On the occasion of the Official Birthday of His Majesty The King, #Albania extends its warmest congratulations to the United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland.
We greatly value our excellent bilateral relations and close partnership with the #UK, a trusted friend and fellow NATO Ally, underpinned by shared values, mutual respect and a common commitment to international peace and security.
We look forward to further deepening our cooperation and friendship in the years ahead. 🇦🇱🇬🇧
Ambasadori i RSh-së në Hungari, @1Kuka ,zhvilloi një takim me Kryetaren e re të Parlamentit Hungarez, znj. Ágnes Forsthoffer.
Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë 🇦🇱🇭🇺
Oh, really?
So now you suddenly care about the Albanian people?
The same Albanian people whose institutions, public services and digital infrastructure were the target of a cyberterror campaign that aimed to cripple an entire country, and which international investigations have traced back to actors linked to and supported by your regime.
We know those fingerprints all too well.
We know the methods.
We know the threats.
And we know that what has driven your hostility toward Albania has never been Zionism, nor any other convenient slogan of your despicable propaganda.
It is your hostility toward freedom itself.
You cannot forgive Albania for doing what Albanians do: opening their doors to people fleeing persecution.
You cannot forgive Albania for giving shelter to Iranian men and women whom you sought to silence through intimidation, imprisonment and death simply because they dare to think differently, speak differently or dream differently.
But we are Albanians.
We do not abandon people who knock on our door seeking protection from oppression.
We did not do so when Jews fleeing Nazi persecution needed refuge. We became the only country in Europe with more Jews after World War II than before it.
And we will not let down the Iranians who seek safety from intimidation, persecution or assassination. Nor will we yield to your desperate and relentless cyberattacks. After your major assault, we built a resilient, state-of-the-art cyber shield that has made Albania far stronger and far better prepared to confront your desperate cyberattacks that continue with no success.
You are free to use the privileges of open societies to spread your false narratives, your shameless accusations and your brutal threats.
But as we Albanians learned from fifty years of darkness under our atheocratic dictatorship, propaganda can conceal the truth, distort the truth and postpone the truth, but it can never bury the truth not even under the weight of a medieval theocracy like yours.
Your regime can hack networks, imprison critics, censor voices, threaten opponents, bully neighbours and manufacture endless excuses for its failures.
But it cannot escape reality forever.
Regimes built on fear, censorship, repression and the crushing of dissent may endure for a time, but history is merciless toward those who wage war against their own people's freedom and prosperity.
The Iranian people deserve freedom.
They deserve dignity.
They deserve the right to speak without fear.
And Albania will never apologize, never retreat and never be intimidated for standing on the side of those values.
So keep manipulating and deceiving whoever in the colourful West is willing to fall for your falsehoods.
But you will never make Albanians enemies of peoples - whether Jews, Arabs or Americans.
Because what they share, and what you fear, is the very things you have denied your own nation for far too long:
Great hopes, big dreams and the determination to live free, to seek peace and to relentlessly build prosperity🇦🇱🤝🇮🇱🤝🇦🇪🤝🇶🇦🤝🇸🇦🤝🇺🇸
🇦🇱🇽🇰Në kuadër të vizitës në Kosovë, zhvillova një takim sa të veçantë aq edhe të përzemërt me përfaqësues të kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së #Shqipërisë që shërbejnë në kuadër të misionit të #KFOR-it.
I falënderova për kontributin e tyre të çmuar në përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm dhe i përgëzova për vlerësimet shumë pozitive që gëzojnë nga komanda e KFOR-it, si dëshmi e angazhimit, disiplinës, profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të përditshëm në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Ushtarakët tanë përfaqësojnë denjësisht jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe Shqipërinë, vlerat tona euroatlantike dhe traditën e kontributit të vendit tonë në misionet ndërkombëtare të paqes.
Shpreha krenarinë dhe mirënjohjen time për shërbimin e tyre dinjitoz, për sakrificën që bëjnë larg familjeve dhe për përkushtimin me të cilin mbajnë lart flamurin kuqezi në një mision me rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, të rajonit tonë dhe të gjithë hapësirës euroatlantike.
