Shqipëria do të ketë pas afro një viti një nga qendrat më të mëdha në rajon për grumbullimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe eksportin e prodhimeve bujqësore.✅ ‘Doni Fruits’, kompania lider në eksportin e prodhimeve Made in Albania po investon 8 milionë euro në Lushnje.Suksese👍🇦🇱🇪🇺
Në kantierin ku ka nisur ndërtimi i një prej qendrave më të mëdha në rajon për grumbullimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e prodhimeve bujqësore shqiptare.✅ Bravo 'Doni Fruits' 👍
Në Nivicë, fshatin e bekuar nga Zoti me natyrë të mrekullueshme dhe potenciale të shumta për zhvillimin e blegtorisë dhe agroturizmit. 😊Miratuam fondin 8 milionë euro për rrugën Bënçë-Lekdush.👍 Po shohim mundësinë e zgjerimit të tufave të të imtave për eksport mishi në Arabi.✅
Në fshatin Toshkëz të Lushnjes është një sipërmarrje unike në llojin e vet.👉 ‘AgroArfa’ është vetmja qendër private në Shqipëri për përmirësimin gjenetik dhe prodhimin e farës.✅ Prej 8 vitesh këtu prodhohet farë gruri dhe misri nëpërmjet kryqëzimit me metoda konvencionale. 👍
Nënshkruam marrëveshjen me kryebashkiakët e Lushnjës, Divjakës, Roskovecit dhe Konispolit, për zbatimin e projektit “Asistencë Teknike për Përmirësimin e Performancës, Monitorimit dhe Vlerësimit të Ujitjes në Nivel Bashkiak, projekt ky i financuar nga Banka Botërore✅
Ju prezantoj me një fermë jo si të tjerat 😊 Ina dhe Plarenti prodhojnë perime dhe fruta nëpërmjet sistemit të hidroponisë. ✅ Për të kuptuar më mirë sistemin e hidroponisë është njëosj si të përfytyroni një tokë prodhuese me 10 kate 😃
Prej kësaj fabrike moderne në Kavajë, të cilën ne e kemi mbështetur me fonde nga AZHBR, përgatiten për eksport qindra ton me hudhra. 👏 'Dupi Frut' një histori suksesi. ✅
'Agroturizëm Gjepalaj’, investimi i ri i mjeshtrit të kuzhinës dhe sipërmarrjeve në fushën e kulinarisë.✅Ne e mbështetëm këtë biznes me rreth 10 milionë lekë jo thjesht sepse ‘garancia’ ishte Fundim Gjepalaj, por sepse besojmë fort tek çdo sipërmarrje në agroturizëm. 🙏 Suksese!
Bedri Dema mbarështon prej vitesh gjedhët në Kashar.Në kompleksin blegtoral ka rreth 250 lopë, por synon ta dyfishojë numrin pasi kërkesa për qumësht në tregun vendas është gjithnjë në rritje. Ne mund ta mbështesim me grante ose përmes fondit të garancisë nga BERZH dhe qeveria.✅
Raiffeissen Bank i shtohet bankave të tjera që janë pjesë programit mbështetës për agrobiznesin, program i financuar nga BERZH dhe qeveria shqiptare.✅Bujqësia dhe agrobiznesi janë sektorë me peshë të madhe në ekonominë e vendit. Do bëjmë çdo përpjekje për mbështetje financiare🤝
‘HidroFarm Ina’, e para fermë me sistemin e hidroponisë në Shqipëri. Një alternativë ekologjike për prodhime bujqësore intensive dhe me cilësi. Për të kuptuar më mirë sistemin e hidroponisë është njëosj si të përfytyroni një tokë prodhuese me 10 kate.😊Suksese Inës dhe Plarentit.
Në takimin e katërt të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD. Ne jemi të vendosur për të bërë çdo përpjekje që duhet në mënyrë që këto grante të absorbohen nga fermerët shqiptarë. Do shtojmë kapacitetet pranë AZHBR dhe do të thjeshtojmë akoma më tej procedurat e aplikimi.✅
Takim me eksportuesit e bimëve medicinale dhe aromatike.😊 I dhamë fund ngërçit për lejet e ndërtimit të magazinave që iu duhen këtyre sipërmarrjeve.✅Po kështu do të rritet aksesi i tyre në fondet e Programit IPARD gjatë Thirrjes së Dytë që pritet të hapet në muajt e ardhshëm.👏
‘Doni Fruits’ hap pikë grumbullimi në Frakull të Fierit. ✅Ky investim do të ketë impakt në punësimin e vendasve dhe në shitjen e prodhimeve të tyre.👏Ngritja e pikave të grumbullimit është prioriteti ynë, pasi ato shërbejnë si një nyje e rëndësishme mes fermerëve dhe tregut.➡️