Kënaqësi të prisja sot në një takim Kryetaren e Komunës së #Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Biseduam mbi projektet e përbashkëta dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Preshevën dhe shqiptarët në #Luginë, si pjesë e angazhimit tonë të pandërprerë për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë dhe për krijimin e më shumë mundësive për zhvillim, arsim, kulturë dhe mirëqenie.
Nënvizova se bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma vëllazërore e besimit mes nesh janë vlera të çmuara që nuk mund dhe nuk duhet të cenohen nga askush, aq më pak nga ata që kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi për të nxitur ndasi e përçarje. Uniteti dhe solidariteti mes shqiptarëve kudo që jetojnë janë investimi më i mirë për paqen, sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
#Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke mbështetur përpjekjet e tyre legjitime për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të tyre, në përputhje me standardet evropiane dhe vlerat e fqinjësisë së mirë.
Pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim shumë të këndshëm me të rinjtë e #Akademisë Politike të #Bashkimit Demokratik për Integrim, në një atmosferë të hapur dhe me një shkëmbim të gjallë mendimesh mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë. 🇦🇱🇲🇰
Diskutuam mbi rëndësinë e veçantë që kanë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, të cilat përbëjnë një shembull të shkëlqyer të fqinjësisë së mirë, partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të ngushtë. Këto marrëdhënie marrin një peshë të veçantë edhe për faktin se shqiptarët në #Maqedoninë e Veriut përbëjnë një faktor me rol jetik në shtetformimin, stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe procesin e integrimit evropian të vendit.
Theksova, ndër të tjera, rëndësinë themelore të ruajtjes së frymës dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së #Ohrit, si gurthemeli i bashkëjetesës ndëretnike dhe i karakterit multietnik të Maqedonisë së Veriut. Në këtë kuadër, nënvizova domosdoshmërinë e ruajtjes, respektimit dhe avancimit të të gjitha të drejtave dhe arritjeve të garantuara nga #Kushtetuta dhe legjislacioni i vendit, në përputhje me parimet demokratike dhe standardet evropiane, si një element thelbësor për forcimin e kohezionit të brendshëm dhe përparimin e mëtejshëm të vendit në rrugëtimin e tij evropian.
Bashkëbisedimi preku gjithashtu zhvillimet në #Kosovë dhe në rajon, në frymën e një dialogu të hapur, konstruktiv dhe me vëmendje të veçantë ndaj sfidave të përbashkëta dhe perspektivës evropiane të rajonit tonë. Në këtë kuadër, theksova se lidhja e pazgjidhshme e shqiptarëve kudo ku jetojnë dhe angazhimi i tyre i qëndrueshëm dhe mbështetja e vazhdueshme në favor të integrimit #evropian dhe #euroatlantik përbëjnë një investim madhor në shërbim të paqes, stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit të të gjithë rajonit.
Vlerësova nivelin e lartë të pjekurisë në gjykim dhe të kulturës politike që këta të rinj dëshmojnë në trajtimin e çështjeve që lidhen jo vetëm me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, por edhe me dinamikat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe bindjen se e ardhmja e rajonit tonë është e lidhur pazgjidhshmërisht me Evropën, me demokracinë dhe me vlerat e bashkëpunimit e të mirëkuptimit mes popujve.
Gjatë Samitit BE–Moldavi, Presidenti i Këshillit Evropian, @eucopresident, vlerësoi ritmin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rikujtoi objektivin tonë, të mbështetur edhe nga Komisioni Evropian, për mbylljen e tyre brenda vitit 2027.
Një tjetër dëshmi se #Shqipëria sot perceptohet si histori suksesi në procesit të zgjerimit të BE-së në rajon.
Asgjë nuk është e lehtë; asgjë nuk është dhuratë dhe asgjë nuk është automatike në procesin e integrimit europian. Çdo hap përpara fitohet përmes reformave të thella, vendimmarrjes së guximshme, përkushtimit të vazhdueshëm dhe konsistencës së palëkundur në zbatimin e tyre.
Përmes besueshmërisë së fituar dhe partneritetit të fortë me BE-në, Shqipëria po i afrohet çdo ditë e më shumë destinacionit të saj strategjik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. 🇦🇱🇪🇺
#Shqipëria2030
#Sëbashku
Nga angazhimet në Bashkimin Evropian te takimet bilaterale dhe forumet, një javë intensive në shërbim të interesave të Shqipërisë. 🇦🇱
Ndiqni përmbledhjen e aktiviteteve të Ministrit gjatë kësaj jave. ⬇️
At @OSCE#ASRC2026, Albania 🇦🇱 @AmbassadorAlbIO stood firm with Ukraine 🇺🇦 in the face of Russia’s ongoing war of aggression, which remains the gravest threat to European security and a flagrant violation of international law.
Albania reiterated its unwavering support for Ukraine’s sovereignty, independence and territorial integrity, and for efforts to ensure justice and accountability for crimes committed in Ukraine.
Albania also stressed the need for stronger cooperation in addressing transnational threats, including terrorism, organized crime, violent extremism, cybercrime, and the security implications of climate change. Recalling the Tirana Ministerial Council Declaration of 2020 on strengthening co-operation in countering transnational organized crime, sustained commitment and collective action are required in order to be effective.
Albania underscored the importance of advancing the Women, Peace and Security agenda, supporting the OSCE’s comprehensive approach to security, and promoting lasting peace, stability and prosperity in the Western Balkans as we advance toward our shared European 🇪🇺 future.
The Mission of 🇦🇱 to EU held an insightful discussion yesterday with EEAS Strategic Communication colleagues & officers from EU Delegations across the WBs. 🇦🇱 remains committed to strengthening strategic communication on EU enlargement, both with EU partners & Albanian citizens.
📢Great News: #Albania has just been elected as a member of UNESCO’s Intergovernmental Committee for the Safeguarding of the #Intangible Cultural Heritage (ICH).
This election is a recognition of #Albania’s active contribution within #UNESCO as well as of our longstanding commitment to protecting, promoting, and transmitting our rich cultural heritage to future generations.
Albania is proud to have several elements inscribed on UNESCO’s Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity, including Albanian Iso-#Polyphony, the traditional craftsmanship and use of #Xhubleta, #K'cimi dancing of Tropojë, and the #Transhumance seasonal pastoral movement, among other.
We extend our sincere gratitude to all UNESCO Member States for their trust and support.
We look forward to working closely with all partners in advancing the safeguarding of intangible cultural heritage as a source of identity, diversity, dialogue, and sustainable development.
Albania remains committed to making a constructive contribution to the Committee’s important work in the years ahead.
#CulturalHeritage
Following its endorsement by the #AFET Committee in May, the European Parliament @Europarl_EN adopted today the EU accession #progress report on Albania with an overwhelming majority. 🇦🇱🇪🇺
With 483 votes in favour out of 656 Members voting, representing nearly 74% support, the Parliament has once again reaffirmed its strong backing for #Albania’s EU accession path and recognised the substantial progress our country has achieved across key reform areas.
This is yet another important vote of confidence in Albania’s European future and in the transformation driven by years of determined reforms and hard work.
The message is clear: Albania’s European journey is advancing, our reform efforts are producing tangible results, and our objective of joining the European Union is both realistic and within reach.
Our sincere thanks go to the European Parliament, to Rapporteur @SCHIEDER, and to all those who continue to champion a credible, fair, and merit-based enlargement process.
Of course, much work still lies ahead. That is precisely the purpose of the accession negotiations: to continue delivering the reforms necessary to meet the standards of membership and ensure lasting transformation.
We remain fully committed to maintaining the current momentum, accelerating reforms, concluding accession negotiations by 2027, and achieving full EU membership by 2030.
#Horizon2030 🇪🇺
🟢Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota PRO✅
Rezultati
🗳️Të pranishëm/votuan: 656 eurodeputetë.
✅️Pro: 483
🔴Kundër: 103
🟠Abstenim: 70
Rezoluta e Parlamentit Europian mbi raportin e progresit të Shqipërisë u miratua me rreth 74% të votave.
Miratimi i Raportit të Progresit për Shqipërinë do të thotë që institucionet e Bashkimit Europian vlerësojnë zyrtarisht ecurinë e vendit në procesin e anëtarësimit dhe njohin përparimin e bërë në reformat kyçe.
Ishte kënaqësi të merrja pjesë në aktivitetin kushtuar 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës.
Siç shkruante poeti i madh spanjoll, Antonio Machado, “Se hace camino al andar” – rruga krijohet duke ecur.
Gjatë katër dekadave të fundit, vendet tona e kanë ndërtuar këtë rrugë së bashku, hap pas hapi, përmes miqësisë, respektit të ndërsjellë, solidaritetit dhe, gjatë 35 viteve të fundit, përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave tona të përbashkëta europiane.
Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën, në vitin 1986, Shqipëria ishte ende e izoluar pas Perdes së Hekurt, ndërsa Spanja po konsolidonte tranzicionin e saj të jashtëzakonshëm demokratik dhe të ardhmen europiane. Pak kush mund ta kishte imagjinuar atëherë se sa thellësisht do të ndryshonin kontinenti ynë dhe dy vendet tona.
Sot, #Shqipëria dhe #Spanja janë partnere të ngushta, aleate në #NATO, të bashkuara nga një dialog politik i shkëlqyer, lidhje ekonomike, tregtare dhe investime në rritje, marrëdhënie të gjalla mes njerëzve dhe një vizion i përbashkët për një Europë paqësore, të begatë dhe të bashkuar.
Ndërsa Shqipëria ecën përpara në fazën më dinamike dhe më përcaktuese të procesit të saj të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ne jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë, mbështetjen dhe angazhimin e Spanjës gjatë gjithë këtij transformimi.
Shënimi i këtij përvjetori nuk është vetëm një mundësi për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar, por edhe për të parë drejt së ardhmes me besim, ambicie dhe vendosmëri për të vazhduar të ndërtojmë së bashku.
🇦🇱 🤝 🇪🇸
#Shqipëria2030
__
Very pleased to join today’s celebration marking the 40th anniversary of diplomatic relations between Albania and Spain. 🇦🇱🇪🇸
As the great Spanish poet Antonio Machado once wrote, “Se hace camino al andar”, the road is made by walking.
Over the past four decades, our two countries have built that road together, step by step, through friendship, mutual respect, solidarity, and, during the last 36 years, an unwavering commitment to shared #European values.
When diplomatic relations were re-established in 1986, Albania was still isolated behind the Iron Curtain, while Spain was consolidating its remarkable democratic transition and European future. Few could have imagined then how profoundly our continent, and our two countries, would change.
Today, #Albania and #Spain are close partners, #NATO allies, united by strong political dialogue, growing economic, trade and investment ties, vibrant people-to-people connections, and a common vision for a peaceful, prosperous, and united #Europe.
As Albania advances through the most dynamic and consequential phase of its EU accession process, we remain deeply appreciative of Spain’s friendship, support, and engagement throughout our transformation.
Celebrating this anniverssary is not only an opportunity to reflect on how far we have come, but also to look ahead with confidence and ambition to the future we will continue to build together. 🇦🇱 🤝 🇪🇸
#Horizon2030
#Friendship
#Europe 🇪🇺
📍Luxembourg -- A brief but very productive exchange with State Minister for European Affairs at the Federal Foreign Office of Germany, Günter Krichbaum, focussed on Albania’s EU accession path and the current dynamics of EU enlargement.
We discussed the opportunities created by the renewed momentum behind #enlargement and agreed on the importance of preserving a credible, merit-based process, complemented by concrete and targeted steps towards #gradual integration that bring candidate countries closer to the European Union as they advance on reforms.
I expressed my sincere appreciation for #Germany’s steadfast support for EU enlargement and for Albania’s EU accession.
I look forward to continuing our close cooperation in the months ahead. 🇦🇱🇩🇪
#Horizon2030
📍Luxembourg -- A very productive meeting with the Minister for Foreign Affairs of Denmark, Lars Løkke Rasmussen. 🇦🇱🇩🇰
We discussed ways to further strengthen our bilateral relations and unlock new opportunities for cooperation in areas of mutual interest.
We also exchanged views on the future of EU enlargement, reaffirming the importance of a credible, merit-based process that strengthens both candidate countries and the European Union itself. In this context, I expressed our gratitude for #Denmark’s continued support for #Albania’s EU accession path and for the European perspective of the entire region, as well as for its strong leadership during its Presidency of the Council of the European Union in 2025.
We discussed the current dynamics in the #WesternBalkans and agreed that regional cooperation remains essential for stability, prosperity, and European integration.
I extended an invitation to my colleague to visit #Albania at his earliest convenience, also to celebrate the opening of the Danish #Embassy in Tirana, a milestone that reflects the growing strength of our bilateral partnership.
📍Luxembourg -- Pleased to join today’s breakfast meeting with the Ministers for European Affairs of the European Union, in the margins of the General Affairs Council, to discuss cooperation within the framework of the #DemocracyShield initiative.
As democratic societies face growing challenges from disinformation, foreign information manipulation and interference, and hybrid threats, strengthening our collective resilience has never been more important.
#Albania welcomes the opening of key European resilience mechanisms to candidate countries, also as part of the gradual integration, and remains committed to working closely with our European partners to safeguard democratic institutions, public trust, and the integrity of our information space.
In today's world, facts remain democracy's first line of defence. A healthy society needs informed citizens, #free, #independent and #ethical media, participatory civil society, and public trust in democratic institutions.
Without the citizens and the entire society properly equipped and empowered to recognise and resist to manipulation, malicious interference, carefully distilled in the wilderness of the #SocialMedia, risks erode public trust and destroy the social fabric.
Protecting #democracy is a shared responsibility.
It requires vigilance, coordination and strong partnerships across #Europe. 🇦🇱🇪🇺
#Horizon2030;
#EUEnlargement
#DemocraticResilience
--
📍Luksemburg — Kënaqësi të merrja pjesë sot në një mengjes pune me Ministrat për Çështjet Europiane të vendeve të Bashkimit Europian, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAC), për të diskutuar bashkëpunimin në kuadër të nismës #DemocracyShield.
Ndërsa shoqëritë demokratike përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha nga dezinformimi, manipulimi dhe ndërhyrjet e huaja në hapësirën e informacionit si edhe nga kërcënimet hibride, forcimi i qëndrueshmërisë sonë kolektive nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm.
#Shqipëria mirëpret hapjen e mekanizmave kyç europianë të qëndrueshmërisë për vendet kandidate, edhe si pjesë e procesit të integrimit gradual, dhe mbetet e përkushtuar të punojë ngushtësisht me partnerët europianë për mbrojtjen e institucioneve demokratike, forcimin e besimit publik dhe integritetit të hapësirës sonë informative.
Në botën e sotme, faktet mbeten linja e parë e mbrojtjes së demokracisë. Një shoqëri e shëndetshme ka nevojë për qytetarë të informuar, media të lira, të pavarura dhe etike, një shoqëri civile aktive dhe pjesëmarrëse, si dhe besim të qytetarëve te institucionet demokratike.
Pa qytetarë dhe pa një shoqëri të pajisur e të fuqizuar për të njohur dhe për t’u rezistuar manipulimeve, ndërhyrjet dashakeqe, të përhapura shpesh në mënyrë të sofistikuar përmes #rrjetevesociale, rrezikojnë të gërryejnë besimin publik dhe të dëmtojnë kohezionin shoqëror.
Mbrojtja e #demokracisë është një përgjegjësi e përbashkët.
Ajo kërkon vigjilencë, koordinim dhe partneritete të forta në mbarë #Europën. 🇦🇱🇪🇺
#Shqipëria2030
12 Qershori nuk është thjesht një datë në kalendarin e Kosovës, por një nga momentet më përcaktuese të historisë së saj moderne: fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik,
dhe fillimi i rrugëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të së ardhmes demokratike.
Sot, në 27-vjetorin e Ditës së #Çlirimit, kujtojmë e nderojmë, me përulje e respekt, sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e #Kosovës dhe njëkohësisht vlerësojmë përparimin e arritur në konsolidimin e shtetit, demokracisë si dhe vendit e rolit të #Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar. Është përgjegjësi që ruhet dhe forcohet për brezat që vijnë.
An excellent exchange today with #European journalists on #Albania’s EU accession journey and the renewed momentum behind #EUEnlargement.
Strategic communication always matters. In this case, it is a must. #Enlargement is not only about negotiations and reforms; it is also about explaining why this process benefits both candidate countries and the European Union itself. Informed public debates are essential to sustaining trust and support for one of Europe’s most successful strategic policies.
For Albania, EU accession remains a national priority and a transformative project. Communicating its progress, challenges, and opportunities accurately is a shared responsibility of institutions, but also of media, and civil society alike. 🇦🇱🇪🇺
📍Sofia -- An excellent opportunity for an engaging and forward-looking fireside chat at the @ECFR event on “EU Enlargement and the Western Balkans”, hosted by Vessela Tcherneva and the Embassy of Albania in Bulgaria. 🇦🇱🇧🇬
Our discussion focused on the renewed momentum behind EU #enlargement and the place of the Western Balkans in an increasingly complex and rapidly evolving geopolitical environment. I was pleased to share #Albania’s perspective on the opportunities and responsibilities that come with this new phase of the enlargement process, as well as the significant progress our country has made on its path towards #EU membership.
In today’s strategic context, enlargement is no longer viewed solely as a policy of transformation. It has become a strategic investment in Europe’s security, stability, competitiveness, and long-term resilience. The lessons of recent years have made it clear that a stronger, more united, and geopolitically capable Europe cannot be fully achieved without the integration of the #WesternBalkans into the EU.
I emphasized that Albania’s EU accession process, now entering its most decisive and consequential phase, is far more than a foreign policy objective. It is a national aspiration that enjoys broad and enduring support across the political spectrum and throughout Albanian society.
Driven by an ambitious reform agenda and a strong commitment to delivering tangible results, our European journey reflects not only institutional transformation but also a clear national and societal choice about the future we want to build. I also underlined that a credible, merit-based enlargement process is in the interest of both candidate countries and the EU itself.
#Albania remains fully focused on and committed to maintaining the current momentum, accelerating reforms, and advancing decisively through the negotiation process. Our objective is ambitious but realistic: to conclude accession negotiations by 2027 and achieve full membership by 2030.
My sincere thanks to ECFR, @vtcherneva, and all participants for a thoughtful and stimulating exchange.
#Horizon2030
--
Një mundësi e shkëlqyer për një bisedë permbjatësore në aktivitetin e @ECFR mbi “Zgjerimin e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Vessela Tcherneva dhe Ambasada e Shqipërisë në Bullgari. 🇦🇱🇧🇬
Diskutimi u përqendrua tek rëndësia që ka marrë procesi i #zgjerimit të BE-së dhe te vendi që zë Ballkani Perëndimor në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më kompleks dhe në ndryshim të shpejtë. Pata kënaqësinë të ndaj perspektivën e #Shqipërisë mbi mundësitë dhe përgjegjësitë që sjell kjo fazë e re e procesit të zgjerimit, si edhe mbi progresin domethënës që vendi ynë ka arritur në rrugën drejt anëtarësimit në #BE.
Në kontekstin e sotëm strategjik, zgjerimi nuk shihet më vetëm si një politikë transformimi. Ai është shndërruar në një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të BE-së. Zhvillimet e viteve të fundit e kanë bërë të qartë se një Evropë më e fortë, më e bashkuar dhe më e aftë për t’u përballur me sfidat gjeopolitike nuk mund të realizohet plotësisht pa integrimin e #BallkanitPerëndimor në Bashkimin Europian.
Theksova se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, i cili po hyn në fazën e tij më vendimtare dhe më përcaktuese, është shumë më tepër sesa një objektiv i politikës së jashtme. Ai është një aspiratë kombëtare që gëzon mbështetje të gjerë dhe të qëndrueshme në të gjithë spektrin politik dhe në mbarë shoqërinë shqiptare.
I udhëhequr nga një axhendë ambicioze reformash dhe nga një angazhim i palëkundur për të prodhuar rezultate konkrete, rrugëtimi ynë europian pasqyron jo vetëm transformimin e institucioneve, por edhe një zgjedhje të qartë kombëtare dhe shoqërore për të ardhmen që duam të ndërtojmë. Po ashtu, nënvizova se një proces zgjerimi i besueshëm dhe i bazuar në meritë është në interes si të vendeve kandidate, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian.
#Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ruajtur rritmin aktual, për të përshpejtuar reformat dhe për të avancuar me vendosmëri në procesin e negociatave. Objektivi ynë është ambicioz, por realist: përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropianropian deri në vitin 2030.
Mirënjohje të sinqertë për ECFR, @vtcherneva dhe të gjithë pjesëmarrësve për këtë shkëmbim mendimesh të vlefshëm dhe frymëzues.
#Shqipëria2030
📍Sofia, Bulgaria - I was pleased to have a meaningful exchange with the President of the National Assembly of Bulgaria, Mihaela Dotsova. 🇦🇱🇧🇬
We reaffirmed the strong partnership between #Albania and #Bulgaria and our shared commitment to further expanding cooperation in key areas such as the economy, energy, tourism, and connectivity. In this context, we underscored the importance of inter-parliamentary cooperation, including through parliamentary friendship groups, as a valuable instrument for strengthening bilateral ties.
We also discussed Albania’s EU integration path, the importance of continued support from EU Member States, and the strategic significance of the #European future of the #WesternBalkans for the stability, security, and prosperity of both the region and the European Union.
Finally, we highlighted the important role of the minorities in our respective countries in fostering people-to-people connections and further strengthening the cultural, historical, and human ties that bring our nations closer together.
📍Sofie, Bullgari - Takimi Ministror i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Ministri Hoxha: Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka hyrë në fazën më përcaktuese.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, #SEECP, çka shënon njëkohësisht edhe 30-vjetorin e këtij procesi.
Ministri theksoi se bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi rajonal duhet të mbeten në qendër të përpjekjeve tona të përbashkëta.
"Procesi i Berlinit, Plani i Rritjes, Tregu i Përbashkët Rajonal dhe nismat më të gjera të ndërlidhjes, përfshirë Korridorin VIII dhe projekte të tjera strategjike, vazhdojnë të ofrojnë mundësi konkrete për thellimin e integrimit ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë", tha Hoxha.
Rruga jonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sipas Ministrit, ka hyrë në fazën e saj më dinamike dhe më përcaktuese.
"Objektivi ynë mbetet ambicioz, por realist: përfundimi i negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë deri në vitin 2030. Një proces i suksesshëm zgjerimi, i bazuar në meritë, mund të funksionojë vetëm nëse është i besueshëm dhe i qëndrueshëm nga të dyja palët. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar për të përmbushur përgjegjësitë tona dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme për arritjen e këtij objektivi", deklaroi Hoxha.
📍Sofia -- Pleased to particpate at the Ministerial meeting of #SEECP, marking also the 30th anniversary of the process.
What began as a genuine aspiration has, over the years, evolved into a lasting and impactful project. Today, it stands as the region’s leading political forum, fostering dialogue, building trust, and strengthening good neighbourly relations. In doing so, it has demonstrated that regional ownership, mutual respect, and a shared vision can contribute meaningfully to greater stability, prosperity, and integration across our region.
Economic cooperation and regional integration must remain at the core of our collective efforts. The Berlin Process, the Growth Plan, the Common Regional Market, and broader connectivity initiatives, including #CorridorVIII and other strategic projects, continue to offer tangible opportunities to deepen economic integration, enhance competitiveness, and improve the lives of our citizens.
Our #European accession path has entered its most dynamic and consequential phase. Our objective remains ambitious yet realistic: to conclude accession negotiations by 2027 and achieve full membership in the European Union by 2030.
A successful merit-based enlargement process can only succeed if it functions credibly and consistently on both sides. This understanding was reaffirmed last week in Tivat, where EU and Western Balkan leaders agreed on the need to inject renewed political momentum and strategic vision into the enlargement agenda. We stand ready, fully committed to delivering on our responsibilities and advancing the reforms necessary to achieve this goal.
Albania will continue to invest in #regional cooperation. While the progress achieved thus far is undeniable, vulnerabilities remain. If left unaddressed, they risk undermining stability, slowing development, and creating space for external influences that do not align with our shared European aspirations. For this reason, deeper cooperation and stronger interconnections are not merely a regional imperative; they are a strategic investment in the security, stability, and prosperity of the region and Europe as a whole.
Our sincere appreciation to #Bulgaria for its successful Chairmanship and exemplary leadership.
Warm welcome to the upcoming Chair, #Romania, and look forward to joining efforts to ensure a successful and productive term ahead.
#Horizon2030
--
📍Sofje – I kënaqur që mora pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, #SEECP, çka shënon njëkohësisht edhe 30-vjetorin e këtij procesi.
Ajo që nisi si një aspiratë e sinqertë është shndërruar ndër vite në një projekt të qëndrueshëm dhe me ndikim të rëndësishëm. Sot, SEECP qëndron si forumi politik kryesor i rajonit, duke nxitur dialogun, ndërtuar besimin dhe forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë mënyrë, ai ka dëshmuar se përgjegjësia rajonale, respekti i ndërsjellë dhe një vizion i përbashkët mund të kontribuojnë në mënyrë domethënëse për më shumë stabilitet, mirëqenie dhe integrim në të gjithë rajonin tonë.
Bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi rajonal duhet të mbeten në qendër të përpjekjeve tona të përbashkëta. Procesi i Berlinit, Plani i Rritjes, Tregu i Përbashkët Rajonal dhe nismat më të gjera të ndërlidhjes, përfshirë #KorridorinVIII dhe projekte të tjera strategjike, vazhdojnë të ofrojnë mundësi konkrete për thellimin e integrimit ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Rruga jonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka hyrë në fazën e saj më dinamike dhe më përcaktuese. Objektivi ynë mbetet ambicioz, por realist: përfundimi i negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë deri në vitin 2030.
Një proces i suksesshëm zgjerimi, i bazuar në meritë, mund të funksionojë vetëm nëse është i besueshëm dhe i qëndrueshëm nga të dyja palët. Ky mirëkuptim u rikonfirmua javën e kaluar në Tivat, ku drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor ranë dakord për nevojën e një momenti të ri politik dhe një vizioni strategjik më të qartë në agjendën e zgjerimit. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar për të përmbushur përgjegjësitë tona dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin #rajonal. Ndonëse progresi i arritur deri më tani është i pamohueshëm, sfida dhe dobësi të caktuara vazhdojnë të ekzistojnë. Nëse nuk adresohen, ato rrezikojnë të minojnë stabilitetin, të ngadalësojnë zhvillimin dhe të krijojnë hapësira për ndikime të jashtme që nuk përputhen me aspiratat tona të përbashkëta europiane.
Për këtë arsye, bashkëpunimi më i thellë dhe ndërlidhja më e fortë mes vendeve tona nuk janë thjesht një domosdoshmëri rajonale; ato përbëjnë një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe begatinë e rajonit dhe #Evropës në tërësi.
Mirënjohje e sinqertë për #Bullgarinë për kryesimin e suksesshëm dhe lidershipin shembullor.
I urojmë mirëseardhjen kryesisë së re, #Rumanisë, dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë për ta bërë mandatin e ardhshëm sa më të suksesshëm dhe produktiv.
#Shqipëria2030
📍 Sofia -- Great to meet with the Foreign Minister of Bulgaria @vpetrova_mfa, reaffirming the strong partnership between Albania and Bulgaria. 🇦🇱🇧🇬
Our discussions highlighted the importance of further deepening political dialogue and expanding cooperation in key areas such as energy, infrastructure and strategic connectivity. In this context, we underscored the significance of #Corridor VIII as a vital link between the Adriatic and Black Sea regions, with substantial potential to enhance trade, mobility and sustainable economic development across #SoutheastEurope.
We also exchanged views on regional and international developments, reaffirming our shared commitment to peace, security, good-neighbourly relations and the European future of the #WesternBalkans. Albania highly values Bulgaria’s consistent support for our EU accession process and its continued advocacy for a credible enlargement policy.
We further highlighted the important role of national minorities in our respective countries as bridges of friendship and cooperation.