Kontributi i tyre është një dëshmi konkrete se Shqipëria mbetet e angazhuar jo vetëm për sigurinë e saj, por edhe për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e përbashkët të rajonit.
Siguria e #Kosovës është një interes strategjik për Shqipërinë, dhe prania e ushtarakëve tanë në KFOR pasqyron solidaritetin tonë të palëkundur me aleatët dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të integruar.
Faleminderit secilit prej tyre për shërbimin, përkushtimin dhe krenarinë me të cilën përfaqësojnë #Shqipërinë çdo ditë.
#WeAreNATO
Very pleased to meet with Major General Özkan Ulutaş, Commander of #KFOR.
#Albania highly values the vital role that KFOR continues to play in preserving peace, security and stability in Kosovo. We commend all troop-contributing nations for their unwavering commitment, professionalism and dedication, which remain essential to the success of NATO’s mission and to maintaining a safe and secure environment for all communities in Kosovo.
KFOR has been instrumental in addressing security challenges, particularly the very disturbing and threatening acts in northern Kosovo, while fostering stability and supporting the conditions necessary for dialogue, institution-building and long-term peace. Albania is proud to contribute to KFOR with a significant contingent and remains firmly committed to the Alliance’s efforts in the region.
As a #NATO Ally, Albania will continue to support Kosovo’s Euro-Atlantic aspirations and its gradual alignment with Alliance standards and practices. A secure, stable and democratic Kosovo contributes directly to the security, resilience and prosperity of the entire Western Balkans.
Kosovo’s security remains inseparable from Albania’s national and regional security interests. Stability in Kosovo means stability in the region, and strengthening Kosovo’s institutions, resilience and international integration is an investment in lasting peace and security for all.
At the same time, while KFOR’s presence remains indispensable, the long-term security and stability of Kosovo will increasingly depend on the strength, professionalism and democratic accountability of its own institutions. Supporting the continued development of Kosovo’s security capacities, in close coordination with NATO and international partners, is therefore essential for a sustainable and secure future.
--
Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha me Gjeneral Major Özkan Ulutaş, Komandant i #KFOR-it.
Shqipëria vlerëson lart rolin jetik që KFOR-i vazhdon të luajë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ne përgëzojmë të gjitha vendet kontribuese me trupa për angazhimin e tyre të palëkundur, profesionalizmin dhe përkushtimin, të cilat mbeten thelbësore për suksesin e misionit të #NATO-s dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
KFOR-i ka luajtur një rol vendimtar në përballimin e sfidave të sigurisë, veçanërisht përballë akteve shqetësuese dhe kërcënuese në veri të Kosovës, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e stabilitetit dhe në krijimin e kushteve të nevojshme për dialogun, forcimin e institucioneve dhe paqen afatgjatë. #Shqipëria është krenare që kontribuon në KFOR me një kontingjent të konsiderueshëm dhe mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetje të përpjekjeve të Aleancës në rajon.
Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe afrimin gradual të saj me standardet dhe praktikat e Aleancës. Një Kosovë e sigurt, e qëndrueshme dhe demokratike kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Siguria e Kosovës është e pandashme nga interesat kombëtare dhe rajonale të sigurisë së Shqipërisë. Stabiliteti në Kosovë do të thotë stabilitet në rajon, ndërsa forcimi i institucioneve të Kosovës, rritja e qëndrueshmërisë së saj dhe avancimi i integrimit ndërkombëtar përbëjnë një investim në paqen dhe sigurinë afatgjatë për të gjithë.
Ndërsa prania e KFOR-it mbetet e domosdoshme, siguria dhe stabiliteti afatgjatë i Kosovës do të varen gjithnjë e më shumë nga forca, profesionalizmi i institucioneve të saj. Mbështetja për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës, në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, mbetet thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë.
Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?
Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?
E dini pse nuk ka projekt?
Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.
Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky.
Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar.
Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni?
Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrësesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre!
Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Power Holding - pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni https://t.co/6vYpiZZfXn që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Power Holding! Klikoni, klikoni.
Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…
Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtëra.
