
Sot, nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua një tryezë e hapur për prezantimin e raportit mbi zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë 24–30 dhe progresin në Kapitullin 23 të negociatave me BE.
Diskutimet u përqendruan në:
✅ Rritjen e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë
✅ Ndryshime ligjore për qëndrueshmëri dhe efektivitet
✅ Koordinim institucional dhe veprim në kohë
✅ Transparencë, monitorim dhe llogaridhënie
✅ Eficencë në trajtimin e çështjeve gjyqësore
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në Maqedoninë e Veriut. Zemrat dhe mendjet tona janë me ju në këtë moment të vështirë. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit!