Honoured to present my Letters of Credence to @eucopresident & @vonderleyen at an important moment in Albania’s progress towards EU membership. I look forward to working closely with Member States & EU institutions to advance 🇦🇱’s accession process. Albania’s future is in the EU.
Shqipëria ka bërë hapa madhorë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke fituar më shumë besim dhe respekt ndërkombëtar dhe duke ndërtuar imazhin e një vendi të qëndrueshëm, të sigurt, mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës.
Pikërisht për këtë arsye, pamjet e dhunës, shkatërrimit të pronës dhe sulmeve ndaj institucioneve apo selive diplomatike janë dëshpëruese dhe të papranueshme. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë e sotme dhe as atdheun që synojmë të ndërtojmë për nesër.
Imazhi ynë ndërkombëtar është ndërtuar me shumë mund, ndër vite e dekada, por mund të cenohet lehtësisht. Çdo pamje dhune ndaj institucioneve, pronës publike apo asaj private dobëson mesazhin e stabilitetit, dëmton perceptimin e Shqipërisë si një vend i sigurt për turistët dhe investitorët dhe hedh hije e dyshime mbi aftësinë tonë të përbashkët për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shprehja e pakënaqësisë dhe protesta paqësore janë pjesë e demokracisë; dhuna jo.
Askush nuk duhet të dëmtojë një pasuri që na përket të gjithëve: emrin dhe reputacionin e Shqipërisë.
Albania condemns the glorification of Ratko Mladić, a convicted war criminal who died while serving a life sentence for genocide, crimes against humanity and war crimes. We join the European Union, its leaders and all those who have rightly condemned the manner in which he was honoured and commemorated in #Serbia.
Our position has been clear and remains consistent: the glorification of convicted war criminals, the denial of #genocide and historical revisionism run contrary to the values upon which the #European project is built and undermine the spirit of reconciliation, cooperation and good-neighbourly relations that are essential to a shared future in the Western Balkans.
Such acts do more than reopen the wounds of the past. They dishonour victims and survivors, erode trust between communities and people.
#Albania firmly believes that genuine reconciliation can only be built on #truth, #accountability, respect for victims and survivors, and a shared commitment to ensuring that the crimes of the past are never repeated.
Our region has a future to build together. That future must be European: rooted in peace, reconciliation, cooperation, mutual respect and unwavering respect for the memory of those who suffered from the horrors of war.
#NeverAgain
The images from Ratko Mladić’s funeral yesterday in Belgrade were shocking.
Ratko Mladić was a convicted war criminal. He was responsible for genocide, war crimes, and crimes against humanity. He died while serving a life sentence for the Srebrenica genocide and other crimes.
The elements of official support and the presence of some senior Serbian officials at the funeral are deeply regrettable. They demonstrate a failure to confront a dark chapter in Europe’s recent history and contradict the values underpinning Serbia’s path towards the European Union.
Our thoughts are with all the victims of the crimes committed in the countries of former Yugoslavia.
Gjuha shqipe është ADN-ja e kombit tonë. Ajo qëndron në themel të kulturës, identitetit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët dhe mbetet në qendër të përpjekjeve tona për ta ruajtur, kultivuar dhe forcuar kudo ku jetojnë shqiptarë.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026-2027, procesi i shpërndarjes në Diasporë të librave të #Gjuhës Shqipe dhe #Kulturës Shqiptare kërkon kujdes, vëmendje dhe përkushtim nga të gjithë.
Sepse pas çdo libri të dhuruar qëndron një fëmijë që mëson shqip, një familje që mban gjallë lidhjen me Atdheun dhe një brez i ri që merr me vete, ruan dhe përcjell më tej identitetin tonë të përbashkët.
Të gjithë ata që janë në vijën e parë të këtij misioni: #mësueset, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave shqipe në #Diasporë, të cilët, me përkushtimin e tyre të përditshëm, japin një kontribut të çmuar në këtë përpjekje të perbashkët, kanë gjithë mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të pakursyer.
🇦🇱📚
MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.
Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.
Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon. Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona.
Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.
Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër.
E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së #UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Shqipëria pret që #Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur.
#Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër.
Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e #Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore.
Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes #dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme.
Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.
Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.
Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë.
Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm.
@MFAKOSOVO@AlEmbassyKosovo@petritmalaj@DurmishiSkender
At the @OSCE Permanent Council, @AmbassadorAlbIO honored the victims of the Srebrenica genocide by reaffirming its commitment to preserving historical truth, rejecting genocide denial, and supporting international justice.
Albania stressed that the lessons of Srebrenica are not confined to history.
It condemned recent remarks by a member of the Serbian government expressing regret that broader ethnic cleansing had not occurred in Kosova, describing them unacceptable and an insult to victims of war.
The most meaningful way to honor Srebrenica's victims is to uphold human dignity, equality, justice, and peace.
Deklarata e një anëtari të qeverisë së #Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në #Kosovë nuk është kryer një #spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës.
Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar #Evropa e sotme. Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar.
Askush nuk mund të ndërtojë #besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë sic është "kasapi i #Ballkanit".
Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash #përgjegjësi, #reflektim dhe #guxim për t’u përballur me të kaluarën.
Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të #vërtetën, #respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët #evropiane.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, nderojmë kujtimin e më shumë se 8.000 djemve dhe burrave boshnjakë të vrarë në korrik 1995.
Në 31-vjetorin e gjenocidit, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për të vërtetën, drejtësinë, kujtesën dhe dinjitetin njerëzor. Kujtesa mbetet mburoja jonë më e fortë kundër mohimit, urrejtjes dhe përsëritjes së krimeve të tilla.
🎥 Ndiqni mesazhin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha.
Ishte një kënaqësi e veçantë që, përgjatë kësaj fundjave, #Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi një vizitë të dedikuar për #ambasadorët e akredituar në Republikën e Shqipërisë, në Shkodër, Tamarë, Lepushë, Razëm dhe Lezhë, për t’u dhënë mundësinë të zbulojnë nga afër magjinë e veriut shqiptar, bukurinë e rrallë të #Alpeve dhe potencialin e jashtëzakonshëm që këto zona ofrojnë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin malor.
Përfaqësuesit diplomatikë patën mundësinë të njihen me peizazhet spektakolare, livadhet alpine, historinë, traditat dhe mikpritjen karakteristike të #Malësisë së Madhe, #Shkodrës dhe #Lezhës, rajone që mishërojnë një ndërthurje unike të natyrës, kulturës dhe trashëgimisë njerëzore.
Ata u njohën gjithashtu me pasurinë e jashtëzakonshme kulturore të kësaj treve, me folklorin, muzikën, vallet tradicionale, mjeshtërinë e artizanatit, si dhe me hijeshinë dhe elegancën e kostumeve popullore, të cilat mbeten ndër shprehjet më autentike të identitetit dhe shpirtit krijues të shqiptarëve.
Vizita shërbeu gjithashtu si një rast për të vlerësuar përpjekjet e autoriteteve dhe komuniteteve lokale për të promovuar një model zhvillimi që respekton mjedisin, ruan identitetin kulturor dhe krijon mundësi të reja ekonomike për banorët e zonës.
Në një kohë kur Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik me katër stinë, vëmendja ndaj rajoneve malore merr një rëndësi të veçantë. Veriu i vendit, me pasuritë e tij natyrore dhe njerëzore, përfaqëson një shembull të shkëlqyer të potencialit që ofron #turizmi i qëndrueshëm për të nxitur zhvillimin lokal dhe për të harmonizuar traditën me modernitetin.
Nga kalldrëmet dhe historia mijëravjeçare e #Shkodrës, te luginat e #Tamarës, livadhet e #Lepushës, qetësia e #Razmës dhe trashëgimia e pasur historike e #Lezhës, ambasadorët përjetuan nga afër një Shqipëri autentike, mikpritëse dhe plot potencial për të ardhmen.
#Diplomacia ndërtohet jo vetëm në tryezat e negociatave, por edhe përmes njohjes së ndërsjellë, dialogut të sinqertë dhe përvojave të përbashkëta. Në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, ndërtimi i urave të besimit dhe miqësisë mbetet investimi më i qëndrueshëm në shërbim të paqes, bashkëpunimit dhe partneritetit afatgjatë, duke forcuar lidhjet mes njerëzve, vendeve dhe popujve.
E duam Shqipërinë tonë të bukur, të ruajtur dhe të zhvilluar njëkohësisht, në harmoni të plotë mes njeriut dhe natyrës, për sot dhe për mot, për fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë. Shqipëria do të bëhet si gjithë Evropa vetëm përmes punës e përpjekjeve, dhe do të jetësohet kur të jetë në tavolinën e madhe evropiane.