📍Prishtinë - Takim i hapur, vëllazëror dhe po aq përmbajtësor me #Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.🇦🇱🇽���
Analizuam ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe u ndalëm veçanërisht te nevoja për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Vlerësuam se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike duhet të shoqërohet me rezultate edhe më të prekshme në fusha me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.
Në këtë kuadër, theksuam nevojën për të çuar përpara projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare, duke filluar nga #Hekurudha Kuq e Zi dhe zhvillimi i korridoreve energjetike e të transportit, deri te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në arsim, kulturë, shkencë, siguri, mbrojtje dhe diplomaci.
Riafirmova mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Shqipërisë për Republikën e #Kosovës në çdo aspekt që kontribuon në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
#Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah #Kosovës, me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë, si në planin dypalësh ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur përpjekjet e saj për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit në interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të saj, një investim i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në mbarë rajonin e #BallkanitPerëndimor.
#Bashkë
#KrahpërKrah🤝
📍Prishtinë -- Gjatë takimit me Nënkryetarin e #LDK, Lutfi Haziri, vlerësova kontributin historik të kësaj force në shtetndërtimin e Kosovës dhe orientimin e saj euroatlantik, në frymën e vizionit të #Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova. 🇦🇱🇽🇰
Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm politik dhe institucional, ku kërkohet përgjegjësi, maturi dhe bashkëpunim në funksion të interesit shtetëror dhe qytetar.
Rikonfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështsë #Kosovën në çdo proces të rëndësishëm shtetëror e kombëtar dhe inkurajova bashkëpunimin për formimin pa vonesa të institucioneve të reja të paszgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar tashmë pjekuri të lartë demokratike, qëndrueshmëri institucionale dhe një potencial të padiskutushëm për zhvillim e progres.
Shpreha bindjen tonë se, përmes unitetit institucional, dialogut politik konstruktiv dhe koordinimit të ngushtë me miqtë dhe aleatët e saj strategjikë, ajo do të vazhdojë të ecë me vendosmëri drejt realizimit të aspiratës së natyrshme për integrim të plotë në familjen euroatlantike.
Dhe në këtë rrugëtim, Kosova do ta ketë #Shqipërinë gjithmonë pranë, n�� çdo hap dhe në çdo kohë, si partnerin e saj më të afërt, mbështetësin më të qëndrueshëm dhe aleatin e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për paqe, zhvillim dhe mirëqenie.
#Bashkë
📍Prishtinë -- Pata kënaqësinë e një takimi të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e #PDK-së, Bedri Hamza, me të cilin shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale politike në #Kosovë dhe sfidat e periudhës në vijim. 🇦🇱🇽🇰
Nënvizuam rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe nevojën për një frymë bashkëpunimi e përgjegjshmërie politike, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve për stabilitet, zhvillim dhe integrim evropian. E inkurajova kryetarin Hamza dhe PDK-në të vijojnë të luajnë një rol konstruktiv në ndërtimin e konsensusit politik, përfshirë proceset e rëndësishme institucionale që e presin vendin.
E sigurova për mbështetjen e palëkundur të #Shqipërisë ndaj #Kosovës, në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, avancimin e proceseve integruese evroatlantike, si dhe në përpjekjet për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Diskutuam gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të #dialogut Kosovë–Serbi, si një proces i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve, forcimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të të dy vendeve.
U kushtuam vëmendje të veçantë edhe zhvillimeve që lidhen me ish-drejtuesit e #UÇK-së. Shpreha respektin dhe solidaritetin tonë për kontributin e tyre historik në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe besimin tonë në pafajësinë e tyre. Njëkohësisht, ritheksova pritshmërinë që drejtësia të veprojë në mënyrë të paanshme, mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve më të larta ndërkombëtare të një procesi të rregullt ligjor.
#Bashkë
Warm congratulations to our close partner and friend, the Republic of Croatia on the occasion of the Statehood Day.
Albania deeply values our strong bilateral relations, grounded in friendship, shared democratic values, and a common commitment to Euro-Atlantic integration.
We look forward to further strengthening our cooperation, including in advancing the European perspective of our region.
Sretan Dan državnost! 🇦🇱 🤝 🇭🇷
📍Kalabri - Marrëdhëniet e shkëlqyera mes #Shqipërisë dhe #Italisë, e në veçanti ato me rajonin e #Kalabrisë, pasurohen dhe marrin një dimension të veçantë nga lidhja historike e krijuar ndër shekuj nga komunitetet arbëreshe dhe trashëgimia e tyre e jashtëzakonshme kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore.
Kjo ishte në qendër të bisedës së përzemërt dhe përmbajtësore që pata me Këshilltarin për Bujqësinë dhe Pakicat Gjuhësore të Rajonit të Kalabrisë, z. Gianluca Gallo.
Diskutuam mbi mundësitë për ta forcuar më tej këtë urë të çmuar lidhëse përmes projekteve të përbashkëta dhe instrumenteve konkrete të bashkëpunimit, si edhe për zgjerimin e ndërveprimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve tona në funksion të ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së vlerave unike të botës arbëreshe.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së komuniteteve arbëreshe, forcimit të lidhjeve akademike, kulturore dhe institucionale, si dhe nxitjes së iniciativave që mund t’i afrojnë edhe më shumë brezat e rinj me gjuhën, historinë dhe identitetin e tyre shqiptar.
Jam i bindur se, duke punuar së bashku, mund ta forcojmë edhe më tej këtë lidhje të veçantë që na bashkon – një dimension i çmuar i marrëdhënieve shqiptaro-italiane dhe një angazhim i përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e një trashëgimie që u përket jo vetëm dy popujve tanë, por edhe kulturës evropiane në tërësi..🇦🇱🤝🇮🇹
#SëBashku
#Insieme
📍Rome - Pleased to meet with Hon. @pierofassino, Vice-President of the Defense Committee of the Chamber of Deputies of the Italian Republic as well as President of the Balkans Committee of the Parliamentary Assembly of the @coe, a friend of #Albania and the Albanian people, and an active and tireless supporter of the #European integration of the Western Balkans.
Albania’s progress in the EU accession process, our unwavering commitment to implementing ambitious reforms, the successful completion of the benchmarks that led to the approval of the #IBAR, and the work that lies ahead toward the closing negotiating chapters were at the heart of our very friendly and productive discussion today.
We also exchanged views on the pace and timelines of the #enlargement process, reaffirming the importance of maintaining the current momentum and to advance decisively toward our strategic objective of completing negotiations within this decade. This is not only a national priority, but also the fulfillment of the European aspiration that generations of Albanians have carried and worked for over many years.
We agreed that enlargement remains one of the European Union’s most successful strategic policies, capable of driving transformation, stability, and prosperity.
We also exchanged views on the current dynamics in the #WesternBalkans, underlining the importance of preserving regional stability, strengthening good-neighbourly relations, and advancing the European integration of the entire region. In an increasingly complex geopolitical environment, a secure, stable, and prosperous region is a strategic imperative for the security, unity, and credibility of #Europe as a whole.
We agreed that the renewed momentum behind EU enlargement represents a historic opportunity that should be seized by all countries of the region through reforms, dialogue, and enhanced regional cooperation. .
#Horizon2030
📍Rome -- Had an insightful and stimulating discussion today with Italian parliamentarians, senior diplomats, and representatives of leading Rome-based think tanks.
An excellent opportunity to exchange views on a range of issues, including the unique Albania–Italy Strategic #Partnership, Albania’s progress on its path toward EU membership, the renewed momentum of EU enlargement, and the broader geopolitical transformations reshaping Europe and the international order.
It was also another valuable occasion to express Albania’s profound gratitude for the unwavering support and friendship that #Italy has consistently extended to our country. For us, Italy embodies the very essence of a trusted friend and strategic partner: always present in moments of need, always standing alongside #Albania at critical junctures of our modern history, and always ready to support our aspirations for development, prosperity, and European integration. In particular, Italy’s steadfast support for Albania’s EU accession process remains of paramount importance, and one for which we are deeply grateful.