Një mirënjohje e veçantë i shkon Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, z. Benet Beci; Kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, z. Tonin Marinaj; Kryetarit të Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu; si edhe të gjithë atyre që, me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë, bënë të mundur që mikpritja tradicionale e kësaj treve të shpalosej në mënyrën më të bukur, me përulsi e dinjitet, si një nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë.
#Shqipëria2030
Si sot, 148 vjet më parë, Lidhja e Prizrenit bashkoi shqiptarët rreth një ideali të përbashkët: mbrojtjes së të drejtave, identitetit dhe të ardhmes sonë të sigurt kombëtare.
Shqiptarët sot jetojnë më të lirë, më të sigurt dhe më të zhvilluar se në çdo periudhë tjetër të historisë së tyre moderne. #Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa #Kosova ka konsoliduar shtetësinë e saj dhe aspiratat euroatlantike të mbarë kombit shqiptar janë më pranë realizimit se kurrë më parë.
Trashëgimia e Lidhjes së Prizrenit nuk na kujton vetëm sakrificat e së kaluarës, por edhe përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme me më shumë demokraci, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi për brezat që vijnë.
Nëse themeluesit e Lidhjes së Prizrenit hodhën themelet e vetëdijes sonë politike kombëtare, detyra jonë sot është të ndërtojmë mbi ato themele dhe të çojmë përpara amanetin e tyre.
Teksa afrohemi drejt jubileut të 150-vjetorit në vitin 2028, le të punojmë që ai të na gjejë më të bashkuar, më të fortë në institucione dhe më afër familjes evropiane, duke krijuar më shumë mundësi, mirëqenie dhe siguri për shqiptarët kudo që jetojnë.
Finally, great news!
The successful conclusion of negotiations on the gradual elimination of #roaming charges between the European Union and the #WesternBalkans is set to deliver one of the most tangible and meaningful benefits of European integration for citizens and businesses alike.
This achievement will enhance connectivity, facilitate travel and communication, strengthen people-to-people contacts, and create new opportunities for trade, investment, and economic cooperation across Europe. It is also expected to provide a significant boost to mobility and #tourism, particularly in #Albania, by making travel more convenient, affordable, and accessible for millions of European visitors.
More than a technical accomplishment, it represents a concrete step towards the gradual integration of the Western Balkans into the EU Single Market and a more connected #European space. It demonstrates how the enlargement process can generate real and immediate benefits for citizens, even before accession.
Bringing the Western Balkans closer to the European Union must be reflected not only through policies and institutions, but also through practical improvements that people can experience in their everyday lives. Lower communication costs, greater mobility, and stronger regional and European links are clear examples of how integration delivers tangible results.
These commitments were at the heart of today’s discussions at the EU–Western Balkans Summit in Tivat, where leaders reaffirmed their shared determination to accelerate the region’s gradual integration into the European Union through concrete measures that bring citizens and businesses closer together.
A stronger partnership between the European Union and the Western Balkans is an investment not only in the region’s future, but also in Europe’s security, competitiveness, resilience, and cohesion. This is European integration at its best: delivering concrete benefits where they matter most—in the daily lives of our citizens.
#Horizon2030
#Enlargement
#RoamLikeAtHome
Today at the OSCE Permanent Council, @AmbassadorAlbIO welcomed the High Commissioner on National Minorities and commended his efforts in promoting dialogue, building trust, and preventing conflict across the OSCE area.
✅Albania highlighted persistent challenges facing the Albanian minority in southern Serbia, including address passivization, underrepresentation in public institutions, and unresolved diploma recognition issues.
✅ The High Commissioner was encouraged to continue his engagement in southern Serbia, in support of dialogue and tangible progress in addressing Albanians minority longstanding concerns.
✅ Albania remains firmly committed to the protection of minority rights, equal opportunities, and meaningful inclusion, which are essential for building resilient, cohesive, and democratic societies.
🇦🇱 Ndiqni live nga Praga, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, @HoxhaFer, në #GLOBSEC Forum sot në ora 09:50.
Ministri do të jetë folës në panelin “Përtej sallës së pritjes: Rishikimi i zgjerimit të BE-së”, me fokus mbi të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivën evropiane të rajonit. 🇪🇺
📺 Live stream: https://t.co/X7Z7mJDLNj
Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe.
Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.
#Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.
Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.
Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.