I emphasized that Albania’s progress in the accession negotiations is firmly merit-based. Every milestone achieved is the result of sustained political commitment, the successful implementation of reforms, and tangible progress in aligning with European policies, standards, and values.
The discussion also underscored a growing strategic consensus: the future of the #WesternBalkans is inseparable from the future of Europe itself. In today’s geopolitical environment, the region is not a peripheral concern but a vital component of Europe’s security, stability, and geopolitical credibility. Stronger regional connectivity, economic integration, reconciliation, and coordinated action on common challenges not only benefit the countries of the region, but also contribute to a stronger, more resilient, and more united Europe.
Open, substantive, and forward-looking exchanges such as these are essential for deepening mutual understanding, strengthening partnerships, and shaping the collective responses needed to address the challenges and opportunities of an increasingly complex world.
#Horizon2030
Albania considers #Russia’s announcement urging diplomatic personnel and foreign citizens to leave #Kyiv ahead of planned strikes to be utterly unacceptable.
Threatening embassies is not #diplomacy; it is intimidation. It represents yet another violation of international law and of the Vienna Convention on Diplomatic Relations.
#Albania is not backing down. We remain in Kyiv. We stand firmly with #Ukraine. And we will not be intimidated.
The answer to this war cannot be more war, more #crimes or indiscriminate attacks against civilians and civilian infrastructure.
The only path forward is to end a war that should never have started, and to engage in genuine, good-faith #peace negotiations.
This was conveyed in clear terms today to the Russion Ambassador in #Tirana.
#StandWithUkraine
Wall of #Enlargement — Change is coming. 🇦🇱🇪🇺
👉 On 14 October 2024, everything for Albania was red. Not a single chapter had been opened.
👉 Eleven months later, on 17 November 2025, everything turned yellow. All 33 chapters were opened.
👉 Following the 8th Intergovernmental Conference on the #IBAR held yesterday, the biggest test so far in our accelerated accession process, the colours are beginning to change once again. They will soon start turning green, the final stage, before ultimately turning "blue" by 2030.
We know this well: Albania’s path to EU membership is only credible when it is earned, merit-based, grounded in real transformation, and driven by a truly European mindset. That is exactly what we are doing.
What once seemed distant, inaccessible, or even impossible to many is now becoming reality: step by step, reform by reform, commitment by commitment, every single day, together with our partners.
Thank you to everyone in Team Europe Albania;
Thank you to Commissioner @MartaKosEU and to our colleagues in the European Commission for their remarkable dedication;
Thank you to the current Presidency, @CY2026EU, for its true commitment and leadership;
And thank you to all Member States for their understanding, support, and partnership, demanding precisely because it has been sincere.
We will not stop until the job is done, because for Albania, this is our path to our future & all roads lead to Brussels. 🇦🇱🇪🇺
#Horizon2030
Albania condemns the Russian drone strike in Galați, #Romania, which hit a residential building and injured civilians, including a minor.
We express our full solidarity with the people and authorities of Romania and wish a swift and full recovery to those injured.
This incident represents a serious and irresponsible escalation on the part of the Russian Federation and further underscores the absurdity and human cost of Russia’s war against #Ukraine, whose consequences continue to threaten the security and safety of civilians beyond Ukraine’s borders.
#Albania will continue to stand in full solidarity with our allies and partners, in supporting coordinated efforts to put an end to this war in defense of peace, security and the fundamental principles of international law.
@MAERomania
Today, Albania took another important step toward the European family.
The 8th Albania-EU Intergovernmental Conference marks another historic moment in Albania’s irreversible European journey.
European integration is a national project, the aspiration of generations of Albanians for a more democratic, just, developed, and dignified Albania within the European Family.
Congratulations to Albania and to all Albanian citizens on this important achievement!
The journey continues with greater confidence, responsibility, and commitment.
🇦🇱🇪🇺
Deeply saddened by the tragic level crossing accident in Buggenhout, Belgium, which claimed the lives of four people, including two children.
Our heartfelt condolences go out to the grieving families and all those affected by this devastating loss.
Albania stands in solidarity with the people and Government of Belgium during this difficult time.
Our thoughts are also with the injured children, and we wish them a full and swift recovery.